Author: Rilinda

Shkup, 3 qesrshor Duke parë situatën e shumë familjeve të varfëra në vendin tonë, me gjendje të vështirë ekonomike, Unioni Studentor Shqiptar ka organizuar një aktivitet. Në këtë iniciativë përfshihen të gjitha Universitetet e vendit, me qëllimin për të grumbulluar nga kalimtarët para, pë t’u dal në ndihmë familjeve në vështirësi. Ky hap ka nis pas lajmit se shumë njerëz janë në nevojë për të mira materiale, ushqime e veshmbathje. Studentët thonë se me paraqitjen e shumë familjeve nevojtare, të cilat kërkojnë ndihmë nëpërmjet kronikave televizive, Unioni Studentor Shqiptar ka filluar disa netë me rradhë pas iftarit të hap stenda…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE i bënë thirrje ministrit të shëndetësisë Arben Taravarit, të mos hidhet shumë, të bie në tokë, që të mos vijë koha ta lusë VMRO-DPMNE-në dhe të mos bëhet kokë lartë thonë nga VMRO-DPMNE si reagim ndaj Arben Taravarit, pasi dje ministri i ri i Shëndetësisë, bojkotoi presidentin Gjorge Ivanov. “Duke u bazuar në biografinë profesionale, sapo menduam se Arben Taravari do të jetë një ministër solid i cili do ta shikojë punën ministrore dhe atë profesionale, ne veç më po shohim një nacionalist të tërbuar i cili mezi pret që të hyjë në konflikt për çështje nacionale, etnike apo…

Lexo më Shumë

Ndër reformat më të rëndësishme të paralajmëruara nga pushteti i ri duhet të jenë ata në gjyqësor dhe në administratën publike – theksojnë përfaqësuesit e shoqërisë civile në emisionin “360 gradë” në Alsat-M. Njëra nga gjërat kryesore për ta është largimi i Prokurorit Publik, Marko Zvrlevski dhe emërtimi i një prokurori të ri. Nëse Zvrlevski largohet, Këshilli i prokurorëve publikë duhet që qeverisë t’i dorëzojë mendim pozitiv për një kandidat i cili më pas do të zgjidhej nga ana e Kuvendit. Megjithatë Urania Pirovska nga Komiteti i Helsinkit paralajmëron se ky proces mundet që qëllimisht të zvarritet nga ana e…

Lexo më Shumë

Në 24 orët e kaluara në polici janë paraqitur zhdukja e dy vajzave të moshës 11 vjeçare dhe 15-vjeçare, si dhe një gruaje 38-vjeçare. Në stacioni e policisë në Gazi Babë dje në orën 13:00 D.Xh. (44) nga Shkupi, ka paraqitur se më 1 qershor rreth orës 14:00 nga shtëpia në drejtim të panjohur është larguar vajza e saj 11-vjeçare. Mbrëmë në orën 22:40 në stacioni e Policisë, S.S (46) nga f.Çardaklia -Shtip, ka paraqitur se më 1 qershor nga ora 20:00 nga shtëpia në drejtim të panjohur është larguar bashkëshortja e tij A.C. (38). Pesëmbëdhjetë minuta pas mesnate në…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë (MPB) ka parandaluar dy raste të tregtisë së palejuar me marijuanë, ku nga liria janë privuar katër persona nga Maqedonia dhe dy shtetas të Shqipërisë. Siç njoftoi MPB-ja, aksionet janë realizuar nga ana e Departamentit për shkatërrimin e krimit të organizuar– Njësia për tregti të palejuar pranë MPB-së në bashkëpunim me shërbimet kompetente për luftë kundër drogës në Shqipëri dhe Greqi, ndërsa në koordinim me SELEK Qendrën e Bukureshtit, Rumani. Siç njoftohet SPB Ohër ka privuar nga liria K.H (48) nga Struga dhe S.A (34) nga Shkupi, të identifikuar si anëtarë të grupit…

Lexo më Shumë

Reshjet e djeshme të shiut të shoqëruara edhe me vetëtimë, e kanë lënë pa kulm mbi kokë familjen Sejdiu nga fshati Tanushë. Në fakt vetëtima ka shkaktuar zjarr në rrjetin elektrik të shtëpisë duke e djegur një pjesë të shtëpisë së kësaj familje, e cila tashmë është e pabanueshme. Familja Sejdiu u bën apel të gjithë njerëzve human që të ndihmojnë në ndërtimin e shtëpisë.

