Zoran Zaev i ka bërë banorët e Strumicës qytetarë të rendit të dytë, theksuan në pres konferencën e VMRO-DPMNE-së nga Strumica. Sipas tyre, Zaev në vend se t’i pastrojë nga bora rrugët në Strumicë, e ka dërguar mekanizmin në Haraçinë.
“Kujdesi i tij për banorët e Strumicës ka kulminuar me atë që derisa Strumica dhe fshatrat e saj janë ngujuar nga bora dhe mbeturinat e papastruara me muaj, ai mekanizmin tonë e dërgoi në Haraçinë, që t’i plotësojë kërkesat e banorëve të Haraçinës”, tha Daniela Stoilova Keçeva nga VMRO-DPMNE.
Sipas saj, Strumica është në kaos nga bora e papastruar në rrugë dhe nga trotoaret rrëshqitëse.
“Ai nuk kujdeset për faktin se ndihma e shpejtë nuk mund të shkojë deri në fshatrat e shkëputur të Strumicës, ndërsa ajo dikujt mund t’i kushtojë me jetë”, shtoi Stoilova Keçeva.
Data 23.08.2026
Aktuale
- QMK: Gjatë 24 orëve janë shuar 23 zjarre, vetëm tetë mbeten aktive
- Tërmet 5.9 ballë në Japoni, mbi 20 të plagosur
- Shkon në katër numri i viktimave nga aksidenti tragjik në Manzë, ndërron jetë në spital edhe 16-vjeçari i plagosur
- Rozana Radi ‘trazon’ rrjetin, vë në pah gjoksin bombastik gjatë pushimeve
- Moti sot në Maqedoninë e Veriut
- Nuk është lufta? Ja çfarë e rriti në “qiell” çmimin e naftës, në Europë
- Danubi tkurret nga nxehtësia ekstreme, del në sipërfaqe flota e anijeve naziste si dhe objekte antike
- Kurti paralajmëron hapjen e urës së Ibrit: Është absurde të mbahet e mbyllur


