Sa i përket vendimit të mbrëmshëm të BDI-së, nga PDSh thonë se kërkesat e tyre nuk i përmbajnë kushtet kryesore të avancimit të të drejtave të shqiptarëve. Kundër-reagimin e VMRO-së, PDSh e sheh si lojë mes dy partnerëve të vjetër të koalicionit. “Ajo që shohim që po ndodh këto ditë sa i përket deklaratës së përbashkët të partive shqiptare, për fat të keq më duhet të them se kjo deklaratë e përbashkët për çdo ditë tkurr kërkesat që ishin në atë deklaratë dhe ne kemi frikë se çdo ditë që vjen në fund do del se partitë nënshkruese të kësaj…
Author: Rilinda
Presidenti Gjorge Ivanov, prej sot deri të hënën do të vizitojë Egjiptin, ku do të marrë pjesë në Forumin në nivel të lartë nën organizimin e Bibliotekës së Aleksandrit dhe Qendrës ndërkombëtare “Nizami Ganxhavi”, e cila mbahet në Kairo. Siç njofotojnë nga kabineti i presidentit, Ivanov do të mbajë fjalim në forum me temë “Siguria demokratike në kohën e ekstremizmit dhe dhunës”. Mes tjerash në forum do të bisedohet edhe për “Terrorizmi dhe Kushtetuta”, “Shumicat muslimane dhe shtetet”, “Dialogu ndërfetarë – rasti i Egjiptit” dhe tema tjera. Gjatë kohës së qëndrimit në Egjipt, Ivanov pritet të realizojë takim edhe me…
LSDM sot njoftoi se me Planin e ri për jetë parashikohet çdo familje katër anëtarëshe që nuk ka asnjë lloj të ardhure të marrë në muaj nga 12 mijë denarë nga shteti. “Familjet me të ardhura nën 12 mijë denarë do ta marrin dallimin deri në 12.000 denarë nga shteti. Për shembull, nëse një familje ka të ardhura mujore prej 4.000 denarësh, nga shteti do të marrë edhe 8 mijë denarë çdo muaj. Nëse sot kishte 12.000 denarë të garantuara për çdo familje që jeton në varfëri, do të kishte mjaftueshëm para për çdo shtëpi edhe për ushqim edhe për…
Ndihmës-sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Hojt Ji, ka kërkuar që partitë politike në Maqedoni të fokusohen në Kushtetutën e vendit, të drejtat e njeriut dhe të respektojnë institucionet shtetërore përfshirë këtu edhe PSP-në dhe sundimin e së drejtës. Në një deklaratë për Zërin e Amerikë, Ji është shprehur se tash e rëndësishme është që partitë politike të bisedojnë dhe të gjejnë mënyrën e koalicionimit. “E rëndësishme është që politikanët sa më shpejtë të punojnë dhe në mënyrë më efikase të gjejnë marrëveshjen që kjo mos jetë proces i gjatë”, ka thënë Ji. “SHBA sigurisht që respekton suverinitetin e Maqedonisë…
Testimi ekstern i arritjeve të njohurive të nxënësve nga vitet e kaluara në arsimin e mesëm do të bëhet nga 30 janari deri në 3 shkurt të këtij viti, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qendra shtetërore e provimeve. Sipas MASH, testimi ekstern është në periudhën në pajtim me vendimin për vazhdimin e pushimit dimëror të nxënësve, me të cilin semestri i dytë i vitit shkollor 2016/2017 duhet që të fillojë më 23 të këtij muaji.
