Ministri i Financave, Dragan Tevdovski sot pati takim me përfaqësues të Bankës Botërore, të kryesuar nga drejtori për Maqedoninë dhe Kosovën, Evropën dhe Azinë Qendrore – Marko Mantovaneli. Në takim, siç kumtoi Ministria e Financave, u afirmua marrëdhënia partnere e Republikës së Maqedonisë me Bankën Botërore, u shqyrtua gjendja në projektet vijuese, si dhe mundësitë për bashkëpunim të ardhshëm. Banka Botërore është e pranishme në Maqedoni që nga viti 1993 përmes sigurimit të ndihmës teknike dhe financimit të 63 projekteve në vlerë prej mbi dy miliardë dollarë. Për momentin, Banka Botërore merr pjesë në financimin e shtatë projekteve të cilat…
Author: Rilinda
Oda Ekonomike e Maqedonisë (OEM), kërkon nga Ministria e Drejtësisë ndryshime të ligjeve për veprimtari noteriale dhe përmbaruese, të cilët hynë në fuqi në fillim të vitit 2017. Nga Oda Ekonomike theksojnë se ndryshimet legjislative i kanë rritur harxhimet e kompanive në këto procedura për më shumë se 40%, ndërsa kanë shkaktuar edhe komplikime të tjera në funksionimin e sektorit të biznesit siç janë zvarritje të procedurave të arkëtimit të kërkesave. Ndodhin ndryshime të cilët kompanitë duhet t’i ndërmarrin në drejtim të ristrukturimit organizativ apo ristrukturimin e shërbimeve ligjore të kompanive për shkak të detyrimit të detyrueshme të angazhimit të…
Në një kohë më të shkurtër do të shqyrtohen të gjitha mundësitë ligjore për situatat e shkaktuara në Hekurudhat e Maqedonisë ku nga mëngjesi i sotëm personeli i makinistëve filloi protestë me ndërprerje të obligimeve të punës. Këtë, siç njofton Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, e ka paralajmëruar ministri dikasterial Goran Sugareski në takimin e sotëm me Sindikatën e personelit të makinistëve pranë HM Transport sha Shkup, si dhe me drejtorin e përgjithshëm të HM Transport SHA Shkup lidhur me ndërprerjen e punës të një pjese të të punësuarve në kompani. Në takim, qëndron në kumtesë, është biseduar rreth gjendjes…
VMRO-DPMNE-ja e Niklla Gruevskit ka harxhuar shuma të majme të parave për të ndërtuar selinë e saj të mbuluar me barok por nga dokumentat që i ka zbuluar Novatv.mk nga burime të gjyqësorit shihet se si partia e Gruevskit çdo vit ka harxhuar nga 10 mijë euro për shërbime ”catering”. Restoranti ”Vodenica” në Shkup, njëri ndër më luksozët në kryeqytet, ka qenë nikoqir i festave të OBRM-PDUKM-së dhe me raste ka përgatitur edhe ushqime që i ka dërguar në selinë e partisë. Nga partia kanë zgjedhur dy meny për anëtarët e partsë. Njëra është 600 denarë kurse tjetëra është 1200…
“Në seancën e parë të Qeverisë do të ndahen resorët dhe portofolat e ministrave pa resor dhe do të vendosen zëvendëskryetarët e Qeverisë, do të zgjidhet sekretar gjeneral, shef i Kabinetit dhe do të vendoset ad-hok komisionet në Qeveri që të mundet të vendosen konturet fillestare të Qeverisë”, tha paraprakisht Zoran Zaev . “Në seancë do t’i japë udhëzimet fillestare për të gjithë ministrat në pajtueshmëri me programet e Qeverisë. Në raportet e para të gjithë ministrat do të referojnë në Qeveri, ndërkaq besoj se atë do ta bëjë edhe ministri Tevdovski. Vlerësoj se duhet që t’i presim shqyrtimet e…
Pothuajse pas dy viteve të ndalesës për hyrje në Qeveri, qytetarët mund të lëvizin lirshëm nëpër oborr sepse prej sot në mëngjes dyert janë hapur, ndërsa mysafiri i parë i kryeministrit, Zoran Zaev ishte ambasadori i BE-së në vend, Samuel Zhbogar, ku kanë biseduar për hapat urgjent të Qeverisë dhe angazhimet e BE-së. “Në takimin e parë me kryeministrin kemi biseduar për hapat urgjent të Qeverisë dhe angazhimet e BE-së”, ka shkruar në twitter ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar. At first meeting with PM we discussed immediate next steps of government and EU engagement. pic.twitter.com/5m7FnOg6sp — EU Ambassador (@AmbassadorEU) June…
Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se në mbledhjen e sotme të parë të Qeverisë së re do të diskutohet për ndarjen e resorëve dhe portofoleve të ministrave pa resor. Ai ka shtuar se do të caktohen edhe zv. kryetarët e Qeverisë, sekretari i përgjithshëm, shefi i kabinetit, si edhe do të vendosen komisionet ad-hoc të përhershëm në Qeveri, që të vendosen konturat fillsetare të Qeverisë. Zaev ka theksuar se në vjeshtë duhet të ndodhë rishqikimi i buxhetit për shkak të programit të ri qeveritar, por kjo do të vret nga gjendja e tanishme financaire dhe likuiditeti i buxhetit të shtetit.
