Gjatë fundjavës ose fillimit të javës së ardhshme pritet të fillojnë negociatat mes VMRO-DPMNE-së dhe Bashkimit Demokratik për Integrim. Nga partia e Ahmetit zyrtarisht nuk japin ndonjë datë të saktë, por zyrtarë të lartë të kësaj partie dhe vetë Ahmeti tanimë e kanë konfirmuar se këto bisedime do të zhvillohen. Nga ana tjetër edhe nga VMRO-DPMNE kanë konfirmuar se shumë shpejt do të fillojnë të bisedojnë me partnerin e tyre të deritanishëm BDI-në. Ajo që mbetet e paqartë është përmbajtja e bisedimeve kur dihet se VMRO-DPMNE në mënyrë decide ka refuzuar pikat e platformës së përbashkët të tre partive shqiptare, BDI, Besa dhe Aleanca për shqiptarët. Kjo e ka bërë edhe më të paqartë gjithë situatën, ndërsa nuk dihet sa do të zgjasin bisedimet dhe kur pritet të arrihet marrëveshje. Jozyrtarisht sot është njoftuar se edhe BDI do të mbledh organet më të larta partiake për të vendosur për hapat e mëtejmë dhe negociatat për formimin e Qeverisë.
Nga ana tjetër LSDM-ja opozitare ende nuk është prononcuar lidhur me pikat e platformës së partive shqiptare. Zhvillimet e fundit kanë rritur gjithnjë e më shumë zërat për dështimin e një koalicioni qeveritarë dhe organizimin e zgjedhjeve të reja, me gjasë në pranverë dhe bashkë me zgjedhjet lokale. Nga ana tjetër edhe mbështetës dhe eksponent të partisë më të madhe maqedonase, VMRO-DPMNE, kanë dalë me teori se edhe pas afait 20 ditor nëse Gruevski dështon të formojë Qeveri, mandate nuk guxon ti jepet liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, por përsëri përfaqësuesit të VMRO-DPMNE-së. Ndërkaq ekspertët dhe opozita kanë akuzuar presidentin Ivanov se mandatin për formimin e Qeverisë e ka ndarë në mënyrë antikushtetuese. Sipas këtyre zërave, Kushtetuta obligon presidentin që mandatin t’ia ndaje partisë ose koalicionit që do të sigurojë shumicë prej 61 votave në Kuvend dhe jo partisë fituese të zgjedhjeve parlamentare siç veproi me Gruevskin.
Data 04.05.2024
Aktuale
- Çfarë nëse VMRO-ja e anashkalon Frontin Europian?
- Mungesa e pasaportave të reja: Sytë kah Shqipëria dhe Mali e Zi për pushime
- Pendarovski: Të rinjtë e dinë se unë kam qenë dhe do të jem gjithmon aleat i tyre
- FOKUS: A ka mundësi që LSDM-ja ia ka ngatërruar llogaritë BDI-së për Badenterin?
- Hetimi ndaj nipit të Ahmetit në vendnumëro, Prokuroria s’ka arritur t’i verifikojë provat
- Kjo është gjendja e Meti Alshiqit sot
- Sela : Është shumë e lehtë të takosh qytetarin në sy kur nuk e ke keqpërdorur besimin e tyre
- Tetovë, bllokimi i rrugëve pengon zjarrfikësit dhe ndihmën e shpejtë