Ndërmjetësuesi i OKB-së për çështjen e emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, Matthew Nimetz, ka deklaruar se prioriteti i kësaj qeverie të re të Maqedonisë duhet të jetë zgjidhja e çështjes së emrit. Në intervistën e tij dhënë gazetës greke ”Real News”, Nimetz thekson se pret që qeveria e re të fillojë bisedime serioze për këtë kontest që sipas tij, mund të ndihmojë në tejkalimin e problemeve tjera në rajon. Sipas AIM-së, Nimetz i vlerëson si të gabueshme dhe të rrezikshme idetë për ndryshim kufijsh, posaçërisht në Ballkan.
Author: Rilinda
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) bën të ditur se komunikacioni në vend zhvillohet normalisht dhe në vende-vende nëpër rrugë me korsi të lagështa. LAMM-ja udhëzon shoferët që të jenë të vëmendshëm, të respektojnë sinjalistikën dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me automjetet e tyre. Nëpër gryka dhe ngushtica mali mund të ketë rrokullisje gurësh. Shpeshtësia e komunikacionit jashtë qyteteve është e ulët, kurse në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga Maqedonia.
Ministrat e rinj të qeverisë së Maqedonisë do të hyjnë në “skanerin” e Prokurorisë Speciale. Emrat e propozuar do të verifikohen me kujdes nga ky institucion, që do të shohë nëse janë të përfshirë në afera korruptive apo skandale të tjera që kanë të bëjnë me keqpërdorimin e institucioneve ose detyrës zyrtare. Vetë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti e konfirmoi një gjë të tillë pas takimit me të mandatuarin Zoran Zaev, njeriu që do të drejtojë qeverinë e re në 4 vitet e ardhshme. Ahmeti theksoi se Zaev do të verifikojë në institucione pastërtinë e të gjithë ministrave të rinj,…
Nga incizimet e bombave mbetet e qartë se “Sopot”, rast të cilin një herë e kanë “kalitur” partitë politike në vitin 2003, ndërsa në vitin 2010 përsëri ka qenë qëllim i politikave, por jo e mjeteve të drejtësisë, ku ka shërbyer si mall “çka të i jepet, çka mos t’i jepet” BDI-së, partnerit të koalicionit të VMRO-DPMNE-së. në atë kohë Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski në konferencë për shtyp mes tjerash tha edhe këtë në vazhdim, të cilën e vlerësojmë si spin: Spin: Nga konferenca e PSP-së vërehen dy qëllime. I pari është paralajmërimi për shtypje mbi gjyqësorin, paralajmërim i…
Moti gjatë ditës së sotme në Maqedoni do të jetë kryesisht i ngrohtë dhe me diell, ndërsa në zonat malore do të ketë vranësira por jo shi. Gjatë pjesës së dytë të ditës moti do të përfshihet nga një valë e freskët ajri. Temperaturat do të variojnë nga 3 deri në 12 gradë, ndërsa gjatë ditës nga 18 deri në 27 gradë Celsius.
