Author: Rilinda

Shkup, 5 qershor Duke patur parasysh programin e qeverisë së re dhe deklaratat të Vlatko Gjorçev deputet i VMRO-së dhe Tomislav Tuntev, deputeti i partisë opozitare, vihet në dilemë se sa mund të realizojë premtimet qeveria e re. Por, nga opozita kundërshtojnë se të gjitha premtimet e VMRO-së, nuk janë realizuar, njofton Almakos. “Nuk shoh ekip njerëzish në qeveri që do të mund të realizojnë këto premtime, që do të hapin ndonjë fabrikë të re, që do të nënshkruajnë marrëveshje preliminare, vendime, plane që do të mundësonte vendosjen e ndonjë gurrë themeli, ndërtim të sallave apo punësime të reja”, ka…

Lexo më Shumë

Shkup, 5 qershor Ajo që bën përshtypje në Maqedoni, në skemën e transmetimeve të 11 operatorëve në nivel shtetëror janë numri i madh i orëve, mbi 21 mijë orë, filma. Dhe një shifër qesharake për orët e transmetimit në kategorinë e artit dhe kulturës, apo edhe programit edukativ – shkencor dhe sportiv. Sipas profesor Ali Pajaziti rregulli që zbatohet për programet televizive është se të gjithë pronarët televiziv punojnë për diçka të vlefshme, që nxjerrim nga kjo veprimtari. “Televizionet veprojnë dhe reagojnë sipas kërkesës, gjegjësisht përfitimit ekonomiko-financiar, pra edhe skedën programore e bëjnë në bazë të shikueshmërisë. Emisioni më i…

Lexo më Shumë

Sot është Dita ndërkombëtare e mjedisit dhe u caktua në vitin 1972 nga Asambleja e përgjithshme e OKB-së, me qëllim për të shtuar vetëdijen rreth çështjeve të mjedisit dhe për të tërhequr vëmendjen politike ndaj këtyre çështjeve si dhe për të nxitur veprimin individual në këtë drejtim. Vetëdijësimi i njerëzve në këtë sferë është tejet i nevojshëm përderisa në vendin tonë hasim probleme të mëdha të ekologjisë, kështu u shpreh Elmedina Abdullai kryetare e organizatës ”Nëna dhe Fëmija”. Ajo tha, se Qeveria pretendon se ka projekte rreth këtij drejtimi, mirëpo rezultatet nuk tregojnë se janë projekte të duhura. “Qeveria pretendon…

Lexo më Shumë

Ngritje e ndërgjegjes për rëndësinë e balancës gjinore në sektorin e energjetikës dhe identifikimi i strategjive përkatëse dhe programeve që do të ndihmojnë për ndarjen e diturive dhe përvojave me liderët, të punësuarit dhe profesionistët në sektorin energjetik është qëllimi i konferencës ndërkombëtare “Gratë në energjetikë”, që sot u mbajt në Shkup në organizim të Asociacionit të shoqatave të inxhinierëve-institucioni i inxhinierisë të Maqedonisë” dhe “EVN Maqedoni”. Pritet që konferenca e parë e këtij lloji në rajon, në të cilën ka më shumë se 140 pjesëmarrës nga katër kontinente, të ndihmojë për ndarjen e diturive dhe bashkëpunimit në ndërtimin e…

Lexo më Shumë

Shkruan Lulzim Aliti Në zgjedhjet e 11 Dhjetorit shqiptarët dolën me subjekte të reja në skenë duke pasur mundësi zgjedhjeje se cili mund të përfaqëson denjësisht kauzën e shqiptarëve në këto troje të ozurpuara nga krajlit e ish jugosllavisë. Arsyeja e daljes të subjekteve të reja ishte pikërisht që të dobësojn pozicionet e Bdi-së. Të gjitha subjektet e reja gati se kishin të njejtën arsye target i tyre ishte Bdi!!! E qartë ishte edhe fakti që Bdi ishte fajtori kryesor i gjendjes së mjerueshme të shqiptarëve ne Maqedoni. Duke e pasur të qartë subjektet e reja se pa bashkim nuk…

