Në mënyrë parandaluese tërhiqet nga tregu formula e qumështit Novalac 1, 400 gr, seria 9903524, me afat përdorimi deri në 24.09.2019, i prodhuesit UP Medi-Europa SA, me prejardhje nga Franca. Siç njoftoi kompania Medis SH.P.K., përfaqësia Shkup, shpërndarëse e produkteve Novalas Medis, arsye është prania eventuale e përbërjes jo përkatëse të ester të acideve yndyrore (3-MCPD, glicidil ester), i verifikuar me analiza. Për tu shmangur çfarëdo lloj pasojash të mundshme negative ndaj shëndetit nga kompania këshillojnë që blerësit të mos e përdorin Novalas 1. 400 gr, seria 9903524, me afat përdorimi deri në 24.09.2019. Blerësit mund t’i kthejnë produktet e…
Author: Rilinda
Universiteti i Tetovës sot në orën 11:00, ka promovuar absolventët e vitit akademik 2016/2017. “Pra, në këtë ditë të shënuar, të gjithë së bashku do të organizojmë njërin nga aktivitetet më të bukura në veprimtarinë arsimore dhe shkencore të universitetit tonë, e shënojmë ditën e cila do të kujtohet ndër vite nga të gjithë ne, e sidomos nga absolventët, të cilët tashmë ndjehen të realizuar në synimin e tyre dhe të gatshëm për të hapur një faqe të re në biografinë jetësore dhe profesionale. Falë punës së tyre, mbështetjes së prindërve dhe kontributit të pakursyer të stafit akademik të Universitetit…
Në prag të sezonit turistik në Ohër, shoqata “Vrello” sot dhe nesër do të zbatojë aksionin ekologjik për pastrimin nënujorë të liqenit të Ohrit. Zhytësit aksionin do ta fillojnë nga plazhi në rajonin turistik “Shën Stefani”.
Një sërë masash për përkrahje të sektorit afarist, para së gjithash, për kompanitë vendore, premtohen në pjesën ekonomike të programit të Qeverisë së re, ku parashihet që rritja ekonomike të jetë më e lartë se 5 për qind ndërkohë që rroga mesatare të bëhet 500 euro dhe ajo minimale 16.000 mijë denarë, shkruan gazeta KOHA. Kjo është ajo më specifikja dhe në të njëjtën kohë premtim më kontravers kur kemi parasysh se të gjithë treguesit ekonomik dhe parashikimet e institucioneve ndërkombëtare tregojnë se gjatë viteve të ardhshme rritja ekonomike nuk kalon pragun prej 4.5 për qind. Kur bëhet fjalë për…
Komunikacioni në Maqedoni zhvillohet në disa rrugë të lagura. Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) porosit për vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimit rrugor.
Shteti më i qetë në botë është Islanda, thuhet në analizën e Indeksit botëror të paqes të Institutit për ekonomi dhe paqe. Pas Islandës vijojnë Zelanda e Re, Portugalia, Austria, Danimarka dhe Çekia, Sllovenia është në vendin e shtatë, Kanada në të tetin, Zvicra në të nëntin dhe Japonia e Irlanda në vendin e dhjetë, shkruan gazeta KOHA. Në vendin e fundit është Siria, ndërsa para saj janë Afganistani, Iraku dhe Sudani Jugor dhe Jemeni.
Moti në mbarë vendin sot do të jetë jostabil, me vranësira dhe reshje të shiut. Sipas Entit hidrometeorologjik pritet që reshjet të arrijnë deri në 35 litra në metër katror. Ndërkohë në orët e mbrëmjes reshjet do të ndalen. Temperature minimale do të sillet prej 12 deri në 18 gradë, a ajo maksimale do të sillet prej 23 deri më 30 gradë Celsius. Edhe në Shkup dhe rrethinë do të mbaj mot jostabil me vranësira dhe reshje të shiut. Temperature minimale do të jetë 15 derisa ajo maksimale 29 gradë Celsius.
VMRO-DPMNE-ja përmes një kumtese për media akuzon qeverinë e re si qeveri anti-reformatore. Sipas tyre, LSDM-ja di të menaxhojë vetëm me premtime të rrejshme dhe planifikim të skenareve të zeza.
Ministri i punëve të jashtme Nikolla Dimitrov e ka pranuar ftesën e shefit të diplomacisë greke Nikos Kotxias dhe do ta vizitojë Athinën për kohë të shpejtë. Sipas informatave të Tv 24, shefat e diplomacive të Greqisë dhe Maqedonisë tanimë kanë vendosur komunikim. Kotxias i është lajmëruar Dimitrovit t’ia urojë postin dhe e ka ftuar që të jetë mysafiri tij. Shefi i diplomacisë greke tanimë paralajmëroi se pas zgjedhjes së qeverisë së re do ta intensifikojë bashkëpunimin me Maqedoninë.
Zv.ndihësi i sekretarit të SHBA-ve, Hoyt Yee, i ka dhënë mbështete të plotë qeverisë së re në Maqedoni në rrugën drejt reformave dhe anëtarësimit në NATO, si dhe mbylljen e çështjeve dypalëshe me vendet e rajonit, duke përfshirë edhe atë me Greqinë.
Deklaratat e partive politike shqiptare në lidhje me fatin e Platformës u lënë në harresë nga vokabulari i partive me formimin e qeverisë së re. Politikologu Xhenis Sulimani, për Almakos ka deklaruar se ajo duhej të ishte pikënisje e besimit ndaj politikanëve shqiptar, edhe pse ata në çdo cikël zgjedhor kanë dështuar në këtë drejtim. “Përmbajtja e Platformës në realitetin politik të Maqedonisë ishte e paaplikueshme, duke pasur parasysh se shqiptarët nuk kishin numra për të bërë ndryshimet e përmendura në programin e përbashkët dhe të njëjtën e përdorën më shumë për të treguar muskuj se sa politikë të mençur…
Shkup, 2 qeshor – Në Qendrën Informative Kulturore u organizua ekspozitë me rastin e njëvjetorit të ndarjes nga jeta të piktorit Bedri Saraçini (1943 – 2016). Ai njihet për punën e tij të palodhshme dhe me një mori veprash. Ishte pedagog – piktor, ku edhe u shfaq përpara artdashësve me ekspozitat e tij. Në punime përdorte teknikë dhe stilin e tij, me të cilin prezantohej në pikturat. Drejtorja e QIK-ut, Sermine Purrini përshëndeti dhe falenderoi të pranishmit, për pjesëmarrjen në hapjen e ekspozitës së piktorit të ndjerë Bedri Saraçini, në kujtim të krijimtarisë së tij artistike. “Bedri Saraçini ishte një…

