Author: Rilinda

Studentët e artit akademik së bashku me studentët fushës së arkitekturës dhe dizajnit nga Fakulteti për shkenca natyrore dhe teknike pranë Universitetit të Shtipit, organizojnë ekspozitë të përbashkët ‘Njëherë ne’, e cila do të jetë sot e hapur në Shtip. Studentët e Akademisë së Arteve do të ekspozojnë vizatime, fotografi dhe skulptura, ndërsa studentët e arkitekturës dhe dizajnit do të ekspozojnë plakate dhe dizjane të temës së përbashkët, njofton AIM. Në hapjen e ngjarjes do të ketë edhe studentë të Akademisë së muzikës me pikat e tyre të muzikës.

Lexo më Shumë

Universiteti ‘Kirili dhe Metodi’ në Shkup sot e shënon 68 vjetorin e themelimit. Me këtë rast Kampusi i universitetit në Shkup do të organizojë debat shkencor ‘Imakt-faktor: Po ose jo?’, njofton AIM. Akademi solemne me këtë rast do të mbahet sonte në Operën dhe Baletin e Maqedonisë (OBM).

Lexo më Shumë

Lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, sot pritet që të mbajë konferencë për shtyp në fillim prej orës 13am. Sela, këtë konferencë për shtyp do ta mbajë për së pari herë pas ndodhive të dhunshme në Kuvend, ku u sulmua nga huliganët e “Për Maqedoni të përbashkët”.

Lexo më Shumë

Prokuroria Speciale Publike (PSP), për sot prej orës 12:00 ka paralajmëruar konferencë për shtyp. Prokuroria në faqen e tyre të “Facebook-ut” dhe “Twitterit” ka njoftuar për konferencën për shtyp, megjithatë nuk ka dhënë detaje shtesë. Në ndërkohë, Këshilli Gjyqësor e ka refuzuar ankesën e PSP-së për paraburgimin e biznesmenit Sead Koçan, i cili është i dyshuar për krim me vlerë prej 17 milionë euro në rastin “Trust”. Koçan më parë dha garanci prej mbi 800.000 euro që të mund të mbrohet në liri.

Lexo më Shumë

Në intervistë për TV Nova, presidenti Gjorgje Ivanov, mbrëmë pas ndarjes së mandatit për kryeministër liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, deklaroi këtë në vazhdim: Përmendët MPJ gjermane. Mendojë që, një deklaratë të tillë të dhënë nga Ministria gjermane për Punë të Jashtme tregon se ambasadori këtu shërbehet me lajme të rrejshme. Dhe nuk është hera e pare. Edhe për krizën e refugjatëve e kishim të njëjtën situatë, andaj kancelaria gjermane duhej që të kërkojë falje publikisht në Bruksel kur kishim krizë refugjatësh për të dhënat e pasakta të cilat i ka marr nga ambasada e tyre këtu. Ashtu që, ja,…

Lexo më Shumë

Mandatari Zoran Zaev sot (e hëne) do t’i fillojë takimet me kreun e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Ky i fundit nesër do të paraqitet edhe në një konferencë për shtyp, pas asaj që përjetoi më 27 prill në Kuvend. Nga LSDM informojnë se sot kanë kryer kontrolle brendapartiake, ndërsa takime ndërpartiake për momentin nuk kanë planifikuar. Nga Lëvizja Besa thonë se, grupet e punës sot kanë punuar për përafrimin e qëndrimeve pas bisedimeve të djeshme me Socialdemokratët. Për momentin përfaqësuesit e të gjitha partive kanë deklaruar se nuk është biseduar për kërkesa konkrete, por për parime mbi të cilat…

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm me vranësira të vogla deri në mesatare. Rreth pasdites do të ketë reshje lokale të shiut të shoqëruara me bubullima. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar me drejtim veriperëndimor, veçanërisht përgjatë Vardarit. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 6 deri në 13 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 19 deri në 27 gradë. Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, me vranësira mesatare, rreth mesditës dhe pasdites me kushte për reshje të shiut. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura do të lëvizë…

