Lëvizja për Bashkim ka reaguar ndaj reagimit të Maqedonisë për takimin e krerëve të Kosovës e të Shqipërisë me përfaqësuesit e liderëve të partive politike shqiptare nga Maqedonia. Lëvizja për Bashkimi ka thënë se Maqedonia po ua mohon shqiptarëve të drejtën si komb shtetformues. Ky është reagimi i Lëvizjes për Bashkim: Në reagimin e tij lidhur me takimet e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës së Kosovës me krerët e partive politike shqiptare në Maqedoni, Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Popovski, duke akuzuar këta të dy për ndërhyrje në punët e brendshme të Maqedonisë,…
Author: Rilinda
Në Maqedoni sot në mëngjes temperatura më e ulët është matur në Strumicë -17 gradë. pasojnë -16 në Manastir dhe Shkup Petrovec, -15 në Kumanovë, Demir Kapi dhe Berovë, -14 Shtip, -12 Shkup, -11 Prilep, -10 Vinicë, -9 Gjevgjeli, kriva pallankë, -8 Llazaropole, Dibër, -6 Mavrovë, Topollçan, Pozharan, Pretor, Gjurishte, -5 Ohër, Krushevë dhe -4 në Dojran. Siç kumtoi DPHM, shtresa e borës e matur në orën 7:00, më e lartë është në Mavrovë – 52 centimetra, ndërsa më e vogël – 1 centimetër në Dojran. Në Llazaropole 42, 36 në Pozharan, 33 në Topollçan, 28 në Berovë, 25 në…
Prej orës 21:05 komunikacioni në aksin rrugor A3 Resnjë-Manastir në lagjen Bair është i bllokuar, kumtoi LAMM. Komunikacioni në aksin rrugor R1105 Vallandovë-Furka-Dojran u normalizua. Komunikacioni në rrugët e tjera shtetërore po zhvillohet në kushte të dimrit nëpër rrugë të lagështa, me mbetje të borës anash në rrugë, pas intervenimit të ekipeve kujdestare nga Rrugët e Maqedonisë. Për shkak të temperaturave të ulëta në disa vende është e mundur paraqitja e ngricave. LAMM rekomandon drejtim tejet të kujdesshëm të automjeteve, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në grykat malore është e mundur paraqitja e…
Moti në mëngjes në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të ndryshueshme, dhe me erë mesatare kryesisht nga drejtimi jugor. Gjatë ditës vranësirat gradualisht do të rriten, ndërsa nga fundi i ditës në pjesët perëndimore nëpër malet e vendit pritet nga fundi i ditës të ketë reshje të përkohshme të borës, ndërsa në vendet më të ulëta të shiut dhe borës. Në male shtresa e borës do të rritet. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga -15 deri në -6, ndërsa ajo e ditës prej 1 deri në 6 gradë. Në Shkup moti do të jetë me diell…
Xhelil Metushi nga fshati Brezë i Karadakut të Shkupit ishte ndër banorët e pakët që kishte depërtuar deri në Likovë për tu furnizuar me ushqime dhe gjësende të tjera elementare, pasi që fshati i tyre është izoluar nga reshjet e borës. Ai thotë se 10 shtëpi janë bllokuar dhe se nuk janë vizituar nga askush. “Kemi mbetur në bor, nuk kemi ndihmë nga askush, jemi 10 shtëpi në fshatin tonë. Kemi edhe njerëz të sëmurë, jemi pa barna. Ju apeloj që të na ndihmoni , të paktën të pastrohet rruga dhe do të na lehtësohen punët”, u shpreh Xhelil Metushi…
Zëvendëskryeministri Festim Halili sot ka vizituar familjet e prekura nga zjarri që shpërtheu në fshatin Bozovcë të Tetovës. Halili ka parë nga afër dëmin që ka shkaktuar zjarri në shtëpitë dy familjeve nga Bozovca. Ai poashtu është takuar edhe me banorët e fshatit për të dëgjuar edhe hallet e tyre në këto ditë të ftohta dhe me ngrica. Halili gjatë vizitës së tij nuk ka shkuar me duar bosh, por ka ndarë edhe ndihma për familjet në nevojë. ********* Dy kasolle, pesë kafshë si dhe një sasi e madhe e rezervave ushqimore janë djegur si pasojë e zjarrit që përfshiu…
