Në një incident që ka ndodhur më 31 mars të këtij viti në orën 15:55, kur katër të rinj e kanë hequr flamurin shtetëror maqedonas nga shtiza në rrugën Goce Dellçev para hotelit “Kristal” në Kumanovë dhe e kanë vendosur atë të Shqipërisë. Policët me veshje civile i kanë vërejtur dhe janë munduar t’i legjitimojnë, por ata i kanë sulmuar.
Luan Kadriu (21) nga fshati Sllupçan i Lipkovës është dënuar me dënim me kusht prej 2 vjet për vepren e kryer. Dy nga katër prej tyre kanë ikur ndërsa L.S (16) dhe L.K (21) nga Sllupçani janë dërguar në stacionin policor të SPB-së Kumanovë, përcjell Portalb.
Në Gjykatën Themelore të Kumanovës është gjykuar për dy vepra penale, sulm të personit zyrtar gjatë kryerjes së punës nga sigurimi publik dhe nxitje etnike, urrejtje fetare dhe racore, përçarje dhe intolerancë. Këshilli Penal për të dy veprat penale i ka shqiptuar dënim të vetëm prej 2 viteve, pas dënimit me urdhër të prerë në periudhën prej 4 viteve të mos bëjë asnjë vepër tjetër penale. Kadriu para Gjykatës i ka pranuar të dy veprat penale për të cilat është i akuzuar.
Gjykimi i L.S. akoma nuk ka mbaruar, për shkak se ai nuk e ka pranuar veprën dhe ka thënë se rastësisht ka ndodhur në vendngjarje. Incidentin e kanë dënuar të gjithë maqedonasit dhe shqiptarët, të cilët kanë kërkuar që ata të cilët e kanë kryer veprën të dënohen që të mos përsëritet praktika dikush të mundohet t[i prish marrëdhëniet ndëretnike në qytet./Almakos
Data 26.08.2026
Aktuale
- Mickoski: Po bëhet realiteti ndërtimi i autostradës Shkup – Bllacë
- William Walker u shkruan liderëve politikë, propozon Faton Bislimin për President të Kosovës
- Presidenti i Turqisë, Erdogan: Ata që kërkojnë ta zhysin rajonin tonë në paqëndrueshmëri do të humbasin
- VLEN: Nisin punimet për autostradën Shkup–Bllacë
- Rusia dhe Ukraina po përgatiten për një shkëmbim të ri të madh të të burgosurve
- BIRN: Mbi 90 për qind e pishinave private në Shkup janë ndërtuar pa dokumentacion ligjor
- BDI: Tender prej 42 mijë eurove tek kushëriri i drejtorit të “Bardovcit”
- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të vizitojë Maqedoninë e Veriut


