Qeveria në largim, në krye me kryeministrin teknik Emil Dimitriev, para 10 ditëve ka arritur marrëveshje me shitës të luleve, për dekorimin e objektit qeveritar. Thënë më qartë , marëveshja prej 37.000 euro, e cila sot ishte e publikuar në faqen e internetit të prokurorisë publike, zyra për çështje të përgjithshme të Qeverisë e ka përfunduar më 19 maj në lulishten “Fiore TP”. “Furnizimi me lule dhe aranzhmane me lule, lule në vazo, pemë të huaja, lule në vazo me qiri, vazo , qiri” etj, shkruan në marëveshjen e përfunduar, e cila thotë se shërbimi është për një vit. Zyra…
Author: Rilinda
Agjencia për të rinj dhe sport sot ka ndarë kupona për pesë programerët më të mirë. Ngjarja organizohet për të tretin vit me radhë në kuadër projektit të përbashkët ‘I riu më i mirë programer’. Tre vendet e para me nga 40 mijë denarë i fituan Vlladimir Maksimovski, Filip Mihov dhe Marko Çallasan, ndërsa Dimitar Bajraktarov dhe Martin Dinev janë fitues i kuponës prej 20 mijë denarëve. Përndryshe programerët më të mirë të Fakultetit të informatikës do të marrin bursë për studime falas në fakultet, njofton AIM. Drejtori ARS Marja Spaseski, deklaroi se projekti është pjesë e Agjencisë për ngritje…
Deputetët Sasho Vasilevski dhe Luben Arnaudov të cilët kanë qenë të filmuar nga kamerat e Kuvendit, që së bashku me disa kolegë të tyre në të enjten e përgjakshme hapën dyert e kuvendit dhe i kanë orientuar protestuesit, i kanë kërcënuar prokuroret e PSP, kur në Ohër i kanë pyetur dëshmitarët për hetimin e finansimit të paligjshëm të VMRO-DPMNE-së. ” Ishim në mbledhje, meqë kjo është detyra jonë dhe ajo që pritet nga ne. Nuk është e vërtet që ne kemi kërcënuar PSP-në, përkundrazi kemi patur një komunikim të mirë. Çfarë kërcënimesh, mbi të gjitha jemi intelektual”, deklaroi Arnaudov për…
Lidhja Social-demokrate të shpallë urgjentisht mbajtjen e zgjedhjeve lokale së bashku me ato parlamentare, kështu kanë kërkuar nga VMRO-DPMNE në një deklaratë për shtyp. Sipas VMRO-së, ka kaluar një muaj që nga zgjedhja e kreut të Kuvendit dhe se ende nuk është bërë asnjë lëvizje. Sipas kësaj partie, LSDM-ja po i pengon proceset në vend. VMRO i ka bërë thirrje LSDM-së që të mos i vendosë interesat e veta partiake para interesave të vendit. /Almakos.com/
Në kuadër të turneut të madh botëror më “57 & 9” me rastin e prezentimit të albumit me të njejtin emër, me 15 tetor në arenën “Boris Trajkovski” në Shkup, do të mbajë koncert Sting, një ndër këngetarët më të mëdhej në botë i të gjitha kohërave. Sting tashmë është në një turne botërorë promovues nga shkurti i këtij viti. Duke i përfshirë të gjithë kontinentet. Pjesa e verës është e rezervuar në Evropë, ndërsa në fillim të shtatorit në Amerikën e Jugut, deri sa kthehej në Evropë është kthyer me një sërë koncertesh nga mesi i shtatorit deri në…
Përfaqësuesit e partive politike momentale gjenden në koordinim te kryeparlamentarin Talat Xhaferi në vazhdën e seancës së nesërme për zgjedhjen e kabinetit dhe programit të ri qeveritar. Siç mëson “Fokus” deri më tash vetëm Lëvizja BESA ka njoftuar Xhaferin se për koordinator të grupit parlamentar të tyre kanë caktuar Afrim Gashin deri sa partitë dhe koalicionet tjera të cilët kanë më shumë 5 deputetë ende nuk kanë formuar grup parlamentar. Flitet, sa i përket grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së si koordinues i saj do të jetë Ilija Dimovski, i LSDM-së Petre Shilegov, i BDI-së Ejup Alimi, kurse Aleanca për Shqiptarët dhe…
