Sindikalistët e fabrikës “Jugohrom” sot do të takohen me kryetarin në largim të Qeverisë, Emil Dimitriev, njofton Portalb. “Në pajtueshmëri me kërkesën e dorëzuar për takim nga ana e organizatës sindikale “Jugohrom Alzar DOOEL Jegunovc”, deri te kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Emil Dimitriev, njoftojmë se më sot (16.01.2017) në ora 14:00 do të realizohet takim punues”, njoftojnë Sindikata. Pas mbarimit të takimit, sindikalistët do ta njoftojnë opinionin për atë se çfarë do të del nga takimi. Përndryshe, sipas një dokumenti të publikuar nga mediat në vend, nga Inspektorati i Ministrisë së Ekologjisë sqarohet se shkaku për mbylljen…
Author: Rilinda
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, dërgon telegram ngushëllimi deri te familja e aktorit të ndjerë shqiptar, Sefedin Nuredini. “Në emër të LSDM-së dhe në emrin tim personal shpreh ngushëllime të thella dhe të sinqerta për humbjen e Sefedin Nuredinit. Ikja e tij lë mangësi të paplotësueshme në familjen tuaj, por edhe në artin teatror të Republikës së Maqedonisë”, shkruan Zaev, në letrën e Ngushëllimit. Sefedin Nuredini, shtohet më tej në letër, ka lënë pas vetes krijimtari të pasur profesionale që padyshim se pas vdekjes së tij ngelet udhërrëfyes se me çfarë dashurie, përkushtimi dhe punë, kontribuohet për përparimin personal, por…
Prokuroria speciale publike ka mare “leje” nga DSK ku shtatë të punësuar janë të akuzuar në këtë lëndë, për përdorimin e provave të klasifikuara. Në gjyqin themelor Shkupi 1 duhet të vazhdojë procesi gjyqësor në lidhje me rastin të ashtuquajtur nga PSP “Fortesa 2” , për shkatërrimin e pajisjeve për përgjim. Prokuroria speciale publike ka marrë “leje” nga zyra për sigurim dhe kundërzbulim, nga i cili shtatë të punësuar janë të akuzuar në këtë lëndë, për përdorimin e provave të klasifikuara në procesin gjyqësor. Gjyqi e detyroi PSP-në të sigurojë deklasifikimin e provave, për atë se kush i ka krijuar…
Së paku m të mallrave, pranë aeroportit të Bishkekut në Kirgizi. Shumë prej të vdekurve janë banorë të fshatit, ku është rrëzuar aeroplani. Zyrtarët kirgizë thanë se Beoingu 747 është rrëzuar disa kilometra larg Aeroportit Ndërkombëtar Manas. Zëdhënësja e qeverisë, Tolgonai Stamaliyeva, tha se aeroplani, i cili ka qenë duke udhëtuar nga Hong Kongu në Stamboll, është dashur të aterojë në aeroportin Manas për t’u furnizuar. Sipas saj, avioni është rrëzuar në një zonë të populluar dhe ka dëmtuar rreth 20 shtëpi. Disa njerëz raportohen po ashtu të plagosur. Ekipet e shpëtimit po bëjnë përpjekje të shuajnë zjarret që ka…
Branko Manojloski, deputeti i BDI-së nga radhët e Komunitetit Ortodoks Shqiptar në Maqedoni, njiherit deputeti më i vjetër në përbërjen e re të kuvendit të Maqedonisë, thotë se është kthyer në Maqedoni për shkak të humbjes së identitetit kombëtar të ortodoksve shqiptarë në Maqedoni. Manojloski flet për portalin Faktor dhe për 24Vesti dhe thotë se e kanë quajtur si tradhtarë që është deklaruar shqiptar, por konsideron se asgjë të keqe nuk ka në kërkimin e rrënjëve të prejardhjes së tij. Për Manojloskin, zyrtarizimi i gjuhës shqipe nukë shtë asgjë e keqe dhe se shihet me stereotipe në drejtim të llojshmërisë…
Qytetarët të cilët kanë njoftuar ditëve të fundit se u janë djegur aparetet shtëpiake, mund të marrin kompensim nga EVN-ja, nëse vërtetohet se arsyeja e prishjes së aparatit është ndalesa e shpeshtë e energjisë elektrike. “Sipas procedurës, duhet të dorëzohet kërkesë deri tek qendra e EVN-së, pastaj komisioni do të bëjë vlerësimin e duhur dhe do të përgatit përgjigje. Në rast se arsyeja e prishjes së aparatit nuk është EVN-ja, dhe shfrytëzuesi nuk është i kënaqur nga kjo, rastin mund ta dorëzojë në gjyq. Nëse vërtetohet se EVN-ja është arsye e prishjes së aparateve dhe të njëjtit mund të rregullohen…
