Është dashur një takim i zyrtarëve të LSDM-së me banorë të Haraçinës dhe kjo t’i irritojë mediat pro-qeveritare dhe t’i quajnë banorët e Haraçinës kriminelë. Siç merret vesh nga banorët e Haraçinës, vizita e Oliver Spasovskit dhe Lupço Nikollovskit në Haraçinë ka ndodhur pasi LSDM ka angazhuar eskavator që të pastrojnë rrugët dhe lagjet e kësaj komune, pasi institucionet nuk kanë reaguar aspak për të pastruar rrugët, thonë banorët.
Author: Rilinda
Në një pjesë të emiisonit “Rruga drejt suksesit” të TV “24Vesti”, ku ka qenë i ftuar pronari i “Telekabelit”, Robert Dimitrov, thotë se në vitin 2001, personat e afërt të i kryeministrit të atëhershëm dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Lubço Georgievskit i kanë kërkuar ryshfet prej 650 mijë euro, dhe patjetër e ka pasur që ta paguaj, pasi që kanë qenë të gatshëm t’ia mbyllin ndërmarrjen. https://m.youtube.com/watch?v=k1MurJZJqww
Zyra e Prokurorisë Speciale Publike ka njoftuar se sot do të heq dorë nga aktakuza për rastin e njohur si “Puçi”, shkruan SHENJA. Siç sqarojnë nga Prokuroria Speciale, kjo vjen si pasojë e faktike të paraqitur në aktakuzë, e cila është në kundërshtim me provat me të cilat Prokuroria Speciale disponon pas hetimeve për rastet “Target” dhe “Fortesa”. Mirëpo, nga Prokuroria Speciale theksojnë se kanë për qëllim që të mbledhin prova shtesë që do të qartësonin plotësisht gjendjen faktike dhe do të mundësojnë një aktakuzë më të saktë dhe më të ligjshme. Në komunikatën e PSP, thuhet se kjo prokurori…
PSP-ja është e rëndësishme për të ardhmen e Maqedonisë dhe pastrimin e plotë me aferat e përgjimit. BDI do të pranojë qeveri me partinë e cila do të garantojë vazhdimin e mandatit të PSP-së, ka deklaruar ish deputeti i BDI-së, Rafiz Aliti në emisionin e TV 24. ‘BDI do të pranojë koalicion me partinë e cila do të pranojë gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare në gjithë territorin. Pastaj BDI nuk kërkon që gjuha shqipe të jetë e para në përdorim, atë e dimë të gjithë se është maqedonishtja’, tha Aliti. Sipas Alitit, partia e tij do të bëj përpjekje çka…
Ndalesë për qarkullim për automjete të rënda transportuese ka në qafat malore Strazhë dhe Gjavatë, si dhe aksi Mavrovë – Dibër, njofton LAMM. Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa, me mbetje të borës. Mjegull me dukshmëri deri më 50 metra ka në Pletvar, ndërsa borë me intensitet të dobët po bie në Kriva Pallankë, Dibër, Resnjë, Gjavatë, Presekë, Zheleznec, Shtip, Saramzalino, Pavleshenci, Dellçevë, Veles, Negotinë, Kulla dhe Petrovec, ndërsa reshje të dobëta të shiut ka në udovë dhe Gjevgjeli. LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim…
Moti në Maqedoni do të jetë i vranët me reshje të kohëpaskohshme të borës. Në juglindje do të ketë reshje të shiut dhe borës. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus pesë deri një gradë, ndërsa e ditës prej minus një deri në katër gradë Celsius. Në Shkup mot i ngjashëm, kryesisht me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme të borës. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri minus tre, ndërsa e ditës do të rritet deri zero gradë Celsius. Në dy ditët e ardhshme reshjet do të jenë më të mëdha, veçanërisht prej nesër pasdite deri të enjten…
