Author: Rilinda

Pas paralajmërimeve për ndryshime në kuadrin gjyqësor dhe porosisë së Zaevit për dorëheqjen e kryeprokurorit Marko Zvërlevski, VMRO-DPMNE-ja opozitare ka dalë me një thirrje për Prokurorinë themelore publike që të mos dorëzohet, siç thonë,ndaj trysnive. Sipas kësaj partie, sjellja shkatërruese e LSDM-së kulmoi me tentimvrasjen e ish-ministrit të Shëndetësisë, Nikolla Todorov.Nga VMRO-DPMNE-ja theksojnë se Prokuroria nuk guxon të shndërrohet në departament të LSDM-së për të bërë gjueti politike.

Lexo më Shumë

Kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov, do të merr pjesë në takimin e liderëve në procesin Bërdo-Brioni, që do të mbahet në Slloveni. Në këtë takim fjalën e tij do ta merr edhe Kryetari Ivanov, ndërkaq pritet që të ketë edhe disa takime dypalëshe. Në këtë proces pritet që të përfshihen temat kyçe në kontekst të integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian.

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, ka deklaruar se prania e këshillëtarit serb, Goran Zhivaljeviq, në Kuvendin e Maqedonisë, natën e dhunshme të 27 prillit, paraqet ndërhyrje të Serbisë në punët e brendshme të Maqedinsë. Portali serb, Krik, citon Dimitrovin të ketë thënë se do të mundohet që këtë çështje ta mbyllë pa ndonjë skandal, por që ky nuk është një fillim i mirë. Sipas tij, në Kuvend praktikisht ka patur njëfarë grushtshteti dhe se nuk mundet që përfaqësuesi serb të jetë pjesë e masës që është futur në Kuvend dhe më pastaj të thotë serbia se nuk është…

Lexo më Shumë

Pas heqjes së testimit ekstern, ministrja e re e Arsimit, Renata Treneska-Deskoska ka paralajmëruar stopim edhe disa reformave tjera në arsim. Mbyllje e një pjesë të studimeve të disperzuara të cilat do të tregohen si joproduktive dhe revidim të projektit për universitetet “Nëna Terezë” dhe “Damjan Gruev”, janë vetëm nje pjesë e reformave. Por për realizimin e këtyre hapave do të ketë debate me palët që janë pjesë e këtyre projekteve.

Lexo më Shumë

Qeveria e Zaevit është qeveria e tetë në të cilën merr pjesë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) pa marrëveshje të nënshkruar për qeverisje. Qeveria e parë me Cërvnkovskin, pastaj me Hari Kostovin, Vllado Buçkovskin, tri qeveri me Nikolla Gruevskin (2008, 2011, 2014) dhe ajo me Emil Dimitrievin në vitin 2015. Opinioni shqiptar ende nuk e ka të qartë se pse BDI nuk nënshkruan marrëveshje për koalicionim qeveritar me partnerët e koalicionit edhe pse vazhdimisht premton një gjë të tillë para zgjedhjeve? Analistët thonë se kjo është për shkak se partia e Ahmetit nuk është e sigurt se mund të realizojë…

Lexo më Shumë

Në Programin e Qeverisë së re thuhet se departizimi i gjyqësorit dhe pavarësia e tij, fillimisht do të realizohen me ndryshimin e ligjeve për të cilët nevojitet shumicë absolute, ndërkohë që për ndryshimin e dispozitave ligjore me dy të tretat e votave të deputetëve në Parlament, do të kërkohet dialog për arritjen e konsensusit, shkruan gazeta KOHA. Pas formimit të Kabinetit të ri qeveritar, i cili u votuan me 31 maj, para deputetëve, në periudhën që pason, pritet të dorëzohen Propozim ndryshimet e Ligjit për Këshillin Gjyqësor, ku siç qëndron në Programin e Qeverisë së re (pjesa e gjyqësorit dhe…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski para votimit të Qeverisë së re në fjalimin e tij foli për të arriturat e partisë së tij gjatë pushtetit disavjeçar, ndërsa ai nënvizoi se nga nesër LSDM e merrë përgjegjësinë për drejtimin e shtetit. Sipas tij, VMRO-DPMNE ka bërë shumë reforma dhe hapa të mëdhenj në çdo sferë, duke zgjidhur shumë probleme. Megjithatë siç tha ai, gjatë viteve të fundit partia e tyre ka qenë cak i operacioneve nga struktura të jashtme, me qëllim të ndryshimit të pushtetit. Sipas tij, arsyeja kryesore për këto veprime të jashtme ka qenë kërkesa e VMRO-DPMNE për zgjidhje…

