Author: Rilinda

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, në emër të vet personal dhe në emër të deputetëve, dërgoi urim me rastin e 24 Majit, Ditës së iluministëve mbarësllovenë “Shën Cirili e Metodi”, Dita e Shën Cirilit e Metodit. “Me këtë festë u shfaqim respekt vllezërve të shenjtë Cirilit e Metodit si themelues të alfabetit dhe lerësisë sllovene, meritorë për zhvillimin kulturor si të popullit maqedonas, ashtu edhe të gjithë popujve sllovenë. Si ithtarë më të mëdhenj të lirisë së frymës njerëzore, kontributi i tyre i madh në betejën kundër harresës dhe mosditurisë është me vlera të çmueshme, sepse…

Lexo më Shumë

Pas dhënies së çmimit presidentit Ivanov “Shenjtëria e tij e Patriarkut të Moskës dhe në të gjithë Rusinë Aleksej i Dytë”, për vitin 2016, nga patriarku i Kishës Ortodokse të Rusisë, Kiril, në ceremoninë solemne që u mbajt dje në tempullin “Hristos” në Moskë, Ivanov sot gjithashtu do të takohet me kryetarin e Federatës ruse, Vlladimir Putin. Nuk dihet saktë se për çfarë do të takohen Putin-Ivanov, por me siguri në lidhje me situatën politike në Maqedoni dhe hapat e mëtejshëm të Maqedonisë dhe Rusisë si dy shtete me raporte të mira diplomatike.

Lexo më Shumë

Ministri i MPJ-së, Nikolla Poposki, i ftuar nga ministrii i MPJ-së të Italisë, Angelino Alfano, sot në Romë do të merr pjesë në mbledhjen joformale të ministrave të MPJ-së nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Siç kumtoi MPJ e Maqedonisë, mbledhja organizohet në prag të Samitit në Trst (12 qershor 2017) në kuadër të Procesit të Berlinit dhe ka për qëllim shkëmbimin e informacioneve në lidhje me shkaktarët aktual me të cilët ballafaqohen vendet e rajonit, njofton AIM. ‘Republika e Maqedonisë i reket me seriozitet të një rëndësie të Procesit të Berlinit dhe në mënyrë aktive merr pjesë në proces për…

Lexo më Shumë

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev dje ka thënë se darka e sotme me përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, si dhe me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, është një mundësi e shkëlqyer për tu parë të gjithë dhe për të diskutuar perspektivën evropiane të Maqedonisë. ‘Mundësi për të shpjeguar sesa shumë do të punojmë në reforma, për t’i dhënë atyre një arsye për tu përqëndruar drejt mbarë rajonit por dhe drejt Maqedonisë sonë. Maqedonia e pret Bashkimin Evropian, duam edhe integrimin në NATO dhe ne besojmë se këto objektiva kryesore të qytetarëve tanë…

Lexo më Shumë

LR PDSH ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë Qendrore nën Kryesimin e Sekretarit Gjeneral të LR PDSH, z. Arben Taravari, u diskutua ndër tjerash edhe për pjesëmarrjen e LR PDSH në Qeverinë reformatore. “Pas diskutimeve dhe analizave të shumta Kryesia Qendrore në formë unanime, e autorizojë grupin negocues i cili është i zgjedhur nga Kryesia Qendrore e LR PDSH-së që të negociojë për të gjitha detalet dhe modalitetet për bashkëqeverisjen me LSDM-në duke i nënvizuar, strategjitë dhe prioritetet politike.
Po ashtu Kryesia Qendrore e LR PDSH solli vendim unanim për ta autorizuar Kryesinë e ngushtë të partisë për marrjen e vendimit final…

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira mesatare dhe jo i qëndrueshëm si dhe me kushte për mot të ligë lokal. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 9 deri 16 gradë, kurse gjatë ditës prej 15 deri 23 gradë Celsius.

