Gjykata Themelore Shkupi 1 do të jetë e stërngarkuar sot me seanca gjyqësore mjaft të rëndësishme. Seanca e parë gjyqësore ka të bëjë me sulmin në Kuvendin e Maqedonisë, natën e 27 prillit të këtij viti, ku u sulmuan fizikisht deputetët e shumicës parlamentare dhe gazetarët. Seanca e mëparshme i shty për shkak të mungesës së njërit nga sulmuesit. Nga të gjithë të akuzuarit, ndaj dy prej tyre rëndon akuza e tentimvrasjes. Seanca tjetër ka të bëjë me Magyar Telekom, që dyshohet për dhënie ryshfeti në Maqedoni. Kjo kompani tashmë është dënuar më SHBA dhe duhet të paguaj një shumë…
Author: Rilinda
Me rastin e Ditës Kombëtare të Vllehëve – 23 maji, Lidhja Demokratike e Vllehëve në Maqedoni dërgon telegram urimi për këtë komunitet për t’ua uruar 23 majin. Sipas tyre, vllehët kanë dhënë kontribut të madh historik, kulturor dhe shoqëroro-politik në ndërtimin, siç thonë, të Maqedonisë së përbashkët. Kjo parti thotë se duhet që të përparojmë në bashkëjetesën ndërmjet bashkësive etnike në vend, duke shtuar që përfafimi i marrëdhënieve të mira të jetë qëllimi i përbashkët kryesor. Njiherit, kjo ditë është ditë feste për komunitetin vlleh në Maqedoni.
Nebi Hoxha, Koço Angjushev dhe Aleksandar Zarkov janë kandidatët të cilët i propozojnë odat ekonomike për zëvendëskryeministra për Çështje Ekonomike në qeverinë e re. Hoxha është kryetar i Odës ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP), Angjushev nënkryetar i Odës ekonomike të Maqedonisë, Zarkov është drejtor ekzekutiv i Lidhjes së odave ekonomike (LOE). Qëndrimi i tri odave është identik, se biznesi duhet drejtpërdrejt të kyçet në politikën ekonomike dhe zhvillimore të shtetit dhe se duhet të ketë qasje në përgatitjen e ligjeve para se ato t’i kalojnë filtrat e qeverisë dhe jo pasi të hyjnë në procedurë kuvendore. “Zëvendëskryeministri për Çështje ekonomike…
Debat për procesin euroatlantik të Republikës së Maqedonisë dhe krizën politike do të mbahet sot në organizim të shoqatës “Federalistët e rinj evropian dhe fondacioni Fridrih Ebert”. Debati “Hyrje në Kuvend, dalje nga kriza, hyrje në BE”, është i dyti nga seria e “Europe Talks” debate në vitin 2017. Panelistët, siç paralajmërojnë organizatorët, do t’i argumentojnë tezat e tyre përmes diskutimit interaktiv për atë deri ku është Maqedonia në rrugën drejt BE-së, presionin të cilin e ka kriza politike ndaj integrimit në BE, ndikimi i këtyre ngjarjeve ndaj zhvillimit të shoqërisë demokratike dhe pranimi i vlerave evropiane, si dhe përkushtimi…
Moti në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe jostabil, në disa vende me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima, posaçërisht pasdite, kur do të ketë kushte për mot të lig lokal me breshër. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 6 deri 13 gradë, ndërsa e ditës prej 18 deri 27 gradë. Në Shkup do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura do të lëvizë prej 13 deri 26 gradë.
