Author: Rilinda

Partia Socialiste e Maqedonisë (PSM) e Ljubisav Ivanov-Xingo në kumtesën e sotme thekson se do të kundërshtohet ashpër në çdo tentativë për ndërrim të Kushtetutës dhe nuk pranon kurrfarë shantazhe dhe presione gjatë formimit të Qeverisë së re. Duke aluduar në Platformën e partive shqiptare, PSM përkujton se partitë e Koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” e kanë marrë besimin nga shumica e qytetarëve, të konfirmuar edhe me numrin e mandateve në Parlament. PSM pret që Qeveria e re të vazhdojë, atje ku ka mbetur, t’i ndërtojë dhe zhvillojë marrëdhëniet ndëretnike, besimin dhe bashkëjetesën, të krijuar në periudhën e kaluar…

Lexo më Shumë

Partitë të shmangin thirrjet nacionaliste dhe se nuk ka koalicionim me askënd që i fut në zjarre shqiptarët dhe maqedonasit, theksoi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti mbrëmë në intervistën në “Klik Plus”. “Nuk do të më ketë askush partner që të nxisë luftë mes komuniteteve në Maqedoni. Aq më pak që do të ketë partner, që të më nxisë dhe të vënë shtetin në zjarr duke i fut komunitetet më të mëdha shqiptare dhe maqedonase”, u shpreh Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së. Edhe kryetari i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski ka theksuar se propaganda e paguar po nxit probleme mes komuniteteve në…

Lexo më Shumë

Çdo dështim eventual në këtë rast, do të dëmtonte rëndë imazhin e kompanisë tonë, andaj ne heqim dorë nga ky projekt dhe do të kërkojmë ndërprerjen e kontratës. Është shprehur kështu Rrahim Shaqiri, kreu i “TDS- Kiosk”, raporton Portalb. Reagimi i “TDS Kioski” vjen pas dyshimeve dhe akuzave të ngritura në disa media në vend lidhur me kapacitetet e “TDS-Kioski” për analizën e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe organizimin e Konferencës ku do të shpalosej analiza. Sipas Shaqirit, shqyrtimet, kontrollet, rishikimet e procedurës tenderuese, dokumentacioneve që kërkohen nga kompania e tij, ua ka rënduar dukshëm punën, ndërsa paralajmërimet për…

Lexo më Shumë

Sipas ndryshimeve në Kodin zgjedhor nga janari i vitit 2014-të, zgjedhjet lokale në Maqedoni, në vend që në gjysmën e dytë të muajit mars, mbahen në gjysmën e parë të muajit maj, por edhe ky përcaktim kalendarik mund të pësoj ndryshime sepse çështjet rreth zgjedhjeve lokale nuk janë tërësisht të rregulluara me Kushtetutë, por me ligj të cilin e miraton Parlamenti, transmeton Meta.mk. Për shkak të rezultateve të ngushtë të 11 dhjetorit vitin e kaluar, që nuk mundësojnë formimin e shumicës stabile parlamentare dhe e sjellin në pikëpyetje përbërjen e qeverisë së re, është e sigurt se këtë vit do…

Lexo më Shumë

Profesori Branisllav Sinadinovski, njëherësh edhe nismëtar i themelimit të Bashkësisë Fetare të Shqiptarëve Ortodoks në Maqedoni ka reaguar ndaj gazetarit maqedonas Aleksandar Çumovski, për ofendimet që iu drejtuan deputetit të BDI-së Branko Manojlovskit, duke e quajtur atë “maqedonas te shkretë”, në emisionin e mbrëmshëm në TV Telma. “Me rastin e deklaratës publike të gazetarit Aleksandar Çumovski në emisionin e mbrëmshëm “TOP TEMA” dhe fjalët e tij të thëna pa asnjë arsye se “Ali Ahmeti për deputet ka kandiduar ndonjë maqedonas të shkretë”, si njeri, si qytetar, si autor i 7 librave në gjuhën shqipe dhe angleze për Shqiptarët ortodoks në…

Lexo më Shumë

Partitë në pushtet kanë skenar që me veprime antikushtetuese, të thellojnë krizën politike në vend, të prishin rendin kushtetues dhe të çojnë vendin drejt zgjedhjeve të reja parlamentare. Kështu i vlerëson zhvillimet e fundit politike në vend kryetari i parë i Kuvendit të Maqedonisë, Stojan Andov, i cili vlerëson se ndarja e mandatit për formimin e Qeverisë, Nikolla Gruevskit, ende pa siguruar shumicën prej 61 deputetëve e vlerëson si akt antikushtetues. Ky proces, thotë Andov mund të korrigjohet vetëm nëse pas afatit 20-ditor mandati do t’i ndahet përfaqësuesit të një partie që do të sigurojë shumicën parlamentare dhe jo fituesit…