Lexo më Shumë

Kompania ndërtimore Bauer BG, pas të cilës thuhet se qëndron ish shefi i DSK-së Sasho Mijallkov, ka marrë qindra mijëra euro të reja nga Komuna e Çairit. Pak para se ti skadojë afati kryetarit të Komunës së Çairit Izet Mexhiti, ai ka shpallur disa tenderë përmes të cilave i ka dhënë kompanisë Bauer BG 300.000 euro për sheshin Skenderbeu, dhe 300.000 euro të tjera gjoja për mbulimin e gropave në rrugët e Çairit. Ndryshe, kompania Bauer BG merr rregullisht tenderë nga institucionet që udhëheq VMRO DPMNE. Vetëm për projektin “Shkupi 2014”, kjo kompani ka marrë gati 34 milionë euro, prej…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja sot njoftoi se nuk do të lejojë që LSDM-ja përmes relativizimeve dhe anashkalimeve të Kushtetutës dhe ligjeve, të realizojë plane në dëm të interesave shtetërore dhe kombëtare. Kërsto Jovanovski në konferencën për shtyp tha se në opinioni është i shqetësuar se çfarë garancie ka nënshkruar Zoran Zaevi kur partnerët e tij të koalicionit mbeten pas platformës së Tiranës dhe planifikojnë t’i realizojnë dispozitat në të. Ai tha se këtë e ka konfirmuar edhe Oliver Spasovski, i cili ka thënë se platforma e Tiranës ende ekziston dhe se “secili ka qëndrimet e tij, por të gjithë bashkërisht duhet të dakordohemi…

Lexo më Shumë

Oda Ekonomike e Maqedonisë (OEM) dhe Këshilli i Investitorëve të Huaj sot në parkun e qytetit në Shkup organizuan Piknikun humanitar botëror, ku përmes ushqimit tradicional të vendeve prej ku vijnë investitorët e huaj prezantuan vendet e tyre, raporton AA. Në Piknikun humanitar botëror, qytetarët që ishin të pranishëm u kënaqen jo vetëm në muzikën e mirë, por edhe në ushqimin tradicional dhe specialitetet e vendeve të ndryshme. Qytetarët e pranishëm kishin mundësinë që të shijojnë ushqimin tradicional turk, shish qebab, si dhe bakllavanë turke, picën italiane, kroasanin francez nga çokolllata, vaflin holandez, ndërsa mjetet e mbledhurra do të shfrytëzohen…

Lexo më Shumë

Me moton “Unë kërkoj-Ne kërkojmë” mbi 100 aktivistë së bashku me disa organizata civile sot në Shkup kanë shpalosur kërkesat e tyre kundrejt Qeverisë së re të Maqedonisë. Ata të shqetësuar, siç thanë, me situatën në të cilën ndodhet vendi, kërkuan vazhdimin e punës së Kuvendit. Duke i dhënë mbështetje kryeparlamentarit Talat Xhaferit, aktivistët kërkuan zbardhjen plotë e ngjarjeve të dhunshme natën e 27 prillit në Kuvend ku u sulmuan deputetët dhe gazetarët. Disa nga kërkesat e tyre nga Qeveria e re: Sa më shpejtë të formohet Qeveria Të jetë Qeveri reformuese që t’i de-partizojë institucionet, T’i realizojë pritjet për…

Lexo më Shumë

Lideri i VMRO-së ka marr mundin që me pompozitet ta bëjë në mënyrë ekskluzive hapjen e Objekti i ri i Filarmonisë së Maqedonisë me pamje moderne dhe arkitektonike. Në ditë kur po promovohet ky objektë, shqiptarët harrojnë se ai është ndërtuar në vend të Xhamisë së njohur Ibni Pashko në Shkup, njofton Ina. Në vitin 2009, qeveria e athershme duke shkelur në mënyrë flagrante procesin e decentralizimit uzurpoi lokacionin historik të xhamisë së njohur dhe në vend të saj vendosi themelet e objektit të ri të filharmonisë. Atë kohë, reagimet e BFIM-së nuk u morrën parasysh, e pse ky institucion…

Lexo më Shumë