Nga ora 8:00 vendoset ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese në qafën malore Pletvar për shkaqe parandaluese, njofton Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë. Komunikacioni në të gjitha rrugët e shtetit po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të lagështa dhe me mbetje të borës nëpër rrugë. Borë me intensitet të dobët bie në Kodrën e Diellit, Mavrovë, Strazhë, Kërçovë, Makedonski Brod, Zheleznec, Bukovë, Resnje, Gjavatë, Manastir, Prilep, Pletvar, Gjevgjeli, Udovë, Demir Kapi, Negotivë, Veles dhe Kullë. Aksi rrugor Makedonski Brod-f.Zdunje në të cilin gravitojnë 11 fshatra, nuk është i kalueshëm për çdo lloj të komunikacionit. Ekipet kujdestare të…
Analisti Sefer Tahiri konsideron se OBRM-PDUKM-ja dhe BDI-ja janë armiqtë më të mëdhenj të lirisë së gazetarisë, e jo Soros-i, duke i korruptuar mediat, me para shtetërore. Ai thotë se kjo gjë kuptohet nga fakti se në të gjitha televizionet gjenden titujt e njëjtë, që nënkupton se gjithçka prodhohet nga një qendër, që sipas tij është Qendra për komunikim e OBRM-PDUKM-së. Edhe fondacioni Soros thotë se OBRM-ja është në një situatë pa dalje, prandaj edhe janë cak i sulmeve të kësaj partie politike. Ata thonë se në këtë periudhë të qeverisjes së OBRM-së, fondacioni ka ofruar mbështetje për arsim, shëndetësi…
Komunikacioni në të gjitha rrugët e vendit po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa dhe me mbetje të borës, njoftoi LAMM. Borë me intensitet të lehtë bie në Kodrën e Diellit, Mavrovë, Strazhë, Kërçovë, Makedonski Brod, Zheleznec, Bukovë, Resnjë, Gjavatë, Manastir, Prilep, Pletvar, Gjevgjeli, Udovë, Demir Kapi, Negotinë, Veles dhe Kullë. Aksi rrugor Makedonski Brod -fshati Zdunjë i cili ka gravitet të 11 fshatrave nuk është i kalueshëm për asnjë lloj qarkullimi. Ekipet kujdestare të NP “Rrugët e Maqedonisë” gjatë tërë kohës janë në terren dhe i mbajnë të gjitha drejtimet rrugore të kalueshme. Intensiteti i komunikacionit në…
Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët nga drejtimi lindor dhe verilindor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej -13 deri në -4 gradë Celsius, ndërsa e ditës prej 0 deri në 7 gradë Celsius. Në Shkup mot i ngjashëm, me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në -12, ndërsa e ditës do të rritet deri në 4 gradë Celsius. Nga e hëna nën ndikim të valës së re të lagësht do të fillojë periudha e motit kryesisht…
Maqedonia falë potencialit dhe traditës bujqësore që ka, në vend se të ketë tepricë të ushqimit dhe prodhimeve bujqësore, ajo ka mungesë dhe shumicën e këtyre prodhimeve e importon nga jashtë, shkruan gazeta KOHA. Prodhimi vendor i drithërave, mishit, vajit të lule diellit, qumështit dhe sheqerit as përafërsisht nuk i kënaq nevojat e popullatës. Gjithashtu, nevojat vjetore të Maqedonisë prej rreth 22 mijë tonë mish viçi dhe po aq të mishit të pulës në një pjesë të madhe mbulohen nga importi. Sipas të dhënave të Entit të Statistikës, në 11 muajt e parë të vitit të kaluar kemi pasur eksport…
Shkruan: GORAN MIHAJLLOVSKI 1 Kështu pra. Të jeni të qetë. Nuk do të ketë federalizmi. Nuk do të ketë kantonizim. Do të ketë vetëm dashuri besnike mes Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit. Duke pasur parasysh se Gruevski në 11 dhjetor doli pak më erbap nga partneri shumëvjeçar. E me përrallat e tmerrshme të federalizmit dhe kantonizimit bleu pak më tepër kohë, në mënyrë që të harronin votuesit e tij arsyen për të cilën u themelua Prokuroria Speciale Publike. Demek, nga e keqja paska për të pasur edhe më keq. Kurse votuesit e Ali Ahmetit e dënuan liderin e BDI-së, sepse…

