Author: Rilinda

Personeli maqinerik në Hekurudhat e Maqedonisë ka filluar që të mos kryej detyrat dhe obligimet tjera në shenjë proteste nga vonesa në pagesën e rrogave. Sipas AIM-së, ndërprerja e punës është bërë që në mëngjesin e sotëm, pra në ora 7:00. Gjithashtu protestohet edhe për rritje selektive të rrogave vetëm për një pjesë të punëtorëve. Dushko Çakarovski, përfaqësues i punëtorëve, bën të ditur se kërkohet pagesa e pjesës së dytë të rrogës së prillit dhe pagesa e rrogës së majit. Gjithashtu kërkohet një rregullore për vlerësimin e vendit të punës. Ai bën të ditur se sot do të lëshohen në…

Lexo më Shumë

Një aksident komunikacioni ka ndodhur mbrëmë në Shkup ku një veturë e tipit Audi, me shpejtësi të madhe, ka goditur një konvoj të veturave policore. Sipas Makfaks, janë lënduar tetë persona, pjesëtarë të njësisë policore. Ata janë dërguar në Klinikën e Shkupit për kurim. Rasti ka ndodhur pas përfundimit të festimeve të mbështetësve të klubit Vardar, të cilët arritën të marrin kupën evropiane në sportin e hendbollit.

Lexo më Shumë

Moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare, rreth mesditës dhe pasdites mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme lokale të shiut dhe bubullima, posaçërisht në pjesët perëndimore dhe verilindore. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 9 deri në 15, ndërsa ajo e ditës nga 24 deri në 31 gradë Celsius. Edhe në Shkup dhe rrethinë pasdite do të jetë jostabil me kushte për reshje të rrëmbyeshme lokale të shiut dhe bubullima. Temperatura do të lëvizë nga 13 deri në 30 gradë…

Lexo më Shumë

Ndërprehet ndërtimi i xhamisë në Kodrën e Diellit në Tetovë,përshkak të mos miratimit të lejes për ndërtim. Aktivitetet e ndërtimit janë ndërpre nga ana e inspektoriatit të Komunës së Tetovës në bashkëpunim me inspektorin ndërtimor të shtetit,ekipi i të cilit ka qenë në vendin e ngjarjes me datën 30 të muajit të kaluar,ne orët e pasdites. Nga Komuna e Tetovës disa ditë me rradhë shmangen për të konfirmuar këtë informacion,duke mos komentuar cfar dhe kundër cilëve do të paraqesin kërkesë për ndërtim pa leje. Në lagjen e pushimeve në Kodrën e Diellit ku dhjetë ditët e kaluara filluan gropimet për…

Lexo më Shumë

Shteti tërësisht e ka harruar shkollën më të vjetër në gjuhën shqipe në komunën e Strugës. Bëhet fjalë për shkollën “Ekrem Jakupi” në fshatin Koroshishtë. Deri më tani asnjë qindarkë nuk është investuar për riparimin e saj edhe pse prej këtu ka filluar të përhapet arsimi në gjuhën shqipe në rajonin e Ohrit dhe Strugës. Edhe nga të reshurat më të vogla të shiut, çatia e objektit të kësaj shkolle të ndërtuar në vitin 1946, pikon. Problem shtesë janë edhe tualetet që janë të vendosura jashtë shkollës, raporton Alsat-M. Televizioni i njëjtë ka informuar për gjendjen e kësaj shkolle para…

Lexo më Shumë

Shumë herë kam shkruar dhe kam dhënë mendimin tim se duhej qe herët të hiqej testimi ekstern, sepse nuk ishte analizuar si proekt në fillim se do të jap rezltatin e duhur apo do të jetë e kundërta. E gjithë kjo u pa që në vitin e parë të aplikimit se ishte një proekt jo i përgatitur dhe analizuar mirë për tu realizuar dhe për të dhënë rezultate pozitive, por që në hapat e parë u pa se ishte një dështim dhe u desht të priten ndrrime qeverish për ta përmisuar gabimin e bërë pa e menduar mire, kështu pas…

