Aktivisti Arben Kola iu drejtua protestuesve me një fjalim të fokusuar te situata e zjarreve dhe kundërshtimi ndaj qeverisë.
Duke iu referuar zjarreve në veri të vendit, aktivisti kritikoi qeverinë për mënyrën e menaxhimit të situatës. “Malet digjen, Rama krihet”, tha ai, duke përmendur veçanërisht situatën në Gojan të Madh dhe Gojan të Vogël.
Kola u bëri thirrje qytetarëve të mos dekurajohen pavarësish propagandës dhe presioneve politike.
“Pa vullnetin e zotit, nuk do ishim kurrë kaq shumë. Zoti i do shqiptarët, por satani Ramoviç, ka vendosur që të përzejë shqiptarët. Malet digjen, Rama krihet. Nuk e di a i keni parë pamjet e tmerrshme të Gojan i madh dhe Gojan i vogël. Mos u dekurojani pavarësisht propagandës që ka marrë propozime nga oligarkët. Ne do jemi më shumë në shtator. Zoti i do shqiptarët”, tha aktivisti Arben Kola.
The post “Malet digjen, Rama krihet”- Aktivisti Arben Kola: Në shtator do jemi më shumë! Mos u dekurajoni nga propaganda appeared first on Gazeta Shqiptare Online.


