Anëtarësimi në NATO dhe Bashkimin Evropian (BE) do të mbetet prioritet, por edhe shqetësim për zgjidhje të drejtë të kontekstit me fqiun jugor (Greqinë), deklaroi mbrëmë lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në fjalimin e tij para votimit të Qeverisë së re të kryeministrit Zoran Zaev, njofton Portalb. Qëndrimi për “zgjidhje të drejtë” të emrit, që e theksoi Gruevski, largohet nga qëndrimet e ashpërta të atëhershme të VMRO-DPMNE-së, të cilat u definuan në parimin “emrin nuk e japim” dhe si të paralajmërojë përgatitje për kompromis nga ana e partisë rreth zgjidhjes së kësaj çështje. Gruevski në fjalimin e tij “më të…
Author: Rilinda
Shkencëtarët i kanë bërë modifikime një antibiotiku të fuqishëm, të quajtur “vancomycin”, në mënyrë që ai të jetë më i efektshëm ndaj infeksioneve bakteriale që paraqesin rrezik për jetën. Studjuesit thonë se antibiotiku i fuqishëm mund të eliminojë rrezikun e rezistencës ndaj antibiotikëve në të ardhmen, për shumë vjet me radhë. Rezistenca ndaj antibiotikëve ndodh kur mikrobet nuk reagojnë më ndaj ilaçeve dhe kjo është bërë një situatë urgjente në shkallë botërore. Shqetësim të veçantë përbëjnë të ashtuquajturat “super-viruse”, që janë një numër patogjenesh, të cilat pacientët i marrin në spitale dhe mjedise të tjera të shërbimit shëndetësor. Për pacientët…
Gjorge Ivanov, cili me javë e ka penguar krijimin e kësaj qeverie të re, sot tek kabineti i ri në Vodno do ti mirëpres anëtarët e të njejtës. Shumica parlamentare e ka zgjedhur një ekip të ri qeverisës pas 11 vjetësh, kur pa ndërprerë është qeverisur nga VMRO-DPMNE-ja me Nikolla Gruevskin. /Almakos.com
Në organizim të një grupi joformal të çiklistëve të Shkupit “Në Biçikletë”, një numër i madh i qytetarëve me biçikletat e tyre u mblodhën sot në qendër të Shkupit me qëllim të shënimit të Masës së parë kritike në Shkup, raporton AA. “Me këtë ngjarje sot shënojmë pesë vjetorin e masës së parë kritike në Shkup. U mblodhëm një grup entuziastë të cilët dëshiruam të bëjmë diçka në temën e çiklizmit urban në Shkup, sepse kushtet në të cilat kemi ngarë janë vërtetë të pamundura. Që atëherë e këtej, çdo të mërkurë, çdo muaj, kemi ngarë Masën kritike në të…
Gruevski dhe Ahmeti kanë rënë dakord për ligjin mbi gjuhën, debate për simbolet shtetërore, mirëpo jo dhe për PSP-në. Partnerët e vjetër të kualicionit VMRO-DPMNE-BDI së bashku kanë përgaditur marrëveshje për kualicion, e cila tregon se grupet e punuese të të dy partive e kanë ndarë tortën qeveritare dhe janë dakorduar për të miratuar një ligj të ri rreth gjuhës, propozozim buxhet të harmonizuar, debat të hapur për simbolet shtetërore dhe për gjenocidin mes pales maqedonase dhe asaj shqiptare, përcjell Almakos. Poashtu, partitë kanë arritur qasje të përbashkët për ti zgjidhur çështjet e pazgjidhura me fqinjët e saj, përfshirë këtu…
Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se nuk kanë arritur asnjë marrëveshje me BDI-në, me arsyen se nuk kanë pranuar dygjuhësinë në të gjithë territorin e Maqedonisë dhe se vendi të bëhet shtet mbinacional. “Ajo që i intereson opinionit është se si do të realizohet shumica e re parlamentare , dhe si do të zhvillohet balanci në mes dokumenteve të cilat i ka nënshkruar Zoran Zaev tek kryeminisri Gjorge Ivanov dhe Platformës së Tiranës, me të cilën partitë shqiptare e kishin kushtëzuar mbështetjen e saj për një Qeveri të ardhshme kualicionimi. Zaevi publikisht u zotua se nuk do të realizojë platforma të huaja.…
