Shtetasi kosovar me iniciale G.H. (52) nga Kosova është arrestuar të hënën nga policia maqedonase. Ai është ndalur në ora 16 gjatë hyrjes në Maqedoni në vendkalimin kufitar “Bllacë”, pasi është konfirmuar se Gjykata Themelore në Shkup ka lëshuar fletarrest për të, shkruan Gazeta Lajm. 52 vjeçarit i është shqiptuar masa e arrestit në ora 17 e 50 minuta dhe është dorëzuar në Stacionin Policor “Gazi Babë” për procedurë të mëtutjeshme. Policia nuk jep detaje shtesë lidhur me shkaqet për arrestimin e shtetasit të Kosovës, e as detaje shtesë se nga cili qytet është ai.
Data 23.08.2026
Aktuale
- Ku është flamuri i Maqedonisë së Veriut? Takimi i Stoilkoviqit me kryeministrin serb ngre pikëpyetje
- 23 ditë protestë në Divjakë/ Qytetarët kundërshtojnë projektin e PS për bashkimin me Lushnjen
- Aksion në parcelat me kanabis, policia jep detaje për ngjarjen në Pukë: Uniformat blu qëlluan në ajër! Personi i armatosur u arratis
- “Rama në burg, Berisha në burg”! Vijon marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës, brohoritje në kor kundër qeverisë
- Protesta e 84 nis marshimi në rrugët e Tiranës/ Protestuesit këngë për Ramën: Ciao, ciao, ciao
- “Malet digjen, Rama krihet”- Aktivisti Arben Kola: Në shtator do jemi më shumë! Mos u dekurajoni nga propaganda
- Deputetja e VV-së ‘trazon’ rrjetin, fotografon trupin në bikini
- Gjykata amerikane rrëzon pezullimin e vizave emigruese për 75 vende, preket edhe Shqipëria


