Dëshirojmë arsim i cili do tu përshtatet ndryshimeve shoqërore, ose dëshirojmë arsim i cili do të iniciojë ndryshime? Këtë pyetje, sot, Jua shtroi Avokati i Popullit Ixhet Memeti studentëve të Fakultetit Juridik, para se të nënshkruajë Memorandumin për bashkëpunim me këtë fakultet, transmeton RadioMof. “Shkollimi nuk paraqet vetëm mësim dhe fitim i njohurive. Përkundrazi, shkollimi është veprim që nga ana tjetër paraqet bazë për çdo sukses. Çdo i ri, i cili dëshiron të sigurojë të ardhmen e tij, nuk guxon të jetë indiferent ndaj arsimimit. Nuk guxon të vihet në rolin e vrojtuesit të punëve të cilat në esencë e…
Author: Rilinda
Tre këmbësor janë lënduar në dy aksidente që natën e kalur ndodhën në Tetovë dhe Gostivar, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski. Josivofski njoftoi se aksidenti i parë ka ndodhur rreth orës 20:20, kur makina me vozitës të panjohur në udhëkryqin e bulevardit “Ilinden” dhe rrugës “29 nëntori” në Tetovë ka goditur dy këmbësor B.A (55) dhe G.A (26), të dy nga Tetova. Pas aksidentit shoferi me makinë është larguar nga vendi i ngjarjes. Aksidenti i dytë ka ndodhur më vonë në orën 21:10 në rrugën “Kej Bratstvo edinstvo” në Gostivar, ku makina “Opel” me targa të Gostivarit e…
Edhe pse kanë kaluar disa muaj, institucionet kompetente ende nuk janë pronocuar zyrtarisht për dy rastet e vdekjes së personave të burgosur – Romë, për një periudhë të shkurtë: Andrias Rexhepov, djaloshi 21 vjeçar nga Shuto Orizarja, i cili vdiq në burgun në Idrizovë dhe 25 vjeçari Erdall Jusinov nga Shtipi, i cili vdiq në burgun në Shtip, i njohur si “I gjashti”. Prokurori Publik i Shtipit, Risto Bojaxhiski, për CIVIL Media tha se nuk ka pasur gjurma të dhunës mbi trupin e të burgosurit Erdall Jusinov, i cili vdiq më 22 mars të vitit 2017, nën rrethana të dyshimta…
Lideri I LSDM-së në një intervistë për “Fokus” në një pauz të shkurtër gjatë kongresit ka deklaruar se të kalojë gjithcka bukur. “Ne kemi procedura gjatë votimit të fshehtë, edhe pse ne këtë mënyrë kongresi ka të drejtë të ofrojë dhe kandidatët e tjerë, mirëpo unë jam I vetmi kandidat. Kemi vendim nga Komiteti Qëndror, për nënkryetar të bordit mbikqyrës. Edhe pse disa kandidat janë të vetëm, megjithatë procedura është në rugë të drejtë me votim të fshehtë “pro” apo “kundër”. Ajo është shprehja e demokracisë. Shpresoj se kongresi do te mbarojë me sukses që të mund të koncentrohemi tek…
Eurodeputeti Knut Flekenshtajn nga Brukseli përshëndeti kongresin e 22-të të LSDM-së duke potencuar se qeveria e re do të shpie vendin në drejtimin e duhur. “Qeveria e re do ta shpie vendin në rrugën e drejtë. Ne ju kemi mbështetur dhe shumë kohë është humbur për reformat. Por besojmë se kjo qeveri do ta shpie Maqedoninë në rrugën drejt Bashkimit Europian”, është shprehur Flekenshtaj.
