Author: Rilinda

I ftuari i sontshëm z.Ali Ahmeti në emisionin debativ Click Plus që transmetohet në Tv21 shprehet që ndjen keqardhje të madhe në frontin politik shqiptar meqë ndodhi copëtimi i votave shqiptare. Kjo nuk shkon në interes te politikës shqiptare, përcjell Almakos. Une asnjëher nuk pendohem për punën që kam bërë këto 15 vite si BDI, gjithçka që është bërë e ka burimin tek marrëveshja paqësore e Ohrit, unë asnjëher nuk kam thënë që MO ka përfunduar, 15 nuk është kohë e vogël, por kjo marrëveshje e dale, e hartuar, e përpiluar në kohë lufte ka mbetur akoma e pa realizuar…

Lexo më Shumë

Anulimi i lustrimit të akademik Bozin Pavlovski nga ana e Gjykatës së Lartë Administrative konfirmon se Nikola Gruevski është krijuesi i lustracionit, reagon LSDM-ja. “U konfirmuan paralajmërimet nga LSDM dhe opinionit demokratik në Maqedoni se në vend po zbatohen raste të montuara politike për llogaritjet e qytetarëve të cilët nuk pranuan t’i shërbejnë pushtetit kriminal. Gruevski duhet të mbajë përgjegjësi për këto krime kundër qytetarëve”. thuhet në deklaratën e LSDM-së.

Lexo më Shumë

Kështu i kundërpërgjigjet nënkryetari i BDI-së Nevzat Bejta kreut të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski. Ai thotë se kur ka qenë pjesë e kabinetit qeverisës të Nikolla Gruevskit, ka thënë fjalë miradije për projektet, e jo për atë personalisht. Bejta thekson se BDI dhe VMRO-DPMNE janë parti me ideologji të ndryshme, pavarësisht së kanë 9 vite pa ndërprerë që bashkë qeverisin. “Ai bën komentimin e deklaratës time dhe e lidh me periudhën e qeverisjes sime si Ministër i Vetëqeverisjes Lokale si pjesë përbërës e kabinetit të tij në periudhën 2011-2013.Atëhere kanë qenë krejtësisht rrethana tjera. Unë kam thënë fjalë të mira për…

Lexo më Shumë

Tema e diskutimit në takimin VMRO-DPMNE-së dhe partnerëve të koalicionit ishin zgjedhjet dhe ngjarjet përreth zgjedhjeve si dhe mbështetjen dhe legjitimitetin e liderit të partisë Nikolla Gruevski që e ka si mandatar, tha Ilija Dimovski pas takimit. “Nga ky koalicion i VMRO-DPMNE-së janë të gjitha bashkësit etnike në Maqedoni, ka pasur mosmarrëveshje të dukshme në lidhje me platformën e dialogut binacional”, tha Dimovski. Dimovski shtoi edhe për kërkesat e BDI-së, dhe tha se qëndrimet e VMRO-DPMNE-së janë përmendur në intervistën e Gruevskit.

Lexo më Shumë

Prokurori Speciale Publike nuk dëshiron të komentojnë deklaratën politike të liderit të VMRO-DPMNE dhe mandatarit për formimin e qeverisë së re, Nikolla Gruevski, i cili në një intervistë për “Dnevnik” kategorikisht ka thënë se partia e tij nuk do të mbështesë vazhdimin e mandatit të PSP-së. “Shumë herë e kemi theksuar se nuk do të komentojnë deklaratat politike. Përsa i përket pyetjes suaj të dytë, pritjet tona janë si më poshtë: vazhdimi i mandatit dhe votimit i ligjit për dëshmitarët e mbrojtur “, qëndron në reagimin e PSP-së.

Lexo më Shumë

Maqedonisë i nevojitet qeveri stabile në të cilën do të merrnin pjesë më shumë parti politike. Qeveri e cila do të ishte efikase, e vendosur dhe që do të sillte vendime të rëndësishme. Ish ambasadori i Maqedonisë në NATO, Nano Ruzhin duke e komentuar deklaratën e Kocijançiq ku ajo shprehet se Komisioni Evropian pret që sa më shpejtë të formohet qeveri stabile, thekson se vendimet që do t’i sillte kjo qeveri, duhet të respektohen nga të gjitha partitë politike. Sipas Ruzhinit, partitë dhe liderët duhet t’i promovojnë vlerat e Marrëveshjes së Përzhinës, në krye me funksionimin e Prokurorisë Publike Speciale.…

Lexo më Shumë

Shtetasi kosovar me iniciale G.H. (52) nga Kosova është arrestuar të hënën nga policia maqedonase. Ai është ndalur në ora 16 gjatë hyrjes në Maqedoni në vendkalimin kufitar “Bllacë”, pasi është konfirmuar se Gjykata Themelore në Shkup ka lëshuar fletarrest për të, shkruan Gazeta Lajm. 52 vjeçarit i është shqiptuar masa e arrestit në ora 17 e 50 minuta dhe është dorëzuar në Stacionin Policor “Gazi Babë” për procedurë të mëtutjeshme. Policia nuk jep detaje shtesë lidhur me shkaqet për arrestimin e shtetasit të Kosovës, e as detaje shtesë se nga cili qytet është ai.

