35-vjeçari Bledar Çuni, është arrestuar nga policia në Berat pasi ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje.
Ai ishte shpallur në kërkim për plagosjen e personazhit të TikTok-ut, Fabion Kuçit, i njohur si Gucci.
Bledar Çuni ishte familjarisht në Berat duke bërë festën e Baby Shoëer, ku është evidentuar dhe vënë në pranga policia.
Njoftimi i policisë:
Kapet në Berat një shtetas i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë.
Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Berat, pas administrimit të informacioneve për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë bërë të mundur lokalizimin e tij në një lokal në qytetin e Beratit dhe kapjen e shtetasit:
B. Ç., 35 vjeç, banues në Durrës.
Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.
Ky shtetas dyshohet se, më datë 15.12.2025, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit F. K., i cili ndodhej në një lokal në lagjen nr. 9, Durrës. Si pasojë, shtetasi F. K. është dëmtuar lehtë.
35-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Durrës, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
The post EMRI/ Tentoi të vriste ‘Guccin’ e TikTok-ut, policia i prish festën e ‘Baby Shower’ dhe vë në pranga 35-vjeçarin appeared first on Gazeta Shqiptare Online.


