Author: Rilinda

Shkruan Sulejman Mehazi -Duhet parti që do punonte për interesat e popullit, jo për interesat e gërklaneve të tyre; -Burra të moralshëm e më të fortë se paratë dhe pasuria; -Burra që për kërkesat e tyre popullore bëhen dinjitoz e s’luajnë prej fjalës së dhënë, kurse ndaj kundërshtarëve të tyre politikë të ashpër e të pamposhtur; -Burra që pozitat e larta shtetërore t’i kuptojnë si përgjegjësi, e jo privilegje e lezete; -Burra që për drejtësi e barabarësi të lëvdohen e krenohen, e jo të turpëruar, gënjeshtarë e tinëzarë -Burra të ditur e të mençur, e jo tē paditur, të paedukuar,…

Lexo më Shumë

Mediat evropiane i kushtojnë vëmendje platformës së përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni për formimin e Qeverisë. Ja teksti i njëjtë botuar në europeonline-magazine.eu dhe në edicionin onlajn të “Tiroler Tageszeitung”, referuar agjencive të lajmeve DPA dhe APA, shkruan dialogplus.ch. “Pakica shqiptare në Maqedoni pas zgjedhjeve parlamentare ka shtruar kushte të zgjeruara për formimin e një qeverie. Parakusht për koalicionin me një prej dy partive të mëdha sllavo-maqedonase është instalimi i gjuhës shqipe si e barabartë përkrah maqedonishtes së shkruar në alfabet cirilik, thuhet në një platformë të tre partive (BDI, Besa dhe Aleanca) të publikuar të shtunën në Shkup.…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE në reagimin me shkrim të LSDM-së, i cili paralajmëron heqjen e taksës radiodifuzive, vlerëson se bëhet fjalë për ide absurde dhe të pamatura me të cilat do të shkatërrohej servisi nacional radiodifuziv. “LSDM dëshiron të bëjë gjithçka që ta shkatërrojë servisin radiodifuziv nacional si në kohën kur nuk jepte paga nga 7-8 muaj, shpallte tepricë teknologjike dhe i linte 500 familje pa bukë. Në qëllimet e tyre atëherë i parandaloi Unioni radiodifuziv evropian i cili e vendosi TRD pikërisht në kohën e LSDM-së, midis të tjerash edhe si mënyrë që të ruhet pavarësia e servisit nga ndikimet partiake nëse…

Lexo më Shumë

Fundjava por edhe java e ardhshme si duket do të jenë më të ngrohta se java e acartë që e lamë pas. Nesër do të ketë mjegull por edhe reshje të borës, mirëpo temperaturat do të ngriten dukshëm. Sinoptikët e Institutit për Hidrometeorologji thonë se temperaturat nën zeron si duket do të përfundojnë. “Të dielën pritet një kohë stabile pa reshje. Temperaturat do të shënojnë një rritje të vogël. Ndërsa prej të hënës, presim të ketë të reshura më të shpeshta në pjesën më të madhe të vendit. Temperatura do të jetë në interval prej minus 1 deri në rreth…

Lexo më Shumë

Gjatë fundjavës ose fillimit të javës së ardhshme pritet të fillojnë negociatat mes VMRO-DPMNE-së dhe Bashkimit Demokratik për Integrim. Nga partia e Ahmetit zyrtarisht nuk japin ndonjë datë të saktë, por zyrtarë të lartë të kësaj partie dhe vetë Ahmeti tanimë e kanë konfirmuar se këto bisedime do të zhvillohen. Nga ana tjetër edhe nga VMRO-DPMNE kanë konfirmuar se shumë shpejt do të fillojnë të bisedojnë me partnerin e tyre të deritanishëm BDI-në. Ajo që mbetet e paqartë është përmbajtja e bisedimeve kur dihet se VMRO-DPMNE në mënyrë decide ka refuzuar pikat e platformës së përbashkët të tre partive shqiptare,…

Lexo më Shumë

Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit prish kontratën me firmën “Kioski” duke anuluar kështu edhe gjithë tenderin për analizën e Marrëveshjes së Ohrit. Në një komunikatë me shkrim, theksohet se vetë kompania kontraktuese ka kërkuar prishjen e kontratës për shkak se nuk mundet të realizojë në kohë aktivitetet e parashikuara në kontratë, njofton Alsat M. Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit ka shqyrtuar kërkesën e kompanisë dhe ka marrë vendim që të prishë kontratën me kompaninë fituese. Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit synon që analiza, si një studim me rëndësi për përmbushjen e Marrëveshjes së Ohrit,…