Lexo më Shumë

Nuk ka shtetas të lënduar të Maqedonisë në sulmin e mbrëmshëm terrorist në Londër në të cilën humbën jetën shtatë persona, ndërsa u lënduan 48 të tjerë, konfirmoi Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë. MPJ e dënon sulmin e mbrëmshëm terrorist në Londër dhe informon se është në komunikim të vazhdueshëm me Ambasadën e Republikës së Maqedonisë në Londër, e cila ka qenë në kontakt me Metropoliten Polis. Për çështjet lidhur me sigurinë e qytetarëve të Maqedonisë që momentalisht ndodhen në Londër, MPJ informoi se të interesuarit mund të drejtohen në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë në…

Lexo më Shumë

Pas krijimit të qeverisë së re në Maqedoni, kryeministri shqiptar, Edi Rama ka aktualizuar cështjen e të drejtave të shqiptarëve në këtë shtetë, përcjell Ina. “Shfrytezoje rastin te shprehe kenaqesine nga fakti se edhe ne vendin fqinj punet po marrin kahje normale. Jam shume i lumtur qe kemi dhene shembuj te mire si Parti Socialiste (PS) dhe si Qeveri, nje komuniteti te vogel, me nje numer te vogel banoresh ne vete Shqiperi, pasiqe ne e respektojme faktin se ata jane si ne dhe te ndryhem se ne. E respektoje fatin se ato jane nje familje e vogel qe jane midis…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov i dërgoi ngushëllime Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, Elisabetës së Dytë, pas sulmit terrorist në Londër. “Në këto momente pikëllimi të thellë më lejoni që në emër të qytetarëve të RM-së, të shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta dhe t’ju inkurajoj në qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë në luftën me dhunën dhe aktet kriminale, pa marrë parasysh nga kush dhe nga se janë motivuar”, thotë Ivanov. Republika e Maqedonisë, siç thekson Ivanov, në mënyrën më të ashpër i dënon sulmet terroriste, që përhapin frikë dhe nga të cilat…

Lexo më Shumë

Policia njofton se me datë 04.06.2017 rreth orës 01.10 në Gostivar në lagjen e Fazanëve dy persona të maskuar dhe të armatosur me pistoletë kanë hyrë në shtëpinë e L.D ( 47) e cila ka qenë vetë. Vjedhësit e maskuar zonjës i kanë marrë 180.000 denarë dhe më pas me veturë janë larguar në drejtim të panjohur. Policia gjithashtu bën me dije se po punon për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Në tetor të vitit 2015 zëvendës kryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska duke folur në debatin “Krijojmë qeveri të përgjegjshme”, mes tjerash, dha edhe deklaratën në vazhdim: Maqedonia është ka një praktik negative , 26 ministri – edhe po të jenë dy milion, që nuk janë, në 81.000 njerëz në vned keni nga një ministër. Nëse e shihni Gjermaninë në pesë milion njerëz – një, nëse kontrolloni Estoninë, ja edhe vende afër Maqedonisë sipas madhësisë – Letonia, Estonia, do të shihni që ka një ministri në 90, 100, 150 mijë njerëz (qytetarë- një ministër). Kjo mendoj se duhet që të ndryshoj.…

Lexo më Shumë

Shkup 3 Qershor – Gjendja ekonomie e dobët për shumë shtetas të Maqedonisë, ka ndikuar që një numër i madh i banorëve, nga shumë qytete e fshatra, të largohen në vende të ndryshme të Bashkimit Europian për të kërkuar azil, për një jetë më të mirë. Sipas Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptar në Maqedoni, thuhet se nxënësit heqin dorë nga shkollat tona, dhe kjo dukuri është më e shfaqur në fshatra, por nuk përjashtohen dhe shumë qytete brenda shtetit. “Sa i përket shpërnguljes së nxënësve, ky fenomen është më i shprehur në pjesët rurale, sidomos nga Likova, komunën e Tetovës, Gostivarit,…

Lexo më Shumë