Lexo më Shumë

Dje në një shtëpi në Radovish, janë vjedhur 16,800 euro dhe rreth 100 mijë denarë, njoftojnë nga policia. Vjedhjen e ka kryer person i panjohur mes orës 16:30 dhe 17:00, në shtëpinë e L.B (46), i cili e ka paraqitur rastin. Sipas L.B, përmes shkallëve të jashtme të shtëpisë, hajduti ka hyrë në banjë, e cila nuk ka qenë e mbyllur, ka gjetur çelësin e derës hyrëse dhe pa dëmtuar dollapin e kuzhinës ka marrë paratë dhe është larguar. Nga policia thonë se janë ndërmarë masa për gjetjen e tij. /Almakos.com

Lexo më Shumë

Organizatat joqeveritare të cilat ishin më të zëshme ndaj politikave të Qeverisë së kaluar, duke organizuar madje edhe protesta, thonë se Qeveria e Maqedonisë duhet të përvesh mëngët dhe me shumë seriozitet t’i qaset punës në kthimin e drejtësisë, pastrimin nga politika të institucioneve shtetërore, përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike, luftën kundër korrupsionit dhe reformat thelbësore në sistemin arsimor. Petrit Saraçini nga Organizata Joqeveritare “CIVIL”, për Radion Evropa e Lirë konsideron se më thelbësore është që të gjithë qytetarët e vendit të ndjehen të barabartë para organeve të drejtësisë. “Fillimisht të gjithë qytetarët, ne si sektor civil dhe opinioni publik, duhet…

Lexo më Shumë

Deputeti i LSDM-së ka paraljamëruar mbylljen e TV ALFA. AI në një postim në Facebook ka thënë se Tva Alfa është para mbylljes pa treguar edhe arsyjen. “Gruevski do të merr pjesë në TV ALFA. TV ALFA para mbylljes. Cka të them më shumë”, ka shkruar Shilegov në Facebook. Ndryshe në kohën e Gruevskit u mbyll Tv A1 i Velija Ramkovskit.

Lexo më Shumë

Bashkimi Europian i sotëm ka nevojë për shpëtim dhe ristrukturim radikal. Shpëtimi i BE-së duhet të marrë përparësi, sepse Europa është në rrezik ekzistencial. Por, siç e theksoi dhe presidenti francez Emmanuel Macron gjatë fushatës së tij, rigjallërimi i mbështetjes që BE-ja ka pasur nuk është më pak i rëndësishëm. Rreziku ekzistencial me të cilin përballet BE-ja është pjesërisht i jashtëm. Bashkimi është i rrethuar nga fuqi që janë armiqësore me atë që ai përfaqëson – Rusia e Vladimir Putinit, Turqia e Recep Tayyip Erdoğan, Egjipti i Abdel Fattah el-Sisi dhe Amerika që Donald Trump do të krijonte nëse do…

Lexo më Shumë

Minsitri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati me rastin e zgjedhjes së Nikolla Dimitrovit si ministër i Jashtëm i Maqedonisë, ka uruar këtë të fundit duke shprehur pritshmëri për bashkëpunim të mëtutjeshëm. “Urime deri te Nikolla Dimitrov. Shqipëria do të jett fqiu më i mirë i Maqedonisë. Pres që të vazhdojë bashkëpunimi”, tha Bushati. https://twitter.com/ditmirbushati/status/870323149489020930 Ky urim i Bushatit vjen pasi që u formua Qeveria e Maqedonisë, në përbërjen e së cilës Nikolla Dimitrov do të bartë funksionin e ministër i Punëve të Jashtme. /Almakos.com

Lexo më Shumë

Drejtuesit e njohur të protestave kundër plaftormës shqiptare, e cila kulmoi me ngjarjet e së e enjtes së përgjakshme do të fillojë protesta të reja me kauzë të re. Ata tani do të zhvendosen në Demir Kapi për të protestuar kundër kampusit i cili do të ndërtohet në këty qytetë për emigrantët nga Lindja e Memse. Kujtojmë se ndërtimi i kampit kishte filluar nga ministri Dime Spasov, por kjo si duket nuk i pengon ata për të protestuar tani kundër vendimet të VMRO-DPMNE-së. https://ina-online.net/betmeni-dhe-shoku-i-tij-me-kauze-te-re-fillojne-protestat-video/

Lexo më Shumë