Lexo më Shumë

Zyra e mjedisit jetësor të Kombeve të Bashkuara (UN Environment) në Shkup në bashkëpunim me Shoqatën ekologjike të Maqedonisë dhe Qendrën për edukim dhe zhvillim nga Tearca me një sërë aktivitetesh në Tetovë sot e shënoi Ditën botërore të mjedisit jetësor – 5 qershorin. Për rëndësinë e kësaj dite foli edhe përfaqësuesja e Zyrës për mjedis jetësor e KB-së Sonja Gebert, përcjell Telegrafi. “Dita botërore e mjedisit jetësor është themeluar nga Asambleja e Përgjithshme e KB-së në vitin 1972 në ditën e parë nga Konferenca e KB-së për mjedis jetësor, ndërsa festohet nga vitit 1974 në më shumë se 140…

Lexo më Shumë

Rajoni i Dibrës është përfshirë nga një rrebesh shiu që ka arritur deri në 40 litër për metër katror, i shoqëruar nga vetëtima të shumta. Enti Hidro-Meteorologjik bën të ditur se moti i paqëndrueshëm dhe me të reshura të dendura shiu, përfshi vetëtima, ka përfshirë rajonin e Prilepit, Kriva Pallankës dhe Kamenicës Maqedonase. Edhe në rajonet tjera të vendit pritet që të ketë të reshura të dendura shiu.

Lexo më Shumë

Përmes një kumtese dërguar mediave, Partia Liberal-Demokratike (PLD) e përshëndet anëtarsimin e Malit të zi në NATO, njofton Telegrafi PLD-ja konsideron se kjo do ta përmirësojë sigurinë dhe stabilitetin në rajon, por vlerëson se, në një afat sa më të shpejtë, edhe Maqedonia të jetë anëtare e NATO-së. PLD-ja inkurajon shumicën parlamentare dhe Qeverinë e Zaevit që të tregojë vendosmëri më të madhe, respektim dhe zbatim të, siç thonë, vlerave euro-atlantike

Lexo më Shumë

Parashikimet e Qeverisë se re se mund të ketë rritje të theksuar ekonomike këtë vit janë jo reale, vlerësojnë ekspertët e ekonomisë sipas të cilëve gjendja aktuale nuk jep asnjë shpresë se mund të ketë rritje prej katër për qind, siç u shpreh kryeministri, Zoran Zaev në paraqitjen para Kuvendit, por edhe në prononcime tjera, shkruan REL. Zaev në ekspozenë e paraqitur para deputetëve ka thënë se rritja ekonomike gjatë qeverisjes së tij do të jetë nga pesë për qind për çdo vit me tendencë rritjeje të mëtejmë. Ai ka premtuar rrogë mesatare të punonjësve të institucioneve jo më të…

Lexo më Shumë

Ministrja e Arsimit, Renata Deskoska në një ngjarje që u mbajt sot bëri të ditur se Ministria e Arsimit dhe Shkencës është duke bërë përpjekje që të mos zbatohet Programi i Kembrixhit në shkolla të mesmen, njofton Portalb. “Bëhet fjalë për një program i cili nuk solli zhvillim të arsimit por vetëm se e stagnoi atë edhe më shumë. Programi i Kembirxhit deri më sot ishte i pranishëm në arsimin fillor, mirëpo, nuk tregoi rezultatet të mira me çka bëri që nxënësit, arsimtarët dhe prindërit të jenë të pakënaqur. Ministria e Arsimit në bashkëpunim me ekspertët bën përpjekje të mëdha,…

Lexo më Shumë

Murat Jashari, i cili është vëllai i dëshmorit të kombit, Ismet Jasharit, ish komandant “Kumanova”, është duke qëndruar ende në burg pas plagosjes së avokatit, Azem Vllasi. Murat Jashari, i cili ka pranuar që ka tentuar ta vrasë Vllasin, është pjesëtar i organizatës, “Syri i popullit”, organizatë e cila sipas fjalëve të Jasharit është themeluar për vrasjen e tradhtarëve të kombit, në mënyrë që populli të mos vuajë më siç ka vuajtur që nga viti 1991. Përmes disa letrave të dërguara në redaksinë tonë, e të cilat i posedojmë, Murat Jashari ka zbuluar arsyet se pse është vendosur që të…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev ka thënë se mendohet vendosja e ekipeve të ekspertëve në shumë sfera në punën e qeverisë dhe ka shtuar se ende nuk është vendosur se kush do jetë zëdhënës i qeverisë. “Shqyrtohet mundësia edhe gazetarë të angazhohen në qeveri, por profesionalisht pa kurfarë paragjykimesh. Duam të vendosemi komplet në llogaridhënie dhe në mënyrë transparente dhe të lidhur në mënyrë komunikative me mediat” ka thënë Zaev.

Lexo më Shumë