Author: Rilinda

Kafshët shtëpiake do të jenë të mirëseardhura në klinikën e fëmijëve në Shkup. Metoda e re “Pet Frendli Plejs” për herë të parë do të zbatohet te ne, dhe e njejta ka për qëllim, që përmes shoqerimit të fëmijëve me kafshët shtëpiake të kurohen më shpejtë në spital. Drejtuesit e kësaj klinike për TVM-2 thonë se kjo metodë do të jep rezultate të mira të mjekimit të fëmijëve dhe e njëjta do të plotësoj atë që mjekësia nuk mund të bëj në praktikë, thotë Sofijanova. “Këtë teori te ne e dëshmoi një pacient nga Kumanova i cili mjekohej disa jave…

Lexo më Shumë

Ish Ministri i Jashtëm i Maqedonisë Denko Maleski vlerëson se VMRO DPMNE-ja duhet ta dorëzojë pushtetin shumicës së partive të cilët janë për zbatimin e reformave urgjente dhe zgjatjen e mandatit të Prokurorisë Speciale. Në një intervistë për Alsat, Maleski nuk përjashton mundësinë për tensione të nxitura nga VMRO DPMNE-ja për shkak se janë të përfshirë fate personale të politikanëve. Maleski komentoi edhe platformën e partive shqiptare. Intervista e plotë me Denko Maleskin Z. Maleski, në situatën që është tani Maqedonia, a mund të formohet Qeveri stabile? Cila do të ishte zgjidhja më e mirë në këtë rast? Në secilën…

Lexo më Shumë

Fëmijët e Sebastian Selimit janë kthyer në kasollen e tyre të vjetër nën Kalanë e Shkupit, edhe përkundër temperaturave të ulta. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale edhe pse i kishte strehuar ata në qendrën strehimore “25 maji” në Butel, prapë janë kthyer tek babai i tyre. Ata thonë se nuk kishte kushte në këtë qendër. “Fëmijët e mi dhe gruaja ishin në strehimore, ku ju dhanë ushqime, jorgan dhe batanije, por nuk ishin të mjaftueshme, pasi që 25 persona flinin me një vend. Unë isha edhe vetë për të parë nga afër, tërë kohën s’ka pasur ngrohje dhe pak…

Lexo më Shumë

Kompania për furnizim me energji ngrohëse “Ballkan enerxhi” kumtoi se dërgesa e energjisë ngrohëse përmes sistemit qendror të ujit të ngrohtë zhvillohet normal, pa defekte serioze dhe se furnizimi i konsumatorëve është sipas diagrameve ditore të nevojshme të dërgesës. Apelojnë deri te konsumatorët të kenë kujdes në instalimet e tyre të brendshme dhe t’i mbajnë në gjendje e cila do ta ndalojë ngrirjen e instalimit dhe trupat ngrohës. “Rekomandojmë të mos shkyçen pjesët e instalimit ngrohës dhe radiatorët në hapësirat ku janë ekspozuar në temperatura negative”, citoi sot në kumtesë BEG. Në periudhën e fundit në temperatura të ulëta ekstreme…

Lexo më Shumë

Platforma e partive shqiptare është dokument jo-efektiv, i formuar në shtete të tjera e cila në vend se të ndihmojë, ajo po e vështirëson më shumë gjendjen, tha Trajko Veljanovski nga VMRO-DPMNE-ja, shkruan A1on. Ndër të tjerash, Veljanoski thotë se Maqedonia ka Kushtetutë dhe ligj në bazë të së cilës duhet të orientohen të gjitha partitë politike gjatë procesit të formimit të qeverisë së re. “Dokumenti i cili për fat të keq është përpiluar jashtë vendit, asnjëherë nuk ka dhënë rezultate pozitive dhe prandaj forcën për të çuar përpara Maqedoninë do ta gjeni jashtë atij dokumenti. Jam i bindur se…

Lexo më Shumë

Borxh i jashtëm i Maqedonisë vazhdon të rritet, ndërsa institucionet nuk japin sqarime për destinimin e parave që merren si nga bankat vendore, ashtu edhe nga ato ndërkombëtare. Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Financave, në tremujorin e fundit të vitit 2016, borxhi publik ka arritur në rreth 4.7 miliardë euro, apo 50.6 për qind të Bruto Prodhimit Vendor, shifër kjo rekorde sa i përket huamarrjes që nga pavarësia e Maqedonisë, shkruan REL. Politika e marrjes së borxhit ka nisur edhe këtë vit me rreth 32 milionë euro nga ekonomitë vendore, disa ditë para se të përfundojë afati…

