Dimri dhe masa e borës solli edhe vështirësitë në infrastrukturë. Një pjesë e qytetarëve me vet iniciativë pastronin rrugët, por disa prej tyre duke pastruar trotuaret borën e hidhnin në rrugë dhe shkaktonin probleme për udhëtarët edhe pse të vetëdijshëm që ky akt mund të shkaktojë aksidente.
“G: Pse po e hidhni borën nga trotuari në rrugë?
Sepse në rrugë ka borë për atë i hedhim, nuk kemi ku ta hedhim, po të kishim kamion do e hidhnim diku tjetër, duhet dikush ta organizojë atë. E hedhim këtu sepse veturat do e shkelin dhe do shkrihet bora përshkak se është e butë”, thotë qytetari.
Qytetarët që udhëtonin ankoheshin për rrugë të pa pastruara dhe të rrëshqitshme gjë që u shkaktonte vështirësi në qarkullim.
“Normal që kemi problem shikoni rrugët, si janë të pa pastruara edhe thonë ne se kemi prit këtë borë. Dje koce trajanovski cka tha, tha kjo nuk është asgjë. Për atë nuk është asgjë se ai nëpër male është nëpër bjeshka shkon nuk i intereson për popullatën”, thotë Nimetulla Bekir.
Sipas të dhënave të fundit nga ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë, komunikacioni po zhvillohet në kushte dimërore, dhe në vende të caktuara edhe me mbetje të borës.
“Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet në kushte dimërore me korsi të lagështa, në vende të caktuara edhe me mbetje të borës. Ndalesë për kyçje në komunikacion të automjeteve të rënda ngarkuese ka në rrugën Mavrovë – Dibër. Ndërmarrja publike Rrugët e Maqedonisë apelojnë për kujdes në komunikacion dhe vozitje në përputhje me kushtet momentale të rrugëve. Ekipet kujdestare të ndërmarrjes publike Rrugët e Maqedonisë janë vazhdimisht në terren dhe po punojnë për t’i bërë të gjitha rrugët të kalueshme.”
Përveç rrugëve të papastruara dhe komunikacionit të dendur sot disa pjesë të Maqedonisë janë përballur edhe me mungesën e energjisë elektrike. Nga EVN në linjë telefonike për TV21 thonë se janë disa ndërprerje si shkak i borës së lagësht e cila binte në mënyrë intensive. Ata apelojnë te qytetarët të cilët po përballen me mungesën e energjisë elektrike të mos prekin asgjë dhe të presin deri sa të arrijnë ekipet e EVN Maqedoni për ti sanuar defektet.
“Këso ndërprerjesh kemi në disa vendbanime dhe rrugë me tension të ulët të energjisë elektrike në rajonin e shkupit, pastaj në Gjevgjeli, Kërcovë, Manastir, Prilep, Dibër dhe Strumice. Në kërcovë dhe manastir këso ndërprerjesh kanë vetëm disa vendbanime. Ekipet tona që janë në teren po punojnë për të stabilizuar gjendjen”, thotë Atanas Kovacevski nga EVN.
Sipas entit hidro meteorologjik në 3 ditët e ardhëshme koha do të jetë stabile, me më shumë periudha më diell, por me temperature të ulëta gjatë mëngjesit.
Data 17.06.2026
Aktuale
- “U lajmërua dhe bosi i Përpamiut”, Mihali sërish përplaset në distancë me Lushtakun
- Sela: Ligji për përfaqësim të drejtë është i dëmshëm, nuk duhet assesi të kalojë
- “Shqipëria nuk është në shitje!”- Eurodeputeti gjerman flet në Parlamentin Europian për protestat në Tiranë: Populli shqiptar po tregon guxim, po ngre zërin për transparencën
- Memedi: Ambasadori Denion Meidani, ndër mbështetësit më të mëdhenj të shqiptarëve dhe Universitetit “Nënë Tereza”
- Siljanovska-Davkova: Ballkani Perëndimor është më i përparuar se Ukraina dhe Moldavia
- Pas disa orësh protestë para Kryeministrisë, mijëra qytetarë nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen!
- VLEN formalizon themelimin si subjekt politik në Tetovë
- “Ministrat s’kanë këllqe të flasin!”- Protesta e 17-të, Robert Aliaj: Një qeveri që nuk mbështet rininë është armiku i saj! Rama sillet si padron, PS po konvertohet në Partinë e Punës

