Author: Rilinda

Bazuar në përbërjen e re qeveritare profesori universitar Osman Kadriu në intervistën e tij për Lajm TV ka deklaruar se pas kalimit të afatit 100 ditor, Zoran Zaev do të kërkon rekonstruksionin e Qeverisë. “Kjo ndodhë kur Qeveria nuk ushtron detyrat që ka, dhe atëherë kryeministri ka obligim t’i paraqitet parlamentit me propozim për rekonstruksionin e Qeverisë. Kjo do të ndodhë 100%, dhe ky rekonstruksion do të shkojë deri në zëvendësimin e ministrave, më së shumti 1/3 e Qeverisë”, veçon mes tjerash Kadriu. Sipas tij mund të vijë edhe te votëbesimi i Qeverisë. https://www.facebook.com/lajmtvonline/videos/1574901065888088/

Lexo më Shumë

Nesër, një pjesë e madhe e Shkupit do të mbetet pa ujë rreth 21 orë. Ndërprerja e ujësjellësit do të zgjatë prej sonte në mesnatë, edhe atë prej orës 01:00 deri ora 22:00 ,dhe kjo për shkak të problemeve teknike në rrjetin e ujësjellësit. Pa ujë do të mbeten shfrytëzuesit nga Bardovca, Vizbegu dhe zona industriale pranë Rrugës së Kaçanikut, Shuto Orizare, Butel 1, Butel 2, lagjja dhe fshati Radishan, Kuçevishka Bara, Çairi, lagjja Shkup-Poli i veriut dhe Topansko. Pa ujë do të mbetet edhe kazerma ‘Ilinden’, zona e lartë e Kalasë në pjesë e varrezave franceze, zona e lartë…

Lexo më Shumë

‘Së bashku deri në politika për zhvillim rural’ është titulli i takimit të sotëm që e organizon projekti ‘Parlamenti kombëtar rural si zë i popullatës rurale-PKR’, dedikuar për organizatat qytetare nga Rajoni planor juglindor, të cilat aktivisht punojnë në fushën e zhvillimit rural. Ky është takimi i dytë nga gjithsej tetë të planifikuarit të cilat duhet të mbahen në periudhën maj-qershor në secilin nga rajonet planor të Maqedonisë që të identifikohen organizatat aktive qytetare dhe të fitojnë mundësi për këmbim të përvojave dhe ideve për përfshirje të tyre më të madhe në krijimin e politikave të krijuara me zhvillim rural,…

Lexo më Shumë

Me rastin e dhjetëvjetorit të themelimit, shoqata ”Borka” dhe agjencia kreative ”P World” fillojnë fushatën për ngritjen e vetëdijes për kancerin. Qëllimi i fushatës është që t’u bëhet e ditur qytetarëve për seriozitetin e këtij problemi, si edhe të nxitin institucionet shtetërore dhe shëndetërore për të ndërmarrë aktivitete në drejtim të zgjidhjes së këtyre problemeve kërcënuese për jetën e qytetarëve. Në Maqedoni, 20 pacientë të rinj diagnostifikohen me kancer, kurse 13 pacientë në ditë vdesin nga kanceri.

Lexo më Shumë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në mesditë duhet të vazhdojë me mbledhjen për zgjedhjen e qeverisë së re dhe programin qeveritar të propozuar nga mandatari Zoran Zaev, ndërsa më së voni deri në mesnatë duhet edhe ta votojë atë ku mazhorancës së re i duhen me së paku 61 vota “pro”. Debati filloi dje, ku mandatari Zoran Zaev arsyetoi propozim-programin qeveritar. Dje, në ditën e parë deputetët e partive përbërëse të pushtetit zunë ulëset e rezervuara për pozitën, afër anëtarëve të ardhshëm të ekzekutivit të ri, ndërsa deputetët e opozitës, VMRO-DPMNE-së dhe BESËS, kundërshtuan përbërjen e kabinetit të ardhshëm…

Lexo më Shumë

Moti sot do të jetë me diell, i ngrohtë dhe me vranësira të vogla mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej gjashtë deri më 13, ndërsa e ditës prej 27 deri në 32 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me temperaturë prej 12 deri 30 gradë Celsius. Të enjten pasdite në rajonet malore do të ketë kushte për paraqitjen e shiut afatshkurtër me vetëtima të rralla. Nga e premtja pasdite do të ketë destabilizim më të madh të motit dhe ditëve në vijim në…