Pas 24 orëve në stacionin policor, drejtori i klinikës Neurologjike Aleksandër Çaparovski, është sjell para Prokurorisë , i cili gjatë marrjes në pyetje do të vendos se çfarë masash paraburgimi do të ndërmiren, përcjell Almakos. Nga Prokuroria informojnë se gjatë bisedimit me të dyshuarin, do të ndjekin më shumë detaje nga aksioni i djeshëm i MPB-së. Gjatë kontrollit të kryer në zyrë janë gjetur një shumë e majme të hollash rreth 30 mijë euro, ndërkaq në shtëpinë e e tij janë gjetur 10 mijë euro. Çaparovski mbrëmë ka qenë në paraburgim me denoncimin e një qytetari, të cilit i ka…
Ka filluar seanca e tretë e Kuvendit të Maqedonisë me rend dite për diskutim të programit dhe përbërjes së re të Qeverisë së Maqedonisë. Seanca për zgjedhjen e qeverisë së re, që filloi dje, duhet të përfundojë më vonë deri në mesnatë kur duhet të votojë për vendimin e propozuar nga mandatari Zoran Zaev me të paktën 61 vota. Në qeverinë e re, sipas propozim vendimit që e dorëzoi mandatari Zaev, ministrat kanë LSDM, BDI dhe Aleanca për shqiptarët, të cilët kanë shumicë prej 62 deputetëve në Kuvendin 120 anëtarësh./Almakos Seancën mund ta ndiqni në linkun në vazhdim: https://play.mrt.com.mk/live/mrt-sob
Nxënësit e shkollave të mesme me datë 5 qershor përmes rrjeteve sociale janë kordinuar rreth organizimit të protestave kundër testimit ekstern. Nxënësit do të protestojnë pranë Ministrisë së Arsimit. Shumica e re parlamentare ka theksuar në mënyrë të përsëritur se menjëherë pas formimit te qeverise se re do të marrë masat e nevojshme për të shfuqizuar testimin. Dy javë më parë, deputetët e LSDM-se dorëzuan projekt-amendamentet në parlament për ligjet mbi arsimin fillor dhe të mesëm në lidhje me heqjen e testimit ekstern./Almakos
Alesandër Çaparoski, drejtor i klinikës Neurologjike në Shkup dje është marrë në stacionin policor ku është marrë në pyetje për dyshime korruptive. Nga MPB-ja e kanë konfirmuar rastin e denoncuar nga qytetarët, dhe se drejtori është marrë në pyetje në stacionin policor. Bëhet fjalë për një rast të një 14 vjeçari të sëmurë që duhet të dërgohet për shërim jashtë shtetit, por që Çaparoski i ka kërkuar para të atit të fëmijës, për t’i dhënë udhëzim dhe mendim mjekësor. Policia vazhdon të miret me hetimin e rastit./Almakos
Në kumtesën e sotme dërguar mediave nga VMRO-DPMNE-ja thuhet se qytetarët kanë të drejtë në qeverisjen efektive lokale, e cila do të jetë në dispozicion ti realizojë projektet që janë në favor të tyre. “LSDM-ja mbrëmë ka manifestuar veprimin e tij kundër shtetit, duke refuzuar propozimin që të votohet në procedurë të përshpejtuar për mbajtjen e zgjedhjeve lokale dhe të vazhdojnë mandatet e kryetarëve të komunave, këshilltarëve komunal dhe qytetit të Shkupit”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së. Ata me tej theksuan se LSDM-ja me qëndrimin e vet e kërcënon funksionimin normal të vetëqeverisjes lokale”. /Almakos.com
Shtimi natyror i popullsisë ka prekur fundin në shumë komuna duke arritur në nivelet më të ulëta të viteve të fundit. Ky fillim vit ka qenë i mbrapshtë krahasuar me vite më parë, duke arritur në një pakësim të numrit të përgjithshëm të popullsisë me rreth 800 persona, shkruan gazeta KOHA. Komuna të tilla si Manastiri, Prilepi, Karposhi janë në minusin më të thellë sesa të tjerat. Shqetësues është fenomeni për disa komuna të tjera, si Kërçova, Gostivari, në të cilat vijon të pakësohet numri i përgjithshëm i popullsisë. Si shkaktarë janë numri i vogël i lindjeve dhe martesave, si…