Lexo më Shumë

Me aktualizimin e temës për analizën e Marrëveshjes së Ohrit, Zv.Kryeministri Festim Halili ka angazhuar ekspertë të jashtëm, të cilët rishikojnë dhe mbikqyrin të gjitha procedurat e prokurimit publik dhe do të kërkojnë informacione shtesë nga vetë kompania fituese, që ka marrë përsipër realizimin e analizës dhe konferencës që rrjedh nga kjo analizë. Marrëveshja e Ohrit është dokument tejet i rëndësishëm për vendin tonë, dhe si të tillë, ne angazhohemi që analizat vjetore, raportimet dhe konferencat kushtuar këtij dokumenti të mbajnë korrektësinë dhe seriozitetin e duhur. Sekretariati për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit do të mbetet i përkushtuar dhe i…

Lexo më Shumë

Shkruan: Adnan Ismaili Mora vesh se dje (e hënë – 09.01.2016) qenka ndarë nga kjo botë Baca Adem Beqaj (Mulaj) nga fshati Sushicë e Epërme të Pejës. Më ra keq jo vetëm për të si njeri, si familjar dhe si plak të cilin e kam njohur, por m’u duk se kështu u shua edhe kujtimi i fundi i gjallë shqiptar për poetin e madh shqiptar, autorin e himnit të Turqisë, Mehmet Akif Ersoj (Pejani). Me Bacën Adem jam takuar për herë të parë më 2005 – atëbotë e përgatisnim përkthimin shqip të veprës “Fletët” (në turqisht “Safahat”) dhe, për këtë…

Lexo më Shumë

Përkundër një numri të madh të promotorëve ekonomik si dhe udhëtimeve të shumta të delegacioneve qeveritare për tërheqjen e investitorëve të huaj për të promovuar vendin si oazë e investimeve të huaja dhe lehtësimeve të shumta fiskale, investimet e huaja direkte në pesë vitet e fundit shënojnë rënie të vazhdueshme. Të dhënat e Bankës Popullore të Maqedonisë (BPM), për 9 muajt e parë të vitit 2016, tregojnë se investimet e huaja shënojnë një shifër prej 199 milionë euro, që në raport me Bruto Prodhimin Vendor është 0,4 për qind, duke shënuar nivelin më të ulët gjatë viteve të kaluara. Investimet…

Lexo më Shumë

Ish deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti, ka shigjetuar me fjalë të rënda bashkëpartiakun e deridjeshëm, Artan Grubi, duke e quajtur “Huligan dhe nxitës i konflikteve”, si dhe një nga fajtorët kryesorë për uljen e rejtingut dhe autoritetit të kryetarit t BDI-së, Ali Ahmeti, shkruan Libertas. Kjo nuk është hera e parë që Mehmeti të adresojë kritika për punën e ish partisë së saj, BDI, transmeton Gazeta Lajm. Në postimin e saj të sotëm në facebook, Ermira Mehmeti ka shkruar se disa anëtarë të partisë tashmë kanë filluar fushatë kundër saj, duke tentuar ta heshtin dhe ta diskreditojnë. “Për fat të…

Lexo më Shumë

Edhe pse nuk e ka legjitimitetin e votuesve shqiptarë, Bashkimi Demorkatik për Integrim dhe kryetari i saj Ali Ahmeti janë duke finalizuar bisedimet për formimin e qeverisë së re, thonë për Gazetën Lajm burime partiake. Sipas tyre, në bazë të dinamikës me të cilën po zhvillohen këto negociata, ka gjasa që marrëveshja të arrihet deri ditën e premte në mbrëmje. Burimet tona thonë se gjithçka ka ndryshuar pas intervistës së fundit të kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhënë në gazetën Dnevnik. “Deri para kësaj interviste, disponimi i BDI-së, duke përfshi edhe vetë kryetarin Ali Ahmeti, ishte bindshëm kundër koalicionit me…

Lexo më Shumë