Lexo më Shumë

Dita e shtunë është caktuar si dita e javës ku dyert e selisë së Bashkimit Demokratik për Integrim, dega në Gostivar, janë të hapura për anëtarësinë dhe qytetarë, si dhe për realizim të takimeve me strukturën dhe funksionarët partiak. Dita e sotme u karakterizua me nismën për krijimin e grupit të punës për fillimin e parapërgatitjeve për fushatën e zgjedhjebe lokale të muajt maj. Me këtë rast u vendos që në grupin e punës që i paraprinë formimit të Shtabit Komunal Zgjedhor të degës së BDI-së në Gostivar, të përfshihet drejtuesit e Këshillave Vendore nga të gjitha vendbanimet e Komunës…

Lexo më Shumë

Ambasadori William Walker i cili senzibilizoi botën për masakrën e Reçakut dhe shkaktoi intervenimin e NATO-s në Kosovë, sot është takuar me familjarët e disa prej pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës. Gjatë qëndrimit në Pejë, ambasadori Walker është takuar me familjarët e Val Zekajt, Genc Sefajt dhe Esat Kafexhollit. Ismail Zekaj, babai i Val Zekajt deklaroi për Gazetën Lajm se në këtë takim ambasadoro Walker ka kërkuar ndriçim të plotë të “tradhtisë” së Kumanovës. “Ambasadori Walker tha se rasti i Kumanovës duhet të ndriçohet njëjtë sikurse masakra e Reçakut. Ai ishte kategorik në qëndrimin se duhet patjetër të zbulohet se…

Lexo më Shumë

Shqipëria e ka obligim kushtetues që të kujdeset për bashkëkombasit tonë që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë. Nuk bëhet fjalë për përzierje në punët e brendshme të Maqedonisë, por për konsultime me liderët e shqiptarëve në Maqedoni, kështu i ka cilësuar takimet e protagonistëve shqiptarë politik nga Maqedonia në takimet e tyre me Tiranën zyrtare, ambasadori i Republikës së Shqipërisë Fatos Reka, në intervistën e tij dhënë REL-it.

Lexo më Shumë

Do të ketë shërim pa pagesë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Do të lirohen nga participimi të të siguruarit në Fondin për shëndetësi dhe sigurim. Janë këto premtime që dalin nga kumtesa e sotme e LSDM-së. “Secili qytetar do të ketë mundësi që të kurohet pa mbajtur llogari se a ka para për të paguar. Shteti do t’i mbulon harxhimet për kurimin e qytetarit”, kujtojnë nga LSDM. Për këtë arsye, nga LSDM thonë se është urgjencë një qeveri e përgjegjshme që do t’i mbrojë qytetarët.

Lexo më Shumë

Heshtje totale në VMRO-DPMNE dhe BDI për fillimin e negociatave për formimin e Qeverisë së re. Gjashtë ditë pas marrjes së mandatit, partia e Gruevskit akoma zyrtarisht nuk ka ftuar BDI-në për të diskutuar rreth bashkëqeverisjes së mundshme. Nga BDI konfirmojnë se deri në këto momente, nuk ka asnjë lëvizje në drejtim të uljes në tryezën e negociatave. Në qëndrimin e një dite më parë, nga VMRO-DPMNE ishin të prerë se nuk do të pranojnë negocime për ndryshim të kushtetutës sa i takon përdorimit të barabartë të gjuhës shqipe me atë maqedonase dhe as zgjatje të mandatit të Prokurorisë Speciale…

Lexo më Shumë

Kumanova është shndërruar në qytetin më të ndotur të Maqedonisë. Nga stacioni matës shifrat tregojnë se gjatë ditëve të fundit grimcat PM10 arrinin mbi 900. Qytetarët ankohen se askush nuk po merr masa për parandalim e ndotjes që çdo ditë e më shumë po i helmon ata. “Duhet të merren masa duhet gjetur se prej nga po krijohet kjo ndotje”. “Po e din edhe vet ata që janë në pushtet këtë problem edhe e gjithë bota e dinë se jetojmë sikurse në Somali. Po çfarë shteti kush me marr masa , këtë shtet nuk po e njeh askush e ne…

Lexo më Shumë