Nga Prokuroria Speciale Publike kanë informuar se në fund të muajit të kaluar kanë marrë dokumentacione nga Arkivi Shtetëror. Sipas tyre bëhet fjalë për lëndë në procedurë parahetimore dhe se nuk mund të japin më tepër informacione në lidhje me dokumentacionet e marra. Ata informojnë se dokumentet janë marrë në përputhshmëri me procedurën ligjore pa pasur arrestime. Sipas disa informacioneve jo zyrtare që qarkulluan nëpër media bëhet fjalë për dokumente që kanë të bëjnë me projektin “Shkupi 2014”. Për këtë projekt deri më tani janë shpenzuar 670 milionë euro, ndërsa janë ndërtuar 136 objekte, ndërtesa, fasada, përmendore, rrotë panoramike, ura,…
Platforma shqiptare dhe deklaratat e fundit partiake, sidomos të BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së janë bërë me qëllim që të blihet kohë. Që të ndërrohet kjo garniturë qeverisëse do të kalojë kohë. Kështu përfunduan panelistët në debatin e organizuar të OJQ Civil me temë: “Maqedonia pa kokë”. Analisti politik Ramadan Ramadani cilësoi se Maqedonia është në rrugë për çlirimin e shtetit nga partia. Në raport me Platformën politike të shqiptarëve, Ramadani kujtoi Platforma vjen si rezultat i dështimeve të njëpasnjëshme të BDI-së. “Platforma dëshmon se BDI ka dështuar në zbatimin e atyre pikave derisa ishte në qeverisje dhe se është dashur të…
Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se partitë shqiptare nuk do të bëjnë koalicion me VMRO DPMNE-në, për shkak të udhëheqësisë së kësaj partie e cila është kundër kërkesave të shqiptarëve. Ata nuk presin që kjo parti të reformohet, prandaj vlerësojnë se mandati për formimin e qeverisë do ti jepet LSDMsë. Në emisionin e mbrëmshëm “Rruga Drejt”, Gjyner Ismail shprehu bindjen se LSDM-ja do të formojë qeveri dhe do ta pranojë platformën e përbashkët të partive politike shqiptare. “Thjesht kjo qeveri sa më shpejtë duhet të ndërrohet me qeveri politike dhe ajo është e mundshme. Është dëshmuar. E cila do të…
Qeveria e Republikës së Maqedonisë, për të shtatin vit me radhë e shpalli Konkursin për bursa të studentëve të cilët do të regjistrojnë ciklin e parë, të dytë apo të tretë të studimeve në ndonjërin nga 100 universitetet më të mira në botë, sipas ranglistës së Qendrës për universitete nga klasa botërore pranë Universitetit Xhio Tong të Shangait. Konkursi për ndarjen e bursave për vitin akadmeik 2017/2018 është shpallur në faqen e specializuar të internetit www.stipendii.mon.gov.mk, ndërsa afati deri kur kandidatët do të mund të aplikojnë është 1 shtatoori i këtij viti. “Bëhet fjalë për masë të cilën vendi ynë…
Telegrafi Maqedoni ka biseduar me përfaqësues të Lëvizjes Besa dhe me përfaqësues të LR-PDSH-së për të diskutuar këto pika që u nxorrën nga mbledhja e fundit në BDI. Faton Fazliu, Shef i Kabinetit të kryetarit të Lëvizjes Besa në pyetjen a ju ka lënë BDI në lloç me pikat që i miratuan mbrëmë, përgjigjet: ”Partitë shqiptare për pikat e deklaratës së përbashkët janë zotuar para shqiptarëve të Maqedonisë, dhe nëse BDI-ja heq dorë nga ato pika nuk lënë askënd në lloç përpos vetvetes.” Në pyetjen ”Si do e arrini zbatimin e deklaratës që e nënshkruat duke pasur parasysh që BDI…
Për dy persona nga Manastiri dhe Prilepi është paraqitur se janë zhdukur gjatë ditës së djeshme, kumtoi MPB. Në stacionin policor Prilep, dje Q.J. nga fshati Zhitoshë (55) ka paraqitur se më 10 janar të këtij viti nga shtëpia, në drejtim të panjohur është larguar vëllau i tij Q.Z. (57). I zhdukuri më 11 janar rreth orës 8:30 është nisur drejt Spitalit të qytetit në Prilep, me qëllim që të marrë terapi sepse ka qenë person me pengesa mentale dhe sëmundje të konstatuar të epilepsisë, pas çka nuk është kthyer. Po ndërmerren mas apër gjetjen e personit. Në SPB-Manastir dje…
“Uji i Bekuar”, 19 janar (e enjte) është ditë jopune për qytetarët e religjionit ortodoks në Republikën e Maqedonisë, kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Ministria, njëheri, ua uron festën “Uji i Bekuar” qytetarëve të religjionit ortodoks.

