Sot, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti është takuar me Kryetarin e LSDMsë, Zoran Zaev.
Ky është takimi i parë në nivel liderësh midis Krytarit të BDIsë Ahmeti dhe liderit të LSDMsë Zaev pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të mbajtura më 11 dhjetor 2016.
Në takim, në parim u diskutua për qëndrimet respektive që palëve i kamë prezentuar në këtë periudhë, pa byrë në detaje ose biseda për çështje të veçanta konkrete.
Në periudhën në vijim është e pritshme që takime të tilla të ketë midis dy palëve dhe opinioni do të njoftohet me kohë.” shkruan në kumtesën e BDI-së.
Fjalët e njëjta me pikë dhe presje në gjuhën maqedonase i dërgoi edhe LSDM-ja në kumtesën e tyre për mediat.