Lidhja Social-demokrate të shpallë urgjentisht mbajtjen e zgjedhjeve lokale së bashku me ato parlamentare, kështu kanë kërkuar nga VMRO-DPMNE në një deklaratë për shtyp.
Sipas VMRO-së, ka kaluar një muaj që nga zgjedhja e kreut të Kuvendit dhe se ende nuk është bërë asnjë lëvizje. Sipas kësaj partie, LSDM-ja po i pengon proceset në vend.
VMRO i ka bërë thirrje LSDM-së që të mos i vendosë interesat e veta partiake para interesave të vendit. /Almakos.com/