Në Samitin në Bërdo të Sllovenisë, Kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov, deklaroi se rajoni i Ballkanit duhet të kthehet në rrugën evropiane. Ai shtoi se takimi duhej që të mbahet në Maqedoni, por ndryshoi për shkak të rrethanave në vend. Njiherit, Ivanov bëri të ditur se Maqedonia do të jetë nikoqire e Samitit, në vitin 2018, që përputhet me presidencën bullgare të BE-së.
Oda e Mjekëve të Maqedonisë sot do ta shënojë 25-vjetorin e themelimit. Me këtë rast Oda organizon takim me përfaqësues të institucioneve shtetërore, universiteteve, fakulteteve të mjekësisë, asociacioneve dhe shoqatave profesionale të mjekëve. Oda e Mjekëve të Maqedonisë është formuar më 5 qershor të vitit 1992. Nismën për formimin e Odës në Shoqatën e Mjekëve të Maqedonisë e kanë nisur disa mjekë në bazë të njohurive për vendet e zhvilluara në botë. Kuvendi është mbajtur në hapësirat e spitalit të Armatës së Maqedonisë në Shkup. Në seancën e parë konstituive ka marrë pjesë edhe presidenti i parë i Republikës së…
Në Shkup do të mbahet sot konferencë me temë ”Femrat në Energjetikë”, e para e këtij lloji në rajon. Aktiviteti organizohet nga Asociacioni i shoqatave të inxhinjerisë – institucionit inxhinjerik në Maqedoni dhe nga EVN Maqedonia. Qëllimi i konferencës është ngritja e vetëdijes për rëndësinë e baraspeshës gjinore në sektorin energjetik. Gjithashtu, synohet identifikimi i strategjive të duhura dhe programeve të cilat do të ndihmojnë në përhapjen e njohurive dhe pëvojave me liderët, të punësuarit dhe profesionistët e sektorit enrgjetik
Edhe në Maqedoni do të shënohet 5 qershori – Dita botërore e mjedisit jetësor. Motoja e sivjetme është ”Lidhja e njerëzve me natyrën”. Qëllimi i kësaj teme është rikujtimi për të ndihmuar më shumë për natyrën, ta respektojmë bukurinë e saj dhe të angazhohemi për mbrojtje të planetit Tokë. Sipas AIM-së, aktivitetet do të mbahen në Tetovë dhe Shkup, ndërksa organizatorë janë Zyra e UN Environment në Shkup, Shoqata Ekologjike e Maqedonisë (SHEM) dhe Qendra për edukim dhe zhvillim nga Tetova. Përndryshe, në vitin 1972, në ditën e parë të Konferencës së OKB-së për mjedisin jetësor u caktua Dita botërore…
Sot do të mbahet seanca e parë e Qeverisë së re të Maqedonisë, me kryeministër, Zoran Zaev, lider i LSDM-së. Nuk ka ndonjë njoftim se cili do të jetë rendi i ditës, por shpekulohet se do të ketë emërime kandidatësh për funksionet e stalionit të dytë dhe të tretë, respektivisht funksionet e rendit të dytë dhe të tretë. Sipas të gjitha gjasave, mundet të ketë zgjedhje të zv. ministrave.

