Me temperaturat e matura -18 gradë Celsius, Shkupi këtë mëngjes ishte kryeqyteti më i ftohtë i rajonit, Sarajeva me -17 gradë Celsius radhitet e dyta. Shumë mot i ftohtë mbizotëron edhe në kryeqytetet e tjera të rajonit, kështu që këtë mëngjes, -13 gradë Celsius janë matur në Lubjanë, Zagreb dhe Prishtinë, Beogradi ishte -10, ndërsa pak më të ngrohta ishin Podgorica me -6 gradë Celsius, dhe më e ngrohta ishte Tirana me -4 gradë Celsius. Përpos Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Juglindore, pjesa më e ftohtë e kontinentit evropian ishte Evropa qendrore. Temperatuarat më të ulta ishin në Pragë me -16…
Author: Rilinda
#ClickPlus, sonte, e mërkurë: 21:00 Bilall Kasami (Lëvizja BESA) 22:00 Ziadin Sela (Aleanca per shqiptarët) – Ku mbetën Rilindja me Besë dhe Aleanca për Shqiptarët, në procesin e formimit të qeverisë? – A do t`i përmbahen platformës së përbashkët këto dy koalicone edhe nëse VMRO-DPMNE u bënë ofertë për partneritet? – A janë për zgjedhje të reja Sela dhe Kasami, apo kanë zgjidhje të ndërmjetme? – Përgjigjet i japin të dy liderët! Shihemi në #ClickPlus! https://www.facebook.com/tv21hd/videos/931506423646229/
Me ftesë zyrtare nga ana e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), më 27 nëntor të vitit 2016 Këshilli i Diplomacisë Publike të Katalonjës (Diplocat) themeloi një Mision për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (DEOM) për të vëzhguar zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 11 dhjetor 2016. Pesë ekipe vëzhguese u vendosën në mbarë vendin gjatë 10 ditëve. DEOM arriti në përfundimin se procedurat zgjedhore u zhvilluan në një atmosferë të qetë. Megjithatë, misioni vërejti me shqetësim se keqbërjet zgjedhore u raportuan nga bashkëbiseduesit tanë ose ishin të vëzhguara nga ekipet tona para dhe gjatë ditës së zgjedhjeve. Kjo deklaratë identifikon shqetësimet specifike…
Banka Botërore i uli parashikimet për rritjen e ekonomisë së Maqedonisë. Për vitin 2016, në vend të 3.7% fillestare, rritja u ul në 2% apo 1.7 pikë procentuale më pak se projektimet e qershorit. Për këtë vit Banka Botërore parashikon rritje ekonomike prej 3.3% ose 0.7 pikë procentuale më pak sesa parashikimet në qershor. Një pjesë e ekonomistëve thonë se parashikimet janë të pritshme dhe se rritja e këtillë ekonomike nuk lejon që Qeveria të marrë borxhe si deri më tani dhe të rritet borxhi publik, njofton Alsat-M. Kjo tregon se ne nuk kemi industri dhe nuk kemi bazë, kjo…
Partitë politike shqiptare të Maqedonisë, BDI, LËvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët, më 7 janar kumtuan se kanë dalë me platformë të përbashkët e cila do të jetë bazë për formimin e Qeverisë së re. Megjithatë, këto kërkesa, duhet të pranohen nga ndonjëparti e palës maqedonase, gjegjësisht VMRO-DPMNE ose LSDM, që të ketë dy të tertat në Kuvend. Në zgjedhjet e parakohshme të 11 dhjetorit në vitin 2016, koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE ka fituar 51 deputetë, koalicioni i udhëhequr nga LSDM 49 deputetë, Lëvizja BESA 5, Aleanca për Shqiptarët 3 dhe PDSH 2 deputetë. Pa shumicë prej 81 deputetë,…
Moti i ftohtë që ka kapluar vendin tanimë disa ditë ka bllokuar tërësisht fshatrat e Karadakut, gjëgjësisht fshatin Brezë, Malinë dhe Tanushë. Banorët e Brezës për Tv SHenja thanë se shumë njerëz ankohën nga sëmundje të ndryshme ndërsa nuk mund të shkojnë as në mjek për shkak të rrugëve të bllokuara. Ata thonë se të gjitha rezervat ushqimore i kanë harxhuar dhe se nuk kanë as ilaçe për të sëmurit. Në këto fshatra trashësia e borës arrin deri në 1.5 metra, ndërsa edhe pse banorët vazhdimisht i kanë kërkuar autoritetet e Komunës së Çuçer Sandevës, kryetari nuk u është përgjigjur…
