Analisti politik Sasho Ordanovsk, mbrëmë në një emision në televizionin Telma, tha se nuk asgjë që LSDM-ja të mos e pranojë platformën e nënshkruar nga partitë shqiptare. “Përmbajtja e platformës, që unë mundohem të mos e komentojë është bërë e papranueshme për OBRM-PDUKM-në. Në të njëjtën kohë, nuk ka asgjë të diskutueshme që LSDM-ja mos e pranojë këtë dhe të formojë Qeverinë me BDI-në. Nuk ka asgjë të diskutueshme në atë platformë, pvarësisht dramave që janë krijuar”, deklaroi Ordanovski. Megjithatë, prej nënshkrimit të platformës së përbashkët të partive shqiptare, LSDM-ja akoma nuk ka reaguar zyrtarisht në lidhje me këtë çështje.
Author: Rilinda
Boshatiset pika Turistike Kodra e Diellit në Tetovë. Mungesa e borës dhe mos angazhimi i institucioneve për ta shndërruar Kodrën e Diellit në qendër të vërtetë turistike gjatë sezonit të dimrit, ka bërë që Turistët nga vendi por edhe ata nga Kosova e Shqipëria, të marrin valixhet dhe të largohen. Po kësaj radhe jemi pak të zhgënjyer por edhe koha e ka bë të veten më duket, borë nuk ka boll, sa iu përket ski liftave është dashur të punojnë por për interesat apo leverditë e tyre nuk janë lëshuar. Kjo është arsyeja që shkojmë sepse të ngjitemi në këmbë…
Kundërshtimi i ashpër i VMRO-DPMNE-së që Speciales t’i vazhdohet afati për ngritjen e akuzave është dëshmi se kryesia e partisë ka frikë nga hetimet dhe gjetjet e reja për abuzime serioze, vlerëson ish prokurori Jovan Tërpenovski. Sipas tij, secili që mendon se nuk e ka shkelur ligjin do të kërkonte me ngulm ta dëshmojë pafajësinë. Rezistenca është rezultat i asaj që pritet dhe që është në materialet që i posedon Specialja. Rezistencë jep ai që vlerëson se gjendet në ato materiale dhe për atë do të mblidhen dëshmi nëse është kryerës i veprës penale ose jo. I pafajshmi dëshiron ta…
Premtimet e rrejshme të LSDM-së ishin dënuar në zgjedhjet e fundit më 11 dhjetor. Qytetarët e njohën josinqeritetin e LSDM-së, ndërsa nga ana tjetër votuan për ofertën e qëndrueshme të cilën VMRO-DPMNE dhe koalicioni e ofruan dhe për atë mbi 455 mijë qytetarë dhanë përkrahje të programit Realisht. Atë e citon VMRO-DPMNE në reagimin e kumtesës së sotme të LSDM-së në raport të masës së tyre që çdo familje katër anëtarëshe pa të ardhura të marrë në muaj nga 12.000 denarë nga shteti. Mos logjika ekonomike e këtij premtimi të LSDM-së dhe kriminelit Zoran Zaev, qëndron në reagim, ishte verifikuar…
Nga viti 2000 deri më 31 gusht të vitit të kaluar, sipas të dhënave të policisë, në Maqedoni kanë ndodhur gjithsej 703 vrasje, në të cilat janë vrarë 735 persona. Nga këto vrasje 120 janë akoma të pazbardhura. Statistikat e policisë më tej thonë se numri më i madh i vrasjeve të pazbardhura është në periudhën e vitit 2003 dhe 2004. Në vitin 2003 ndodhën 75 vrasje ndërsa në vitin 2004 56 vrasje, gjithsej 36 vrasje gjatë këtyre viteve mbetën të pazbardhura. Kriminologët thonë se nuk ka vrasje perfekte, por ka hetim të gabuar. Sipas tyre, policia efikasitetin më të…
Shtetet të luftojnë me terrorizmin dhe ekstremizmin në mënyrën që është konzistente me të drejtat dhe liritë e qytetarëve, porositi presidenti Gjorge Ivanov, në forumin që sot u mbajt në Kajro me temën “Siguria demokratike në kohën e ekstremizmit dhe dhunës”, në organizim të Bibliotekës së Aleksandrisë dhe të Qendrës ndërkombëtare “Nizami Ganxhavi”. Ivanov theksoi se nga fillimi i këtij mijëvjeçari, jemi në luftë të hapur me terrorizmin global, ndërsa në kushte të kërcënimeve të rritura për të cilat organizatat ndërkombëtare nuk mund të ofrojnë zgjidhje, internacionalizmi tërhiqet para nacionalizmi në rritje. “Duke luftuar kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, shteti bashkëkohor…