Lexo më Shumë

Është shpallur konkursi për Trajnimin ndërkombëtar të tetin me radhë për liderë të rinj, që nën patronatin e presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov do të mbahet nga 20 gushti deri më 1 shtator në Ohër. Programi është i dedikuar për persona të rinj me arsim të lartë të kryer, të cilët kanë dëshirë përmes mjeshtërive të tyre prej lidershipit të kontribuojnë për zhvillim pozitiv në shoqëri dhe përreth në të cilën jetojnë dhe punojnë. Siç theksohet në konkursin e shpallur, programi i shkollës përfshin ligjërata dhe ushtrime praktike për lidership, me ligjërues eminentë nga vendi dhe jashtë, ndërsa…

Lexo më Shumë

Takimin e parë zyrtarë me diplomatë, ministri i ri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, e ka realizuar me ambasadorët e Kroacisë dhe Sllovenisë në vend, Danijella Barishiq dhe Milan Jazbec. Ashtu siç kumtojnë nga MPJ, në cilësinë e bashkëorganizatorëve, ambasadorët Dimitrovit i kanë dhënë ftesë për pjesëmarrje në takimin ministror që do të mbahet në korniza të mbledhjes së liderëve nga “Bërdo Brioni procesi”, në Bërdo të Sllovenisë. Ambasadorët ia kanë uruar funksionin e ri Dimitrovit dhe i kanë dëshiruar suksese, ndërkaq më pas kanë theksuar se do ta ketë mbështetjen e tyre konstruktive në realizimin e…

Lexo më Shumë

Një person i panjohur mbrëmë vonë ka grabitur 25.000 denarë nga Tobako “Ekstra Kofi” në Kapishtec. Siç njoftoi policia, eventi ndodhi rreth orës 23 në rrugën “Fronti popullor”. Grabitësi fillimisht e ka kërcënuar të punësuarën me armë zjarri dhe më pas ka kryer grabitjen. Janë ndërmarrë masa për gjetjen e tij dhe për zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Një pjesë e subvencioneve, në vend si mjete financiare, të jepen në lloj të mbështetjes konkrete: lloje të reja, fara, mekanizim, repromateriale…. Kështu njëqind për qind të shfrytëzohen, për prodhim, ndërsa do të pengohen edhe manipulimet eventuale gjatë shpërndarjes. Këtë e theksojnë bujqit të cilët janë përfshirë me hulumtimin e fundit të Koalicionit rural – Kumanovë, të zbatuar në periudhën dhjetor 2016 – janar 2017. Sipas drejtoreshës ekzekutive të Koalicion rural Liljana Jonoski, bujqve u nevojitet komponent zhvillimor, i cili do t’i nxitë që të investojnë në modernizim të prodhimtarisë. Vlerësimi i saj dhe i bujqve është se shpërndarja e…

Lexo më Shumë

Ministri i Arsimit Pishtar Lutfiu nëpërmjet një fotografie ku shihet duke e vendosur fotografin e Abdilaqim Ademit në murë, ka shprehur falenderimin e tij për përkrahjen që i është dhënë gjatë kohës sa ishte në postin ministror. Ja postimi i plotë i ish ministrit Lutfiu. Të dashur miq, Detyra që ushtrova së fundi ka qenë një privilegj i veçantë, për të cilin besoj se shumëkush do të kishte dashur të përjetoj. Gjithmonë ka qenë dhe do të mbetet sfidë dhe përgjegjësi e madhe të udhëheqësh dikasterin më të ndjeshëm të shtetit, Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Së pari dua të…

Lexo më Shumë