Në kuadër të turneut të madh botëror më “57 & 9” me rastin e prezentimit të albumit me të njejtin emër, me 15 tetor në arenën “Boris Trajkovski” në Shkup, do të mbajë koncert Sting, një ndër këngetarët më të mëdhej në botë i të gjitha kohërave.
Sting tashmë është në një turne botërorë promovues nga shkurti i këtij viti. Duke i përfshirë të gjithë kontinentet. Pjesa e verës është e rezervuar në Evropë, ndërsa në fillim të shtatorit në Amerikën e Jugut, deri sa kthehej në Evropë është kthyer me një sërë koncertesh nga mesi i shtatorit deri në fund të tetorit.
Në këtë turne, Sting ka kënduar disa këngë të shkëlqyera nga albumi i ri, si hitet më të mëdha të karierës së tij solo rradhiten: „Fragile“, „Desert Rose“, „Fields of Gold“…, si në kohën e grupës legjendare Polis: : „Message in the bottle“, „Walking on the moon“, „Every breath you take“…
Produksioni Avallon informon se është konfirmuar koncertet e Sting-ut më 5 maj. Të gjitha informatat në lidhje me shitjen e biletave të kësaj ngjarje vërtetë të madhe do të shpallen sonte rreth orës 20. /Almakos.com