Pas pesë viteve Gjykata Supreme nesër do duhet të vendos për ankesën e shtatë të dënuarve të rastit “Monstra” të cilët u dënuan me burgim të përjetshëm për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Gjykata Supreme ka caktuar seancën pesëmbëdhjetë muaj pasi që pala mbrojtëse e ankimoi aktgjykimin e Gjykatës Penale dhe të Apelit. Autoritetet e atëhershme, ministrja punëve të brendshme Gordana Jankulloska si dhe zëvendës ministri i saj, Xhelal Bajrami rastin në fjalë e etiketuan si një akt terrorist islamik. U arrestuan dhe u dënuan me burgim të përjetshëm disa shqiptar, ndërsa para medieve ndodhi një teatër i…
Sot në orën 13 në gjykatën themelore Shkupi 1 , pritet të vazhdojë seanca gjyqësore kundër anëtarit të presidiumit të së majtës Zdravko Saveski , për shkak të pjesmarjes në protestat e vitit të kaluar. Gjykimi kundër Zdravko Saveski vazhdon më shumë së një vitë. Kundër tij ende zbatohen masat e sigurisë, paraprakisht ai duhet patjetër të paraqitet në gjykatë dhe polici çdo të Hëne. /Almakos
Në një intervistë për Faktor, kryetari i lidhjes social-demokrate të të rinjëve, tha se në Maqedoni është i rëndësishëm arsimi modern dhe funksional, ku nxënësit të fitojnë dituri dhe kualitet ndersa arsimtarët të jenë të ngritur në bazamentin shoqëror, njohton Almakos. “Gabime të bëra në shpejtësi dhe në reforma joproduktive do të zgjidhen në etapa dhe sistematikisht, përmes debateve kreative, propozimeve dhe ideve do përpiqemi të krijojmë një model më të mirë të arsimit në Republikën e Maqedonisë”. Ai më tej theksoi se është sjellë ligj për heqjen e testimit ekstern. “Hapi i parë është heqja e ligjit më të…
Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, në profilin e tij zyrtar, thotë se LSDM-ja u zotua që do ta ulë numrin e ministrave në përbërjen e re qeveritare dhe se nuk do të kalojë 20-tëshin, ndërsa qeveria e propozuar e LSDM-së ka 25 ministra./Almakos https://www.facebook.com/hashtag/%D0%BC%D0%B8%D0%BD%D0%B8%D1%81%D1%82%D1%80%D0%B8?source=embed
Kina kryeson listën e vendeve ku konsumohet me se shumti cigare, ndërkaq Maqedonia është e katërta. Në Kinë të rriturit pijnë duhan me mesatare prej 4124 cigare në vit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, përcjell Almakos. Pas Kinës vjen Bjellorusia me 3831 cigare në vit për person, dhe Libanin me 3023. Në Maqedoni pihet duhani nga 2,732 cigare për person. Pas Maqedonisë në listë është Rusia 2690. Më pak cigare konsumohet në Guine, me vetëm 15 cigare për person në vit, me pastaj vijojnë Solomon Islands 26, Kiribati 28, Uganda 41 dhe Ruandën 53. Nga 68 në 182 vendeve, mesatarisht…
Sot, Agjencia për punësim e fillon realizimin e Programit të vetëpunësimit me mjete të pakthyeshme për vitin 2017. Sipas AIM-së, zbatimi i këtij programi do të paralajmërohet nga zv. drejtori i Agjencisë, Vllatko Popovski dhe Arben Ziberi.