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar ndaj deklaratave të Sindikatës së Pavarur të Policisë (SPP), në lidhje me të punësuarit në këtë ministri. MPB-ja demanton pohimet e këtij Sindikati, për gjoja mbi 200 të punësuar që nuk u është paguar sigurimi shëndetësor. Më herët SPP-ja deklaroi se ka të punësuar që nuk u është paguar sigurimi shëndetësor, duke shtuar se për këtë gjë kanë reaguar në organet përkatëse. Ata kërkuan edhe takim, ose së paku bisedë telefonime me ministrin e MPB-së. “Lidhur me deklaratën e sotme për shtyp nga Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Policisë, Ministria e Brendshme…

Lexo më Shumë

Veprimi i disa opozitarëve nga Maqedonia, me përkrahje nga jashtë, “krijuan kërcënim për shtetësinë e këtij vendi”, deklaroi sot ministri rus i Punëve të Brendshme, Sergej Lavrov. “E shqyrtojmë gjendjen në Maqedoni, e cila shkakton shqetësim”, tha Lavrov pas takimit në Moskë me shefin e diplomacisë kroate, Davor Ivo Shtier. Ai tha se “Moska vlerëson se kriza në Maqedoni mund të zgjidhet vetëm në kuadër të Kushtetutës së vendit”. Për vizitë në Moskë është edhe presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, i cili nesër duhet të takohet me presidentin e Federatës ruse, Vlladimir Putin.

Lexo më Shumë

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi në një intervistë për ‘Al Jazeera Balkans’ fletë për rastin e Kumanovës dhe arsyet se pse ndodhi kjo betejë më 9 maj të vitit 2015, përcjell Ina. Kush është fajtor për sulmin në Kumanovë, kush i organizoi, finansoi dhe e realizoi? – Unë e di se ata ishin ish-ushtarë të zotit Ahmeti, disa nga të cilët qenë persona të njohur të atij regjioni nga lufta e 2001, ata që luftuan. Aty kishte gjithçka: edhe patriot, edhe kriminelë, dhe borxhe të papaguara… A ishte aty pushteti i sotëm? – Nuk e di, s’kam informacione të tilla.…

Lexo më Shumë

Parimet mbi të cilat do të udhëhiqet Qeveria e re Maqedonisë, janë shtyllat bazë mbi të cilat po zhvillohen bisedimet për formimin e Qeverisë së re, ndërmjet mandatarit, përkatësisht liderit të socialdemokratëve, Zoran Zaev dhe partive politike shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim, Lëvizjen Besa dhe Aleanca për Shqiptarët, njofton REL. “Anëtarësimi i vendit në strukturat euroatlantike, sundimi i drejtësisë në përputhje me rekomandimet e komunitetit ndërkombëtar, transparenca dhe llogaridhënia e pushtetit, realizimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit, janë shtyllat bazë mbi të cilat parime do të funksionojë Qeveria e re reformuese Maqedonisë”, kanë theksuar përfaqësuesit e partive politike që…

Lexo më Shumë

Shkruan : Nënkryetari i PDSH-së z.Orhan Ibrahimi “Qeveria e Re”, Me “Kryeplakun” e vjetër brenda! Prap, si ç’doherë, fituese, politika e programuar dhe e kordinuar antishqiptare! Jo heshturazi, siç po thonë shumë gazetar, analist dhe opinionist, por e kundërta, bile, bile shumë zëshëm, shumë fuqishëm, partitë politike nënshkruese të ashtuquajturës “Deklaratë”, u distancuan nga ajo. Sipas tyre,”Deklarata” duhej të bëhej “Programi i Qeverisë së Re”. Dhe dje e pamë dhe ndëgjuam me zë të lartë dhe të fuqishëm, se nuk ka as pikë e presje nga ajo “Deklaratë”. Po si mund të jetë ndryshe, çka mund të prisnim tjetër gjë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Federatën ruse. Në një ceremoni solemne në ‘Hristos Spasitell’, Patriarku i Kishës Ortodokse Ruse, Kiril do t’ia dorëzojë Ivanovit çmimin ‘Shenjtëria e tij e Patriarkut të Moskës dhe në të gjithë Rusinë Aleksej i Dytë’, për vitin 2016. Ndërsa nesër Ivanov do të ketë takim me kryetarin e Rusisë, Vlladimir Putin.

Lexo më Shumë