Fëmijët e Sebastian Selimit janë kthyer në kasollen e tyre të vjetër nën Kalanë e Shkupit, edhe përkundër temperaturave të ulta. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale edhe pse i kishte strehuar ata në qendrën strehimore “25 maji” në Butel, prapë janë kthyer tek babai i tyre. Ata thonë se nuk kishte kushte në këtë qendër.
“Fëmijët e mi dhe gruaja ishin në strehimore, ku ju dhanë ushqime, jorgan dhe batanije, por nuk ishin të mjaftueshme, pasi që 25 persona flinin me një vend. Unë isha edhe vetë për të parë nga afër, tërë kohën s’ka pasur ngrohje dhe pak ushqim. Dhe për atë, fëmijët i mora prapë. Nuk na përzunë, por e pamë se nuk ka kushte, më nxehtë e kemi këtu, se sa atje. Ngrohemi me dru kur kemi dhe me shishe plastike”, tha ai.
Në kasollet e tyre janë kthyer edhe familjet e tjera, pasi që edhe ato thonë se ka pasur mungesë të kushteve dhe ushqimi nuk i ka mjaftuar.
Nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut shprehin shqetësime se fëmijët nuk guxojnë të ekspozohen në temperatura të ulta, duke qëndruar nëpër kasolla që nuk plotësojnë kushtet elementare. Nga kjo organizatë apelojnë që të ndërmerren masa nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, sidomos për përkujdesje ndaj fëmijëve.
“Definitivisht nuk është zgjidhje e mirë, sepse ende ka familje që nuk janë larguar, dhe ky fakt tregon se nuk është mjaftueshëm ajo se janë dërguar në strehimore të përkohshme. Bile edhe alternativa si Çiçino Sello tregon se shteti nuk ka kapacitet që të gjej zgjidhje afatgjate”, thotë Igor Jadrovski nga Komiteti Helsinkit.
Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale theksojnë se po kujdesen për 60 persona që janë të vendosur në Qendrat e strehimit “25 maji” dhe në Entin për edukim dhe arsim të fëmijëve “Ranka Milanoviq”, kurse ndihma afatgjate refuzohen nga vetë ata.
“Me procedurat për zgjidhjen e problemit për strehim të këtyre personave, duhet të merret parasysh se një pjesë e tyre kanë adresë vendbanimi ku edhe janë kthyer, kurse të tjerët edhe pse kanë të regjistruar vendbanimin dhe marrin letra postare dhe ndihmë në para, janë të vendosur në pjesën qendrore ku punojnë me ambalazhe plastike për të përfituar më shumë.”
Në temperatura të ulta ekstreme 10 familjet e komunitetit rom thonë se nuk largohen nga kasollat e tyre, nga frika se do ti vjedhin gjësendet e tyre që i kanë grumbulluar në këtë hapësirë nën Kalanë e Shkupit. Ata thonë se nuk kanë ku të shkojnë dhe se acarin po e përballojnë duke u ngrohur me shishe plastike dhe gjësende të tjera në kasollet e tyre të improvizuara./Tv21
Data 17.06.2026
Aktuale
- “U lajmërua dhe bosi i Përpamiut”, Mihali sërish përplaset në distancë me Lushtakun
- Sela: Ligji për përfaqësim të drejtë është i dëmshëm, nuk duhet assesi të kalojë
- “Shqipëria nuk është në shitje!”- Eurodeputeti gjerman flet në Parlamentin Europian për protestat në Tiranë: Populli shqiptar po tregon guxim, po ngre zërin për transparencën
- Memedi: Ambasadori Denion Meidani, ndër mbështetësit më të mëdhenj të shqiptarëve dhe Universitetit “Nënë Tereza”
- Siljanovska-Davkova: Ballkani Perëndimor është më i përparuar se Ukraina dhe Moldavia
- Pas disa orësh protestë para Kryeministrisë, mijëra qytetarë nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen!
- VLEN formalizon themelimin si subjekt politik në Tetovë
- “Ministrat s’kanë këllqe të flasin!”- Protesta e 17-të, Robert Aliaj: Një qeveri që nuk mbështet rininë është armiku i saj! Rama sillet si padron, PS po konvertohet në Partinë e Punës

