Në një incident që ka ndodhur më 31 mars të këtij viti në orën 15:55, kur katër të rinj e kanë hequr flamurin shtetëror maqedonas nga shtiza në rrugën Goce Dellçev para hotelit “Kristal” në Kumanovë dhe e kanë vendosur atë të Shqipërisë. Policët me veshje civile i kanë vërejtur dhe janë munduar t’i legjitimojnë, por ata i kanë sulmuar. Luan Kadriu (21) nga fshati Sllupçan i Lipkovës është dënuar me dënim me kusht prej 2 vjet për vepren e kryer. Dy nga katër prej tyre kanë ikur ndërsa L.S (16) dhe L.K (21) nga Sllupçani janë dërguar në stacionin…
Author: Rilinda
Me nevojen për perspektiva serioze evropiane si për gjithë rajonin, ashtu edhe për Maqedoninë dhe Serbinë, do shfrytezojme mundësinë që ta shtrijmë dorën dhe të shprehim keqardhje për disa deklarata të papajtueshme e ndërkohë të fokusohemi në përmirësimin e bashkëpunimit mes të dy vendeve”, deklaroi mandatari Zoran Zaev pas takimit me kryetarin e Serbisë, Aleksander Vuçiq në Bruksel në intervistë për AlXhezeira”. Në pyetjen gazetareske se a kanë biseduar me Vuçiq për lajmin që është publikuar në media se ngjarjet që ndodhën në sulmin e dhunshëm në Kuvend ku brenda ishte edhe ish zëvendës drejtor i Agjencisë Informative së Sigurisë…
Gazeta Dnevnik bën të ditur se sistemi kompjuterik doganor i Maqedonisë dhe Bullgarisë është sulmuar nga hakerë, me ç’rast doganierët kanë përfituar miliona euro nga transportet e rrejshme. Të akuzuar janë doganierë të cilët përmes USB-së kanë futur virus në sistem, të krijuar nga një haker nga Sofja, duke i lënë mundësinë që të bëjë manipulime të ndryshme dhe kanë përfituar nga 20 deri 25 mijë euro të paguara me bitkoin. Pjesë e këtij rrjeti janë edhe shtetas të Maqedonisë. Përveç këtyre dy vendeve, është duke u hetuar nëse ka persona tjerë të përfshirë në shtetet tjera të Ballkanit, por…
Ditë të sipërmarrësisë sociale, target i të cilit janë studentët, do të mbahen sot në Fakultetin Filozofik në Shkup, si pjesë e projektit Nxitje e sipërmarrësisë sociale Europe Aid/136504/IH/SER/MK. Qëllimi i ngjarjes është që të nxitë studentët të mendojnë për aktivizim të mëtutjeshëm në këtë fushë, njofton AIM. ‘Këto Ditë të sipërmarrësisë sociale janë në funksion të ngritjes së ndërgjegjes publike, promovimit të sipërmarrësisë sociale në vend dhe motivimit të të rinjve të marrin pjesë në zhvillimin e ndërmarrjeve sociale’, qëndron në kumtesë. Projekti është financuar nga BE dhe zbatohet në partneritet me MPPS-në.
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) paralajmëron shoferët se komunikacioni në vend zhvillohet nëpër rrugë me korsi të lagështa. LAMM udhëzon shoferët që të jenë të kujdesshëm gjatë drejtimit të automjeteve të tyre, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes dhe të respektojnë sinjalistikën. Nëpër gryka dhe ngushtica ka mundësi që për shkak të reshjeve të shiut, të shfaqen rokullisje gurësh. Shpeshtësia e komunikacionit jashtë hapësirave të qyteteve është e ulët, kurse në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga Maqedonia.