Komiteti ekzekutiv i LSDM-së ka mbajtur mbrëmë mbledhjen e saj nga ku porositin se vendi duhet të ketë një qeveri që do t’i zgjidhë problemet e vërteta të qytetarëve. Komiteti konsideron se është arritur një sukses i madh në zgjedhjet e parakohshme të 11 dhjetorit dhe se shumica e qytetarëve zgjodhën ndryshime të pushtetit, është rënuar një regjim, pa dhunë, me stilograf dhe me votë. LSDM-ja bën thirrje që asnjë parti të mos bëjë qeveri me VMRO-DPMNE-në, ku do të merrnin pjesë njerëz të akuzuar për verpa të rënda penale, që e kanë shkatërruar jetën e njerëzve dhe perspektivën e…
Në vendkalimin kufitar Bogorodica me Greqinë janë krijuar kolona të gjata të kamionëve që presin të hyjnë në shtetin helen. Bëhet e ditur se ndalesën e kanë vendosur policët kufitar grek. Rreth 70 kamionë presin hyrjen në Greqi, ndërkaq arsyet e ndalesë së tyre janë kushtet e këqia atmosferike në vendin fqinjë. MPB-ja është interesaur të dij diçka më tepër, ndërkaq përgjigja greke ka qenë se moti i ligë dhe gjendja e keqe e rrugëve është shkaku i kësaj ndalese.
Protestë qytetare do të mbahet sot, me fillim në orën 11:55, para Ambasadës franceze në Shkup në mbështetje të Kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj i cili javën e kaluar u arrestua në Francë. Shqiptarët sot do të solidarizohen me figurën emblematike të UÇK-së, Ramush Haradinaj dhe do të kërkojnë lirimin sa më të shpejt të tij.
Këshilli gjyqësor i Maqedonisë do të rivlerësojë kandidatuart për kryetar të Gjykatës penale në Shkup dhe të Gjykatës së lartë. Seanca është paraparë të fillojë në ora 11. Kryetari i Këshillit, Zoran Karaxhovski, thotë për 24Vesti se nuk mund të sqarojë saktë se kush ka kërkuar rivlerësim të kandidaturave, por ka patur ankesa nga më tepër kandidatë për kryetarë. Vendimin për rivlerësimin e kandidaturave e ka sjellë Këshilli pasi që janë vjetëruar vlerësimet e kandidaturave, që për herë të fundit u bënë në vitin 2014. Për kryetar të Gjykatës penale kanë aplikuar Vlladimir Pançevski dhe Ivan Xholev, kurse për Gjykatën…
Në 10 ditët e fundit të çdo muaji vështirë është të gjenden barnat me reçetë, këtë e thonë shumë qytetarë, të cilët marrin përgjigje nga barnatoret se janë përmbushur kuotat. “Më vonë nuk e di por deri tani nuk kam pas problem, i kam marrë me kohë. Deri me 20-tin, pas datës 20 mbushet kuota, por deri me 20-tin mund të gjesh.” “Ka disa barnatore që nuk i posedojnë, ja isha te kjo nuk kishte te kjo tjetra gjeta. Ka disa që harxhohen dhe thonë hajde pas të parit.” “Po e gjeta. Atë që e përdori unë, e ka vetëm…
Prej sot para QT ‘City Mall’ do të jetë e vendosur stendë për mbledhjen e donacioneve për personat e pastrehë, periudhë në të cilën të pastrehëve, për shkak të temperaturave të ulëta kanë nevojë për mbështetje dhe ndihmë. Donacionet e mbledhura për këtë kategori, do të jepen në Kryqin e Kuq të Qytetit të Shkupit në Momin potok. Siç informojnë organizatorët, pika është e hapur sot prej ora 16:00 dhe do të punojë deri në ora 22:00, kurse nesër prej ora 10:00 deri ora 22:00. Në listën e gjërave të nevojshme janë caktuar veshjet e trasha dhe këpucë. Për më…