Lexo më Shumë

Antonio Milloshovski, nga foltorja e Kuvendit potencoi se programin e ri Qeveritar të Zaevit po ta lexonte Babadimri do të kishtë më pak premtime. “Kur ti tregojnë projektet nga foltorja tingëllon shumë bukur. Sipas meje, Qeveria e re do ti ketë tre karakteristika selektive të së drejtës, bashkëjetesën ndëretnike, ekonominë dhe kredin. Mbrenda ka njerëz të cilët janë të falur dhe të korruptuar. Kemi kandidat për kryeministër, të cilin e kemi dëgjuar në gjykimin e rastit “Mitmarrje”. Sa më pak projekte të realizuara nga ju, aq më shumë do të shpërthej dëshira për revanshizëm” theksoi Milloshovski. Sipas tij , në…

Lexo më Shumë

Ambasadorja e Maqedonisë në Serbi, Vera Jovanovksa Tipko gjatë ditës së sotme pritet të paraqitet në MPJ-në e Serbisë. Tanjug informon se ambasadorja është thirrur të jap sqarime për përgjimin e diplomatëve serb dhe gazetarëve si dhe deputetëve që përfaqësojnë Serbinë në Maqedoni. Siç lajmëron Tanjug, prej saj do të kërkohet sqarim se si bisedat e përgjuara arritën deri tek publiku. Nga ajo gjithashtu do të kërkohet edhe përgjigje për pyetjen se a ka pasur të thirrur në MPJ-në ambasador të tjerë në Shkupit, së bashku me të Serbisë. /Almakos.com

Lexo më Shumë

Alesandër Çaparoski, drejtor i klinikës Neurologjike në Shkup është sjellë në stacionin policor siç mëson Fokus nga burimet mjeksore. Nga MPB-ja e kanë konfirmuar rastin e denoncuar nga qytetarët, dhe se drejtori është marrë në pyetje në stacionin policor. Policia vazhdon të miret me hetimin e rastit. /Almakos.com

Lexo më Shumë

Nga shtëpia “25 Maji” janë lajmëruar në polici se rreth dy tre ditë me parë në orën 13.30 për arsye të panjohur, personi nga Shkupi që ka qenë nën kujdesin e kësaj shtëpie është larguar. Rastin e mbrëmshëm në polici e ka lajmëruar një punonjës social, kanë informuar nga MPB-ja. Herët në mëngjes rreth orës 4:00, 36 vjeçarja nga Shkupi ka lajmëruar se dje rreth orës 00:00, vajza e tyre 17 vjeçare është larguar nga shtëpia me persona të panjohur. /Almakos.com

Lexo më Shumë

Qeveria do të shpenzojë 79.300 euro për ndërtimin e objektik administrativ, në të cilën do të jenë të vendosura Administrata Publike dhe Fakulteti i Arteve Dramatike. Byroja e Prokurorimit Publik sot(e martë) ka sjell ankesë në zyrën për punë të përgjithshme Qeveritare ku më 5 maj janë dakorduar me firmën “Grant” ne lidhje me marëveshjen për ndërtim, dhe i njëjti mbante vlerën prej 19,7 milionë euro. Palët kontraktuese nuk kanë munduar ta justifikojnë nevojën për finansimin shtesë, sepse nuk kanë qenë të parapara harxhimet e paparashikuara qeveritare. Këto ditë ne Byro kanë dalë në pah disa tender që Qeveria i…

Lexo më Shumë

Mirosllav Llazanski është gazetar të cilin mediumet ku ka punuar e përshkruajnë si “komentues i luftrave dhe i politikës”. Nga 2016-ta, ai është edhe deputet në kuvendin e Serbisë , si pjesë e grupit parlamentar të partisë SNS njëherit kryetar i së cilës është Aleksandar Vuçiq. Por që kariera politike dhe ajo gazetareske vazhdojnë ti zhvillohen në mënyrë paralele. Ai është edhe udhëheqës i një emisioni në kanalin shtetëror, shkruan edhe kolumna dhe reportazhe. Nga produktet e tij muajt e fundit të krizën politike të maqedonisë Llazanski mirrej me Maqedoninë. Llazanski për Krik dhe NovaTv deklaroi se në fillim të…

Lexo më Shumë