Kryetari i LSDM-së dhe mandatar për përbërjen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, mbrëmë nga Brukseli paralajmëroi se në zhvillim të plotë janë edhe negociatat për përbërjen e Qeverisë së re, e cila sipas tij do të duhet të zgjidhet në fillim të javës së ardhshme. Siç lajmëron korrespondenti i MIA-s, i pyetur deri ku janë negociatat për formimin e Qeverisë, Zaev pas takimit me kryeministrat e pesë shteteve ballkanike plus Federika Mogerini, theksoi se me partnerët e tjerë pothuajse është dakorduar gjithçka, përveç me lëvizjen BESA, por paralajmëroi se pret mbyllje të listës së ministrave deri në fund të…
Në Gjykatën Themelore Shkupi 2, sot do të vazhdojë procesi gjyqësor kundër Sllobodan Bogoevskit, ish-shef i kundërzbulimit. Ai është paditur nga Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi, krerë të BDI-së, për dëshminë e tij në New York, në lidhje me Magyar Telekom. Para gjyqit në SHBA, Bogoevski ka theksuar se 7.5 milionë euro u janë dhënë personave zyrtar të shtetit, Vllado Buçkovskit, Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit. Gjykata në seancën e kaluar ka pranuar që për dëshmitarë të thërrasë avokaten Biljana Panova, noterin Sasho Klisarovski dhe përkthyesen të cilës iu është dhënë vërtetësia e deklaratës e cila ka qenë e shfrytëzuar…
Moti sot në Maqedoni do të jetë me mjegulla me kushte për paraqitjen e reshjeve të shiut. Sipas DPHM-së, deri te shtunën rajoni i Maqedonisë do të jetë nën ndikim të disa valëve të lagështa të ajrit dhe moti kryesisht në orët e pasditës do të jetë i ndryshueshëm dhe jostabil me të reshura të mëdha të shiut dhe bubullimë. Nesër do të jetë kryesisht me vranësira gjatë tërë ditës dhe priten të reshura më të mëdha të shiut, posaçërisht në pjesët jugore. Në disa vende, sasitë e përgjithshme mund të tejkalojnë 45 litra në një metër katror. Të premten…
https://www.youtube.com/watch?v=83uYXmmKGYU Zejdi Rexhepi nga rradhët e Lëvizjes Besa i ftuar në emsionin #Click Plus në Tv21 edhe një herë citoj qëndrimet e kësaj partie rreth përbërjes së re qeveritare, ku BESA nuk ka prioritet postet por parimet qe duhet te arrihen ne interes të qytetarëve shqiptarë, shton Rexhepi. Pikat që duhet të kalohen janë garanci dhe parime kyçe për qeverinë e ardhshme: 1.Ridefinimi 2.Lëvizja Besa do të jetë pjesë e qeverisë në të cilën nuk do të përfshihen persona të inkriminuar. 3.Marrëveshja për koalicionim duhet të jetë e afatizuar dhe transparente 4. Implementim i plotë i Deklaratës dhe 5. Qeverisje…
Më 5 Maj, Tetova ka lidhur kontratë me firmën “NB-Kompani” për mbulimin e disa grova nëpër Tetovë. Për këtë shërbim i ka ndarë afro 250 mijë euro. Në po të njëjtën ditë është publikuar edhe marrëveshja me kompaninë “Siguria EMM” nga Tetova për mirëmbajtjen e sinjalizimit rrugor të qytetit. Ky shërbim Tetovën e ka kushtuar afro 56 mijë euro. Më 2 maj Tetova ka lidhur tjetër marrëveshje për sanimin e disa objekteve në Tetovë, dhe për këtë shërbim do ti pagujë firmës NB-Kompani nga Tetova mbi 1 milion euro./Shenja
DPHM paralajmëron se prej sot pasdite do të ketë kushte për mot të keq lokal me paraqitje të breshërit dhe erë të përforcuar. Sipas DPHM-së, deri te shtunën rajoni i Maqedonisë do të jetë nën ndikim të disa valëve të lagështa të ajrit dhe moti kryesisht në orët e pasditës do të jetë i ndryshueshëm dhe jostabil me të reshura të mëdha të shiut dhe bubullimë. Nesër do të jetë kryesisht me vranësira gjatë tërë ditës dhe priten të reshura më të mëdha të shiut, posaçërisht në pjesët jugore. Në disa vende, sasitë e përgjithshme mund të tejkalojnë 45 litra…
Në Ohër kanë filluar punimet për ruajtjen dhe rindërtimin e Xhamisë së Ali Pashës, lokalitet historik nga shekulli XVI. Xhamia, e cila gjendet në hyrje të Çarshisë së Ohrit, sipas paralajmërimeve nga Myftinia e Ohrit, do të marrë pamjen dhe shkëlqimin e dikurshëm, njëlloj siç ka qenë kur është ndërtuar pesë shekuj më parë. Drejtoresha e Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës dhe Muzeut – Ohër, Tanja Paskali Buntasheska, thotë për AA se objekti është i mbrojtur me një vendim që nga viti 1968. “Xhamia e Ali Pashës është një monument individual si të gjitha monumentet e tjera individuale,…

