Qeveria në largim, në krye me kryeministrin teknik Emil Dimitriev, para 10 ditëve ka arritur marrëveshje me shitës të luleve, për dekorimin e objektit qeveritar. Thënë më qartë , marëveshja prej 37.000 euro, e cila sot ishte e publikuar në faqen e internetit të prokurorisë publike, zyra për çështje të përgjithshme të Qeverisë e ka përfunduar më 19 maj në lulishten “Fiore TP”.
“Furnizimi me lule dhe aranzhmane me lule, lule në vazo, pemë të huaja, lule në vazo me qiri, vazo , qiri” etj, shkruan në marëveshjen e përfunduar, e cila thotë se shërbimi është për një vit.
Zyra për Çështje të Përgjithshme të Qeverisë më datë 23 maj ka nënshkruar tender për blerjen e ujit, në vlerë prej 17.600 euro. Këtë tender e fitoi kompania ‘’ Pelisterka AD Shkup”.
Në faqen e Byros për prokurime publike sot ishte caktuar edhe një tender.Pra më 3 maj Zyra për Çështje të Përgjithshme të Qeverisë lidhi edhe marrëveshje për “furnizimin, shpërndarjen dhe instalimin e kontrollit të qasjes (hardware dhe software), me vlerë 20.300 euro. Për shkak të mungesës së informacionit për këtë marrëveshje mbetet e paqartë saktësisht se për çfarë lloj kontrolli të qasjes bëhet fjalë dhe nëse ajo do të zbatohet për anëtarët e rinj të qeverisë, ose nëse është mase e rregullt për mirëmbajtjen e sistemit të furnizimit./Almakos.com

