Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se partitë shqiptare nuk do të bëjnë koalicion me VMRO DPMNE-në, për shkak të udhëheqësisë së kësaj partie e cila është kundër kërkesave të shqiptarëve. Ata nuk presin që kjo parti të reformohet, prandaj vlerësojnë se mandati për formimin e qeverisë do ti jepet LSDMsë.
Në emisionin e mbrëmshëm “Rruga Drejt”, Gjyner Ismail shprehu bindjen se LSDM-ja do të formojë qeveri dhe do ta pranojë platformën e përbashkët të partive politike shqiptare. “Thjesht kjo qeveri sa më shpejtë duhet të ndërrohet me qeveri politike dhe ajo është e mundshme. Është dëshmuar. E cila do të fillojë me durim, hap pas hapi, tullë mbi tullë sërish ta ndërtojë ndërtesën e këtij vendi relativisht të shkatërruar – deklaroi Gjyner Ismail, analist politik.
Gazetari, Arben Ratkoceri ndonëse është skeptik rreth sinqeritetit të LSDM-së, zgjidhjen e vetme e sheh në qeverinë politike. Për analistin politik, Visar Ademi asnjëra parti maqedonase nuk do ta pranojë platformën e partive shqiptare. Ai përjashton mundësinë e formimit të qeverisë dhe vlerëson se vendi do të shkojë në zgjedhje të reja. Pjesëmarrësit në debat gjithashtu nënvizuan se prioritet kryesore të qeverisë së re duhet të jenë zbatimi i reformave urgjente të parashtruara nga Bashkimi Evropian përfshi rekomandimet nga raporti i Pribes, formimi i repartit special në kuadër të Gjykatës Penale me qëllim që të mos pengohet puna e Prokurorisë Speciale si dhe zhvillimi ekonomik.
Data 23.08.2026
Aktuale
- Danubi tkurret nga nxehtësia ekstreme, del në sipërfaqe flota e anijeve naziste si dhe objekte antike
- Kurti paralajmëron hapjen e urës së Ibrit: Është absurde të mbahet e mbyllur
- Ku është flamuri i Maqedonisë së Veriut? Takimi i Stoilkoviqit me kryeministrin serb ngre pikëpyetje
- 23 ditë protestë në Divjakë/ Qytetarët kundërshtojnë projektin e PS për bashkimin me Lushnjen
- Aksion në parcelat me kanabis, policia jep detaje për ngjarjen në Pukë: Uniformat blu qëlluan në ajër! Personi i armatosur u arratis
- “Rama në burg, Berisha në burg”! Vijon marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës, brohoritje në kor kundër qeverisë
- Protesta e 84 nis marshimi në rrugët e Tiranës/ Protestuesit këngë për Ramën: Ciao, ciao, ciao
- “Malet digjen, Rama krihet”- Aktivisti Arben Kola: Në shtator do jemi më shumë! Mos u dekurajoni nga propaganda