Ndodhitë politike në Maqedoni, janë provokuesi kryesor i gjuhës së urrejtjes gjatë prillit, thonë nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në raportin e tyre për muajin prill. Komiteti i Helsinkit kumton se gjuha e urrejtjes dhe thirrjet për dhunë, janë shfrytëzuar nga politikanët dhe personat publik, një pjesë e protestuesve të protestave “Për Maqedoni të përbashkët”, ndërkaq përderia liderët e partive politike po përpiqen që të formojnë shumicën parlamentare, në facebook vazhdon gjuha e urretjes dhe jotolerancës ndëretnike. “Retorika e cila është e ndjekur me krizën politike, përbëhet nga thirrjet e shpeshta për dhunë ndaj jomendimtarëve të…
Ish-ushtari i UÇK-së, Driton Iseni nga Kumanova ka bërë një postim pas lajmeve të ndryshme se kush do të shkojë ministër dhe kush kë po e konsulton në BDI. Ja postimi i plotë: Ne BDI po vlon kush me shkue ministër dhe në poste të tjera të qeverisë së re..! -Me kend u konsulltua Aliu në Kumanovë, kur dihet se dega e Kumanovës nuk ka kryetar legjitim dhe dege legitime, dhe se ai personalisht ka pushuar degën e Kumanovës. Kemi kërkuar plot 5 vite rikonstruim të degës, unë personalisht si nder themeuesit e saj, anëtar kryesie degë prej viti 2005…
Debati në Gjykatën e Lartë për përgjimet do të vazhdojë sot për të marrë një epilog përfundimtar nëse mund të përdoren si dëshmi, ose jo, përcjell Almakos. Vazhdimin e seancës së përgjithshme, në të cilën do të shqyrtojë raportin mbi pyetjen ligjore ” A mund që dëshmitë e siguruara në mënyrë të paligjshme të jenë prova në proceset gjyqësore”. Në këtë diskutim do të merr pjesë edhe Mirjana Llazarova-Trajkovska, ish-gjykatëse në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Në konferencën e mehershme me gazetarët, kryetari i kësaj gjykate, Jovo Vangelovski konfirmoi se diskutimi në këtë pikë është shtyrë për një…
Deputeti Muhamed Zeqiri mbrëmë ka bë një postim në facebook ku nga tre funksionarë të lartë në MPB kërkon përgjegjësi për 27 prillin. Në mesin e tyre është edhe Besir Deharii BDI-së. Poashtu Zeqiri kërkon përgjegjësi edhe nga Goranço Savevski, i besuari i ministrit Agim Nuhiu në postin e udhëheqësit të shtabit operativ. “Mitko Çavkov, Besir Dehari dhe Gorançe Savevski. Këta tre duhet të japin përgjegjësi penale për të enjten e përgjakshme!!! Komanda e artë ka qenë në duart e tyre dhe vetëm kanë bë sehir, deri sa deputetët e shumicës parlamentare ishin të ekspozuar ndaj linçimit publik nga ana…
Ndërmarrje të njohura ndërtimtare në vitin 2015 kanë blerë zyra nga EVN Maqedoni dhe nga Ndërmarrja Publike Pyjet e Maqedonisë dhe pas disa muajve të njëjtat ua kanë shitur për çmim pak më të lartë VMRO-DPMNE-së e cila në atë ishte në pushtet. Ashtu siç shkruan BIRN ata janë kompanitë “Bauer BG” dhe “Zhikoll”, të cilat në periudhën dhjetëvjeçare të pushtetit të VMRO-DPMNE-së kanë punuar në shumë projekte qeveritare pasi që të njëjtat janë zgjedhur në tenderë. Katër prona të blera në të njëjtën mënyrë Në aksionin në të cilën njihet modeli, VMRO-DPMNE ka blerë katër zyra ose gjithsej 800…
Dy persona janë lënduar rëndë, kurse 14 të tjerë më lehtë në gjithsej 20 aksidentet e komunikacionit të evidentuara në fundjavë në rajonin e Shkupit. Policia e komunikacionit ka ndëshkuar 34 shoferë që nuk e kanë respektuar shpejtësinë e lëvizjes, 16 të tjerë janë ndaluar duke vozitur në gjendje të dehur, katër të tjerë kaluan në semafor të kuq, ndërsa te 45 shoferë, dokumentet e komunikacionit kanë qenë të dala afati, ose pa patentë shoferi. 53 shoferë jan gjobitur për parkim të parregullt, kurse janë gjobitur edhe disa qytetarë që nuk kanë kaluar në komunikacion në vijat e bardha. Me…
Projekti për rikonstruktimin e Muzeut të Alfabetit me grantin e përfituar nga fondet IPA pritet të fillojë së shpejti. Gjatë muajve të ardhshëm, pasi të përcaktohet se cila do të jetë kompania e ndërtimit që do të realizojë punimet, muzeu do të mbyllet për dhjetë muaj, ndërsa inventari i tij do të transferohet diku tjetër, shkruan gazeta Koha. Fondi i vënë në dispozicion nga IPA është mbi 300 mijë euro, për ta kthyer godinën në identitet. Të paktën në gjendjen që kishte pas rindërtimit që iu bë në vitin 1925. Nga ajo periudhë ruhen edhe fotografi, në bazë të të…