Talat Xhaferi në një intervistë për AFP tha se Maqedonia javën e ardhshme qeveri të koalicionit do të ketë mes social demokratëve dhe partive shqiptare. “Po pres të marr brenda një ose dy ditëve programin e këtij kabineti dhe të thërras menjëherë javën e ardhshme një takim në Parlament”, tha ai. Pas një kohe të gjatë bllokimi duke përmendur një shkelje të unitetit kombëtar maqedonas, presidenti George Ivanov ngarkoi më 17 prill kreun e LSDM¬së Zoran Zaev për formimin e një qeverie koalicioni, që do të përfitojë një shumicë prej 67 vendesh nga 120 sa ka Parlamenti i Maqedonisë. “Për…
Komisioni ndërdikasterial shtetëror për luftë kundër prodhimit të palejuar, tregtisë dhe keqpërdorimit të drogave sot në Shkup organizoi prezantimin “Evaluimi i programeve për trajtim dhe kujdes të personave të cilët përdorin droga në Republikën e Maqedonisë”, raporton AA. Sipas Liljana Ignjatova, kryetare e Komisionit ndërdikasterial shtetëror për luftë kundër prodhimit të palejuar, tregtisë dhe abuzimit të drogave, të varurit edhe më tej përballen me stigmatizim dhe njëfarë diskriminimi, kanë problem të gjejnë punë dhe në përgjithësi me riintegrimin në bashkësi. “Rezultatet e hulumtimeve tregojnë se numri i të ashtuquajturve të varur problematik nga droga është ulur në krahasim me hulmtimet…
Ndërmjetësi në kontestin Maqedoni-Greqi, Robin O’Nil konsideron se Maqedonia duhet të bëhet anëtare e NATO-s pa anulim të mëtutjeshëm. “E mbështes fuqishëm nismën e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s pa anulim të mëtutjeshëm. Maqedonia tashmë është theksuar me mbështetje rekorde për operacionet e NATO-s, madje edhe pa qenë anëtare e Aleancës”, deklaroi ambasadori dhe ndërmjetësi në kontestin Maqedoni-Greqi, Robin O’Nil për programi “Zëri i popullit” në Radion Maqedonia e Lirë. Për paqe në Ballkan, shton O’Nil, Maqedonia duhet menjëherë të hyjë në NATO. “Me anëtarësimin e plotfuqishëm në NATO, Maqedonia do të luajë rol të…
Në kongresin e LSDM-së në të cilën pritët rizgjedhja e Zoran Zaevit, për kryetar të LSDM-së, arritti edhe kryetari i Levizjes Besa, Billall Kasami, i cili është i ftuar si mysafir , si dhe partitë të tjera BDI dhe përfaqësuesit e partive të vogla. Kongresi mbahet në hotelin “Aleksandër Palace” në Shkup, ndërkaq të ftuar janë edhe 700 delegatë. /Almakos.com/
Me rastin e muajit të Ramazanit, lideri i LSDM-së Zoran Zaev, ka përcjellë urimin e tij deri tek të gjithë besimtarët musliman. Ai thërret në nder dhe përgjegjësi qytetare që të vazhdojmë së bashku në veprimet e rëndësishme në Maqedoni. “Ju uroi fillimin e këtij muajit të Ramazanit të gjithë qytetarëve në nder të festës Ramazan Bajram. Në emrin tim uroj që muaji i shenjtë i Ramazanit të ketë qetësi dhe harmoni familjare”- tha Zaev. Lideri I LSDM-së Zoran Zaev, më tej urimin e tij e vazhdon duke cekur edhe shpresën dhe dëshirën që ky muaj të nxisë vullnet më…
Pas mbledhjes së të dhënave dhe provave, Prokuroria Themelore Publike ka nisur procedurë kundër një personi për shkak të dyshimit të veprave penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” të nenit 288 dhe “prodhim të paligjshëm, posedim dhe shitje të armëve ose substancave shpërthyese” në nenin 396 të Kodit Penal. “Duke pasur parasysh se janë plotësuar bazat ligjore, prokurori kompetent publik deri tek gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Shkup 1 ka dorëzuar kërkesë për caktimin e paraburgimit të të dyshuarit. Propozimi i prokurorisë është pranuar nga gjykata dhe me vendim ndaj të dysuarit i është caktuar masa e paraburgimit…
OBRM-PDUKM-ja përmes një kumtese thekson se ata vazhdimisht kanë punuar në të mirë të qytetarëve, ndërsa akuzojnë LSDM-në për intriga, spekulime dhe destruktivitet. Nga OBRM-PDUKM thonë se në periudhën e kaluar kanë punuar për realizimin e projekteve kapitale, ndërsa sipas tyre, LSDM-ja është e vetmja që mendon bllokim të projekteve të filluara. “Qeveria e udhëhequr nga OBRM-PDUKM në vitet e kaluar theks të veçantë ka vendosur në shëndetësi, duke investuar në objekte medicinale të reja, aparate dhe trajnim të kuadrit. Me iniciativë të Nikolla Gruevskit, u ndërtua qendra për diagnostifikimin e hershëm të sëmundjeve malinje”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.…