Nga MUHAMED HALILI Ndër muhabetet e ngrohta afër mangallit në këtë dimër të acartë këto ditë ndër opinionistë e analistë (që I kemi me shumicë!) dhe midis popullit të rëndomtë është tema e thyerjes së Kushtetutës nga ana e Gjorge Ivanov i cili për çastin e dhënë është presidenti i shtetit. Në lidhje me formulimin kushtetues se presidenti ia jep mandagtin partisë ose partive që kanë më shumë mandate në Kuvend kanë lindur shumë polemika dhe kontestime për thyerje të kushtetutës pse Gjorge Ivanov ia dha mandatin për formim të qeverisë Nikolla Gruevskit dhe jo dikujt tjetër? Konsideroj se kryetari…
Dy të burgosur në afat prej 24 orëve vdiqën pasi që ishin transferuar për trajtim mjekësor në Klinikat e Shkupit. Në pritje të rezultateve të obduksionit, autoritetet përgjegjëse theksojnë se nga ana e tyre ishte ndërmarrë gjithçka për shërimin e tyre. Bëhet fjalë për 73 vjeçarin me inicialet M.A nga Gostivari dhe 56 vjeçari me inicialet S.R nga Reçani i Gostivarit, që po vuanin dënimin në burgun e Idrizovës. Nga Instituti i Mjekësisë Ligjore konfirmojnë për TV21, se me kërkesë të prokurorit publik është kryer obduksioni, por nuk jepen ende rezultatet për shkaqet e vdekjes së tyre. “Me kërkesë të…
Kryesia Qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim përmes një kumtese për media njofton se ka marrë qëndrime të rrepta sa i përket negociatave për të hyrë në Qeveri. “Të vetëdijshëm për përgjegjësinë dhe rolin vendimtar të BDI-së në orientimin e proceseve politike për të ardhmen, në frymën e unifikimit të qëndrimeve të faktorit politik shqiptar, në bazë të platformës së Bashkimit Demokratik për Integrim, në mbështetje të konsultave të gjera me strukturën partiake dhe qytetarët për t’i analizuar të gjitha kontekstet dhe implikimet gjeopolitike, rajonale dhe vendore, Kryesia e BDI-së mori këto qëndrime: BDI nuk ka partner strategjik dhe të…
Për shkak të sezonit të gripit, Ministria e Arsimit ka vendosur që pushimin dimëror të nxënësve ta vazhdojë edhe një javë, gjegjësisht deri më 23 janar. Gjatë kësaj periudhe sipas MASH-it, do të bëhet dezinfektim i autobusëve të NPK-Shkup, por edhe në qytetet tjera, si dhe dezinfektim i tërësishëm i të gjitha shkollave para se të fillojë gjysëmvjetori i dytë. “Kemi pranuar masa për vazhdimin e pushimit dimëror deri më 23 janar, gjegjësisht gjysëmvjetori i dytë në vend që të fillojë më 18 janar sië ishte paraparë, të fillojë më 23 janar. Kjo masë është më shumë se e nevojshme…
Në mbledhjen e kryesisë së BDI-së, kjo parti pritet të shqyrtojë opsionet e mundshme për formimin e Qeverisë së re si dhe formën e realizimit të negociatave. Negociatat e para do të jenë me VMRO-DPMNE si parti që e para mori mandatin, por nuk konfirmohet nëse bisedimet do të zhvillohen në nivel liderësh mes vetë Gruevskit dhe Ahmetit ose do të formohet një grup negociues. Nga ana tjetër, larg opinionit mbahen edhe vendimet e Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE ku është diskutuar mbi këtë çështje. Komiteti i partisë ka dhënë autorizim të plotë kreut të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski që të fillojë…
Kryesia qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim sot në selinë e partisë në Tetovë, në ora 14 ka nisur mbledhjen, ku pritet të vendoset për qëndrimet që do t’i merr kjo parti në raport me bisedimet për zgjedhjen e Qeverisë së re. Sipas burimeve të gazetës KOHA, në këtë mbledhje mund të vendoset që parimisht të pranohet fillimi i negociata me VMRO-në, me bazë dokumentin e nënshkruar kohë më parë nga BDI, Aleancën për shqiptarët dhe “Rilindja me Besë”. “Gjitha opsionet që janë në dobi të shqiptarëve do të diskutohen në këtë mbledhje, pa mos përjashtuar as edhe një koalicion…