TV Nova njofton se sot Këshilli i Komunës së Shtipit në seancë të jashtëzakonshme, të cilën e ka mbajtur me kërkesë të grupit këshilltarë të LSDM-së, ka rishikuar raportin e Ndërmarrjes Publike “Isar Shtip” për gjendjen e krijuar pas motit të ligë që e përfshiu komunën, përcjell Telegrafi Maqedoni. Drejtori i Ndërrmarjes Publike “Isar Shtip” A.G, pasi shpjegoi aktivitete e kompanisë, i përmendi edhe disa funksionarë të LSDM-së, të cilët nuk e kanë paguar taksat për shërbime komunale, të cilat janë thelbësore për funksionimin e shërbimeve komunale. Në mesin e të përmendurve ishte edhe këshilltari i LSDM-së M.T, i cili…
Lojë e re politike për zgjedhje të reja parlamentare, apo vazhdim i lojës së deritanishme për minimizimin e të drejtave që duhet të fitojnë shqiptarët në Qeverinë e ardhshme. Kjo është dilema e analistëve politik lidhur me shkëmbimet e komunikatave ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. Analisti Xhelal Neziri thotë se kjo përplasje në shikim të parë duket si një tendencë e BDI-së për t’u shkëputur nga VMRO, por ai kujton se lidhjet e deritanishme të dy partive e bëjnë të vështirë këtë. Dyshimi i dytë dhe më serioz, sipas Nezirit është skenari për shpalljen e zgjedhjeve të reja parlamentare përmes të…
Sot, para Muzeut të VMRO-së“Ali Ahmeti”, të cilin e patëm emërtuar ashtu para do kohe, që këtij institucioni kulturor t’ia falim edhe dy artefakte shumë të rëndësishme për këtë muze dhe, në përgjithësi, për historinë e VMRO-së. Kështu, për shkak të kontributit të madh në mbrojtjen e VMRO-së, të Nikolla Gruevskit, Johan Tarçullovskit dhe të Sasho Mijallkovit, që sidomos u shfaq në mbledhjet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, kur koalicionit “Rilindje me BESË” iu morën dy deputetë dhe iu dhanë VMRO-së, ne – Forumi Rinor i Lëvizjes BESA – kemi vendosur që t’i nderojmë me çmimin “Heroi na VMRO” dy…
Ministri të caktuara nga qeveria e deritanishme VMRO-BDI kanë thithur fonde të majme finansiare nga Fondacioni shoqëri e hapur, ndryshe i njohur si fondacioni SOROS, kanë raportuar mediat. Kështu, ministria e arsimit ka marrë 32 milion euro, ministria e shëndetësisë 13.5 milion euro, ministria për punë dhe politikë sociale mbi 800 mijë euro etj. Ndryshe, partia e Nikolla Gruevskit, VMRO DPMNE ka filluar një kampanjë të ashpër dhe të fuqishme kundër OJQ-ve dhe subjekteve tjera që thithin fonde nga ky fo dacion, duke deklaruar se duhet përjashtuar influencimin e Xhorxh Soros në Maqedoni, pasi që, sipas Gruevskit, po punon për…
Edhe përkundër ankesave të qytetarëve, akoma nuk dihet nëse do të rikthehet ose jo qarkullimi i dy linjave të transportit publik me numër 9 dhe 19, linja këto të cilat konsiderohen si më të frekuentuarat në Qytetin e Shkupit. Nga Qyteti i Shkupit thanë për televizionin Shenja, se një çështje e tillë do të shqyrtohet në seancat e ardhshme të Këshillit të Qytetit të Shkupit. “Për ndryshimin eventual të orarit të caktuar vendos Këshilli i Qytetit të Shkupit. Orari i tanishëm është miratuar gjithashtu në seancën e Qytetit të Shkupit, në të cilin nuk kishte vërejtje në lidhje me orarin…
Forumi i patriotëve mendjehapur paralajmëron se çdo tentim për koalicionim me BDI-në, si një nga nënshkrueset e platformës së shqiptarëve, do të jetë akt i tradhëtisë së interesave kombëtare maqedonase. Sipas tyre nëse Gruevski dhe Ahmeti bëjnë koalicion, VMRO-DPMNE-ja do ta mbështet ridefinimin e Maqedonisë. “Forumi ashpër reagon edhe ndaj heshtjes së institucioneve dhe të partive ndaj deklaratës së ministrit të Shqipërisë, Ditmir Bushati, i cili neve maqedonasëve na quajti sllavo-maqedonas. Ndonjëherë interesat personale duhet të harrohen dhe të veprohet në mbrojtje të interesave kombëtare të Maqedonisë”, thuhet në reagimin e Forumit të partiotëve mendjehapur. Ata gjithashtu kërkojnë dorëheqje nga…

