Qyteti i Shkupit dhe disa komuna të tjera kishin anuluar festimet e Vitit të Ri që paratë e planifikuara ti dedikojnë për rastet sociale. Por kanë kaluar më shumë se dy javë dhe nuk bëhet e ditur se a kanë mbërritur këto para deri tek familjet që i takojnë kategorive të rënda sociale.
Partia “E Majta” theksoi se nëse vazhdohet që të mos publikohen të dhënat se ku janë destinuar këto para, atëherë ka gjasa që kjo të jetë një tjetër mashtrim për qytetarët.
“Ne kërkojmë që publikisht dhe në mënyrë transparente, komunat të tregojnë se ku konkretisht i kanë shpenzuar mjetet që i kishin deklaruar se do të dhurohen për raste sociale. Ne kërkojmë që vetëqeverisjet lokale këtë ta bëjnë sa më shpejt. Nëse nuk e bëhet sa më shpejt dhurimi i mjeteve mund të dyshojmë se po bëhet një trik magjik”, u shpreh Goce Markovski, nga Partia “E Majta”.
TV21 kontaktoi edhe me qytetin e Shkupit ku nga atje theksuan se ende nuk është mbajtur mbledhje konkrete se kur dhe ku do të dhurohen këto mjete financiare.
“Qyteti i Shkupit hoqi dorë nga pritja e vitit të ri 2017 që duhej të mbahej në sheshin Maqedonia. Mjetet që u planifikuan për organizimin e pritjes të cilat janë në vlerë prej rreth 2 milionë denarë, u vendos që të dhurohen për qëllime sociale. Këshilli i Qytetit nuk ka mbajtur ende seancë dhe për shkak të kësaj nuk është konkretizuar se si do të ndahen këto mjete. Qyteti i Shkupit në kohë do ta informojë opinionin kur kjo çështje do të vendoset në rend dite”, nga Qyteti i Shkupit.
Nuk është vetëm Qyteti i Shkupit që anuloi festimet e Vitit të Ri, por kishte edhe komuna të tjera anuluan këto festime për qëllime humanitare.
Data 17.06.2026
Aktuale
- “U lajmërua dhe bosi i Përpamiut”, Mihali sërish përplaset në distancë me Lushtakun
- Sela: Ligji për përfaqësim të drejtë është i dëmshëm, nuk duhet assesi të kalojë
- “Shqipëria nuk është në shitje!”- Eurodeputeti gjerman flet në Parlamentin Europian për protestat në Tiranë: Populli shqiptar po tregon guxim, po ngre zërin për transparencën
- Memedi: Ambasadori Denion Meidani, ndër mbështetësit më të mëdhenj të shqiptarëve dhe Universitetit “Nënë Tereza”
- Siljanovska-Davkova: Ballkani Perëndimor është më i përparuar se Ukraina dhe Moldavia
- Pas disa orësh protestë para Kryeministrisë, mijëra qytetarë nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen!
- VLEN formalizon themelimin si subjekt politik në Tetovë
- “Ministrat s’kanë këllqe të flasin!”- Protesta e 17-të, Robert Aliaj: Një qeveri që nuk mbështet rininë është armiku i saj! Rama sillet si padron, PS po konvertohet në Partinë e Punës

