Deputetët në Parlamentin Evropian i kanë bërë thirrje Bashkimit Evropian dhe autoriteteve nacionale të vendeve-anëtare të Unionit se duhet të sigurojnë ndihmë urgjente që t’u ndihmojnë emigrantëve dhe refugjatëve në përballjen me temperaturat e ulëta dhe borën në disa pjesë të Evropës, duke i theksuar se me këtë rast Maqedoninë, Greqinë dhe Serbinë si vende ku ka “kushte të papranueshme”.
Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, në të njëjtën kohë eurodeputetët u kanë bërë thirrje vendeve të BE-së që t’i plotësojnë premtimet e tyre për transportim të mijëra azil-kërkuesve në vende të tjera, sidomos nga Greqia.
Disa folës në seancën e Europarlamentit bënë thirrje që të dëgjohet thirrja e dëshpëruar e refugjatëve që janë në ishujt grekë, por siç theksuan “edhe në vende të tjera, siç janë Serbia dhe Republika e Maqedonisë” dhe eurodeputetët theksuan se është “e papranushme” që nuk reagohet, duke pyetur “sa njerëz duhet të vdesin nga ftohti që BE-ja të reagojë”.
Sipas debatit në shtëpinë ligjvënëse të bashkimit Evropian, deri më tani janë transportuar vetëm gjashtë për qind nga 160.000 azil-kërkues, të cilët duhet të barten nga Greqia në Itali.
“Ne nuk jemi krenarë me këtë gjendje të dhimbshme”, theksoi komisari për ndihmë humanitare të BE-së”, Hristos Stiliadis.
Eurokomisari sqaroi se Unioni ndan mjaft para që t’i ndihmojë Greqisë që të përballet me kushtet e papara deri më tani, por theksoi se “disa dobësi në terren nuk kanë lejuar që paratë e marra nga Brukseli të shfrytëzohen në mënyrën më të mirë të mundshme”.
Data 23.08.2026
Aktuale
- Me disa kilogram më pak, Fifi shfaqet ‘hot’ në pushime
- VLEN: Ali Ahmeti hesht, Islam Abazi mbyll hetimin, kush përgjigjet për 14 viktimat e spitalit modular?
- Mbi një dekadë priti kthimin e tyre, 84-vjeçari nga Pogradeci ndërron jetë pa parë 5 nipërit e mbetur në Siri
- Vrau partneren dhe më pas veten, ky është autori shqiptar i krimit në Greqi! Identifikohet edhe 45-vjeçarja
- LAMM: Deri në 40 minuta pritje në vendkalimet kufitare
- QMK: Gjatë 24 orëve janë shuar 23 zjarre, vetëm tetë mbeten aktive
- Tërmet 5.9 ballë në Japoni, mbi 20 të plagosur
- Shkon në katër numri i viktimave nga aksidenti tragjik në Manzë, ndërron jetë në spital edhe 16-vjeçari i plagosur