Demokratizimi i maqedonisë është çështje që partitë maqedone e dijnë ta zbatojnë por ata nuk duan, meqë në sistem të lirë demokratik europian ushtrojnë të drejatat të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë. Meqe ata nuk duan ne duhet të gjejmë mënyrën që tua imponojmë këto standarte. Faktori maqedonas e as faktori ndërkombëtar më pas nuk do të na kuptojë në mënyrë serioze. Shumë abuzohet me ndërkombëtart dhe emrin e tyre, është çështje tjetër që ata nuk prononcohen meqë nuk konsiderojnë se duhet të deklarohen në pika kyçe, përcjell Almakos. Si i doli tash gjumi shtetit shqiptar të ndihmojë këtu.…
Miku i madh i shqiptarëve ish-Ambasadori i OSBE-së në Kosovë gjatë viteve të luftës së Kosovës, William Walker ka qëndruar për vizitë në Tetovë. Ai në orët e pasditës ka takuar Nënkryetaren e Bashkimit Demokratik për Integrim znj.Teuta Arifi, liderin e LR-PDSH-së Ziadin Sela dhe sekretarin e Partisë Demokratike Shqiptare z.Azem Sadiku. Në deklaratën për mediat ish-Ambasadori Walker, tha se qëllimi i vizitës është që të shoh të gjitha partitë shqiptarë të unifikuara në një qëndrim. Në sygjerimet që dha deri tek partitë politike shqiptare ishte edhe futja në agjendë, për sa i takon ndryshimit të sistemit elektoral zgjedhorë. Me…
Analisti Ylber Sela ka thënë në debatin në Click plus të TV21 se LSDM duhet të prononcohet për platformën shqiptare, sepse siç shton, “ai subjekt ka marrë edhe vota shqiptare”. “VMRO-DPMNE dhe LSDM duhet të reflektojnë. Derisa VMRO po vazhdon me nacionalizmin e vet, LSDM nuk duhet të hesht, duhet të prononcohet”, ka thënë Sela, Heshtja e LSDM-së për Ylber Selën është jo korrekte, sepse LSDM-në shqiptarët e ndihmuan që të ketë këtë rezultat. “Ka një pjesë e shqiptarëve që ndihmuan LSDM-në, pa shqiptarët nuk do to arrinte ketë numër. Shqiptarët reflektuan një moment shumë kyç dhe shumë vendimtare. dhe…
Muhamed Halili sa i përket heshtjes së LSDM-së për Platformën shqiptare mendon se ajo luan me dredhi ndaj shqiptarëve. “LSDM-ja luan me dredhi ndaj shqiptarëve, dhe ajo ju ka borxh shqiptarëve që të pronocohet” u shpreh Halili. “LSDM-ja nuk don të harxhohet, përdersa e ka radhën VMRO-ja, po qese ka sukses për formimin e qeverisë mirë, poqese nuk ka sukses, atëeherë LSDM-ja është në pritë ku do ti zbulojë edhe kartat e veta”. Ish ambasadori Muhamed Halili thotë se LSDM është në situatë të përcaktimit të asaj që të fitojnë dhe të mos gabojnë. “LSDM tash ruhet që në opinonin…
I ftuari i rradhës në emisionin debativ që transmetohet live në Tv21 #Click Plus Ish ambasadori z.Muhamed Halili shpjegon heshtjen e LSDM-së rreth platformës shqiptare. Konsideroj se ka shpjegim, çdo parti politike para se të veproj diçka i ruan lojat e fshehta të saja, ndaj vlerësoj se LSDM nuk do të haraxhohet përderisa mandatin e ka VMRO-ja. Por, në një njëfar mënyre është deklaruar lart posht jo zyrtarisht që LSDM duhet t’i pranojë kushtet siç tha në një kolumnë Frçkovski. Eshtë një spin që LSDM si parti e ka lëshuar, tjera është Zaev kur para disa ditësh dekalroj që mos…
Dy javë pas reshjeve të borës, Komuna e Haraçinës nuk ka arrit të pastrojë rrugët. Banorët me vetiniciativë kanë filluar me pastrimin e rrugëve. Ata thonë se shumë herë kanë kërkuar ndërhyrjen e Komunës, por kanë hasur ë vesh të shurdhur, andaj edhe janë drejtuar për ndihmë në LSDM-në e Zaevit, parti e cila toi shumicën e votave në këtë Komunë. “Ne kërkuam nga Oliver Spasovski dhe Zaevi, dhe ato i prunë këto eskavatorë që dje dhe dy javë do i lejnë këtu që të pastrojnë, tjetërkush askush nuk interesohet për neve. Çfarë komune, këtu nuk funksionon as komuna asgjë,…