Lexo më Shumë

Në ditën e katërt pas mandatimit të Gruevskit për formimin e Qeverisë së re, partitë zyrtarisht nuk kanë nisur bisedimet. VMRO-DPMNE një ditë më parë njoftoi se partia e Ahmetit do të jetë e para me të cilën do të fillojnë negociatat por pa saktësuar se kur. Nga BDI-ja përsëritën qëndrimin se janë duke analizuar të gjitha opsionet kurse në rast të dështimit të tyre, ekziston edhe mundësia për zgjedhje të reja. Nuk ka filluar asnjë formë e komunikimit me partitë politike maqedonase. Ne ende po bëjmë analizat për të gjitha opsionet të cilat vetëm i kemi përmendur dhe shohim…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët i thërret partitë politike të shqiptarëve që të bojkotojnë zgjedhjet e mundshme të ardhshme të parakohshme, nëse asnjëra palë nuk e pranon platformën politike të shqiptarëve. Ky qëndrim vjen pas deklaratës së mbrëmshme të Ali Ahmetit, i cili tha se janë të hapura pesë mundësi, ndër të cilat edhe zgjedhje të reja. Ziadin Sela thotë se është koha që të zgjidhen çështjet e shqiptarëve në Maqedoni, ndryshe kriza politike do të thellohet. Çështja e koalicionit me OBRM-PDUKM-në është një problem tjetër që nuk i përputh qëndrimet e nënshkruesve të Platformës së partive shqiptare në Maqedoni. Afrim Gashi…

Lexo më Shumë

Sikur te shqiptarët ashtu edhe te Maqedonasit emëruesi i përbashkët është intensiteti i fortë i nacionalizmit etnik me vlera qytetare të pazhvilluara, të cilat i fshijnë ose i ulin ndasitë etnike. Kështu shkruan në kolumnën e tij të fundit profesori universitar Denko Maleski. Sipas tij, shqiptarët dhe maqedonasit duhet të mëtojnë për shtet juridik dhe sistem të qeverisjes nën kontrollin demokratik. Në këtë rast, shkruan Maleski, do të ishte i mundur edhe opsioni shqiptari kryeministër.

Lexo më Shumë

Ndërmjetësuesi për çështjen e emrit, Metju Nimic, ka thënë se po pret formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë, për të vazhduar me procesin e ndërmjetësimit ndërmjet Athinës dhe Shkupit për kontestin e emrit. Nimic shprehet se i ka përcjellë zhvillimet në Maqedoni, ndërsa thotë se nuk është pjesë e mandatit të tij të merret me këto zhvillime. “Shpresojë që Qeveria e re të më ftojë në Shkup për të biseduar për hapat e radhës të procesit negociues me Greqinë. Gjithashtu, shpresoj se Maqedonia do të ketë një Qeveri të përgjegjshme, funksionale dhe me mbështetje parlamentare”, ka thënë Nimic.

Lexo më Shumë

Qenan Aliu …z. Ali Ahmeti me të njëjtin diskurs mundohet ti përgjigjet pyetjes se pse nuk u larguan nga qeverisja me Vmro-Dpmne-në asnjëher. Ai çdo herë thotë së këta mbajkan përgjegjësi se demek ne kemi menaxhuar situatat e tensionuara. z. AHMETI askush nuk ka kërkuar që ju të largoheni nga qeveria në momentet kur eskadrila e pushtetit bombardonte ,,Lagjen e trimave ,, në Kumanovë me helikopterë , me një ngjarje enigmatike ku mbetën 14 të vrarë dhe 37 u burgosën dhe gjenden para epilogut të dënohen me burgim të përjetshëm. Por, z. Ahmeti ka patur disa arsye politike për tu…

Lexo më Shumë

Lëvizni nëpër trotuare gjithmonë kur është e mundur, nëse nuk është, shfrytëzojeni skajin e fundit të majtë të rrugës dhe ndiqni automjetet të cilat u vijnë nga ana e kundërt. Mos e vraponi pas dritës së gjelbërt për këmbësorë ose autobusit, shmangni bartjen e çantave dhe sendeve tjera të cilat e prishin baraspeshën tuaj, asnjëherë mos lëvizini me duar në xhepa, gjithmonë kalojeni rrugën në vendkalimin për këmbësor. Kalimi jashtë vendkalimit për këmbësorë është tejet i rrezikshëm, posaçërisht në kushte të dukshmërisë së zvogëluar dhe kjo seriozisht mund të ndikojë në sigurinë tuaj në komunikacion. Këto janë vetëm një pjesë…

Lexo më Shumë