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti deklaroi të mërkurën se do të nisë negociatat me VMRO-DPMNE-në, e mandatuar nga presidenti për krijimin e qeverisë së re të Maqedonisë. Por kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim shton se nuk e ka vendosur ende nëse bisedimet do të përfundojnë me një ripërsëritje të partneritetit pasi forca politike që ai drejton aktiualisht është duke marrë në konsideratë 4 opsione të mundshme: koalicionin me VMRO-në, koalicionin me LSDM-në, bashkimin në një qeveri teknike, ose qëndrimin në opozitë. Të gjitha këto mundësi janë hedhur në tryezë, thotë Ahmeti, dhe ne po i analizojmë me kujdes në…

Lexo më Shumë

CIVIL – Qendra për Liri organizon dy evenimente: konferencë për shtyp me paralajmërim të aktiviteteve kyçe në javët që vijojnë (në ora 12:30), si dhe panel diskutimin “Maqedonia pa kokë” (ora 13), të premten, më 13 janar, në hotelin City Park, Shkup. Në konferencën për shtyp, me fillim në ora 12:30, CIVIL do të rikujtojë për rekomandimet kryesore post-zgjedhore dhe do ta paralajmërojë publikimin e raportit përfundimtar nga vëzhgimi zgjedhor dhe aktivitetet lidhur me gjetjet nga vëzhgimi zgjedhor. Më tej, CIVIL do t’i paralajmërojë edhe: promovimin e filmit dokumentar për Karvanin e Lirisë, ndarjen e çmimeve për gazetari qytetare, konferencën…

Lexo më Shumë

Gjatë kësaj jave janë regjistruar dy raste të vdekjes lidhur me gripin. Bëhet fjalë për dy fëmijë të moshës 3 dhe 4 vjeçare nga Kërçova dhe Gostivari, të cilët janë hospitalizuar në Klinikën për fëmijë në Shkup në repartin e përkujdesjes intensive, bëhet e ditur në raportin e Institutit për shëndet publik për këtë javë. Gjatë javës së parë të vitit 2017, janë paraqitur 8.067 raste të prekur nga gripi, që paraqet ulje për 14.9 për qind krahasuar me javën e kaluar kur janë regjistruar 9.485 raste. Por edhe përkundër uljes së numrit të rasteve të paraqitur, edhe këtë javë…

Lexo më Shumë

Pesë aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në rajonin e qytetit të Shkupit, prej të cilave një me dy persona më pak të lënduar dhe katër me dëm material. Ashtu siç kumtoi SPB Shkup, policia e komunikacionit ka sanksionuar një numër të madh të shkeljeve. Dy shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, shtatë kanë vozitur pa patentë shoferi, tetë nuk i kanë respektuar shenjat e vendosura në komunikacion, ndërsa 38 automjete janë parkuar në mënyrë të paligjshme. Me automjetin special karrotrec janë larguar 46 automjete, të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.

Lexo më Shumë

Azbi Nuredini Çështjet mbi të gjitha çështjet për pjesëmarrje të shqiptarve në formimin e qeverisë së Maqedonisë, miratimi i disa ligjeve të bëhet para votimit të qeverisë. -miratimi i ligjit për lirimin e të gjithë të burgosurve në rastet e montuara: Sopoti, Brodeci, Harun Aliu, Monstra, Lagja e Trimave, si dhe të gjitha rastet tjera. -miratimi i ligjit për dëshmorët, invalidët dhe veteranët e 2001-shit ashtu siç e kanë ligjin që nga 2002-shi Branitellat pjesëmarrës në konfliktin e 2001-shit. -miratimi i ligjit për vazhdimin e mandatit të PSP në mandat të përhershëm si dhe krijimi i dhomave të gjykatës speciale…

Lexo më Shumë

Sipas një studimi, nxënësit e moshës 15 vjeçare në Maqedoni, me orientim të theksuar homo dhe biseksual, janë shpeshherë viktima të dhunës dhe keqtrajtimit në shkollë, dhe të dhunës psiko-fizike në shtëpi. Krahasuar me moshatarët e tyre heteroseksualë, të rinjtë e kësaj kategorie janë pothuajse pesë herë më shpesh të sulmuar dhe seksualisht të shqetësuar, duke mos pasur se ku të drejtohen. Një pjesë e madhe e tyre ballafaqohen me mirëkuptim të paktë në familje dhe mbështetje të pamjaftueshme nga ana e prindërve. “Dhuna është dy deri tri herë më e lartë në mesin e fëmijëve. Këta fëmijë janë të…

Lexo më Shumë