Hazbi Lika – zv/ kryeministër per Sistem Politik dhe Marredhënie midis komuniteteve Hazbi Lika, lindi në vitin 1972 në Tetovë, është politikan shqiptarë në Republikën e Maqedonisë, ish zëvendës ministër i Punëve të Brendëshme (i emëruar më 27 qershor të vitit 2003), ish kryetar i Komunës së Tetovës (gjatë viteve 2005-2009) dhe Sekretar organizativ i Bashkimit Demokratik për Integrim. Arsimin e lartë ka mbaruar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Depertamenti i Gjuhësisë dhe Letërsisë Shqipe. Lika në opinion gjithashtu është i njohur si Komandant i ish-Bdrigadës 112 Mujdin Aliu të UÇK-së dhe për kontributin e dalluar të…
Sundimi i shtetit ligjor, luftimi i korrupsioni dhe krimit të organizuar, heqja dorë nga masat populiste dhe ndryshimet ligjore në sferën e investimeve, por edhe tatimeve, janë disa nga masat që duhet t’i ndërmarrë Qeveria e re për ndryshuar gjendjen e rëndë ekonomike. Kështu vlerësojnë ekspertët e ekonomisë duke komentuar pritjet nga Qeveria e re e social-demokratit Zoran Zaev, që edhe zyrtarisht pritet të votohet në Kuvend, javën e ardhshme. “Një pikë është kryesore, sundimi i ligjit. Duhet që njëherë e përgjithmonë ligjet të cilat miratohen, dhe si pasojë e tyre mundet të jetë i prekur komuniteti i biznesit, mendoj…
KËSHILLI QENDROR I LIDHJES SOCIALDEMOKRATE DO TË MBAJË SONTE MBLEDHJE TË JASHTËZAKONSHME NË TË CILËN DO TË SHQYRTOJË DHE DO TË VENDOSË PËR HAPAT E MËTEJSHËM PËR NEGOCIATAT PËR QEVERINË E RE QË DUHET TA FORMOJË MANDATARI ZORAN ZAEV, TRANSMETON GAZETA EXPRESS. Vendimet fillestare të KQ të LSDM-së, sipas paralajmërimeve, do të kumtohen sonte vonë. Sot edhe Lëvizja Besa duhet të prononcohet se a do të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme, kurse BDI-ja mbrëmë veç më i publikoi kandidatët e vet për ministra.
Nënkryetari i PDSH, Orhan Ibrahimi ka ironizuar me ministrat e rinj të BDI, por edhe të Aleancës për Shqiptarët, duke aluduar te LR-PDSH. Ja postimi i plotë: “Bashkë Drejt Qëllimit !” Përzgjedhje briliante e Ali Ahmetit, për funksionet më të larta shtetërore ! Propozimet janë figura të pa harxhuara, të pa korruptuara, figura të reja, si dhe, për të parën herë do të batrin poste të larta shtetërore! Kryetar Parlamenti- z.Talat Xhaferi, biografi e pa njohur për opinionin! Ministrat e Ri të Qeverisë Reformatore: Sadulla Duraku-Ministër i ekologjisë; Zv/drejtor i Doganave të RM-së, Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit me…
etrit Menaj, publicisti dhe ish-gjenerali i luftës së UÇK-së ka lartësuar zgjedhjet e BDI-së për ministra. Ai ka theksuar se komandantët e UÇK-së të zgjedhur si ministra do të jenë garanci për të ecur përpara në realizimin e idealit të dëshmorit. Hazbi Lika dhe Sadulla Duraku janë dy ish-komandant të UÇK-së dhe ish-anëtarë të shtabit.
Kumanova ime e shkretë! Rroshi e koshi eksperimentuan mbi kurrizin tënd. Mendjet më të liga komuniste, fashiste, nacionaliste, kuazi demokratike etj, ushtruan luftëra speciale fizike dhe psiqike mbi nënqiellin dhe popullin kumanovar. Te vrane me ligjin per nenshtetesi. Ta sollën luftën nga Kalaja dhe Malësia e Tetovës, ku as predhat nuk arrinin, ta zbarkuan në rrafshin tënd, në fushën e Sllupçanit. Ta sollën diellin mbi kokë edhe në Lagjen e Trimave. Të gjitha këto janë dhembje të mëdha dhe plagë që nuk shërohen, Kumanova ime. Por ky nënçim është kapaku i gjitha të ligave. Mos na e nënçmo intelegjencën z.…
Viti që lamë pas ka vazhduar trendin e uljes së numrit të të diplomuarve nga viti paraprak. Në 2016-ën, sikurse raporton Enti Shtetëror i Statistikave, janë shënuar 2.5 për qind më pak të diplomuar se në vitin 2015, shkruan gazeta KOHA. Konkretisht, në të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit të lartë vitin e kaluar kanë diplomuar 8 247 studentë, prej të cilëve 4 787 ose 58 për qind femra. Edhe një vit përpara, pra 2015-ën, kishte më pak të diplomuar se 2014-ën. Ajo që e dallon 2016-ën është kohëzgjatja e studimeve. Vetëm 36 për qind e studentëve kanë…

