Author: Rilinda

Agjenti slloven i shërbimit të sigurisë në muajin prill të vitit të kaluar, është arrestuar në Maqedoni. Ai me dron e ka inçizuar vilën e kryetarit Gjorge Ivanov në Ohër,. Slloveni është prezantuar si agjent i shërbimit intelegjent të Sllovenisë, ndërsa ka treguar edhe legjitimitetin se është zyrtar i NATO-s. Ai i ka thënë policiës se është nga misioni i NATO-s në Napoli dhe se në Maqedoni është privatisht. Për dronin ka thënë se është personalisht i tij dhe se ka lozur me djalin e tij. Policia e Maqedonisë e ka vërejtur, ia ka marrë dronin, ka dyshuar për spiunazhë…

Lexo më Shumë

Nesër në Maqedoni do të arrijnë 15 policë sllovakë të cilët do t’i zëvendësojnë kolegët e tyre në kufirin maqedono-grek në Gjevgjeli. Është rotacioni i tetë i policëve sllovakë. ‘Njësi të 15 policëve sllovakë do të zbatojnë aktivitete kontrolluese të përbashkët me policët e Maqedonisë në kufirin shtetëror me Greqinë, me qëllim parandalimin në fushën e sigurisë publike’, kështu thonë nga Ambasada e Republikës Sllovake përmes një kumtese. Policia do të jetë me pajisje të përshtatur-automjete të terrenit, kamera për natën. Qëndrimi i policisë sllovake do të jetë 30 ditë me mundësi vazhdimi, njofton AIM. Republika e Sllovakisë, nga marsi…

Lexo më Shumë

Prokuroria Speciale Publike ka vërshuar hapësirat e Komunës së Çairit. Sipas burimeve të televizionit Alsat M, Specialja në Çair ka ndërhyrë në bazë të procedurës para-hetimore të cilën po e udhëheq dhe që ka të bëj me ndërtimet pa leje. Ekipi i Katica Janevas ka qëndruar mbi 3 orë në hapësirat e Komunës së Çairit duke kërkuar kështu prova materiale mbi ndërtimet pa leje, kryesisht në këtë komunë. Në bombat e opozitës, funksionarët të BDI-së madje edhe vetë kreu i BDI-së Ali Ahmeti, dëgjohen teksa bëjnë plane të brendshme partiake për shitjen e objekteve me 1000 euro metër-katror, marrëveshje mes…

Lexo më Shumë

Mbrëmë është mbajtur mbledhja e Komitetit drejtues për bashkërendimin dhe menaxhimin me sistemin e menaxhimit me kriza, përcjell Telegrafi. Në këtë mbledhje është diskutuar për situatën në terren pas të reshurave të dendura të shiut që kanë shkaktuar përmbytje në rajonin e Tetovës, si edhe për masat që duhet ndërmarrë për tejkalimin e kësaj gjendje. Sipas AIM-së, seanca është udhëhequr nga ministri i MPB-së, Oliver Spasovski, ndërkaq është vendosur që Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, në bashkëpunim me komunën e Tetovës dhe shtabin rajonal për menaxhim me kriza, të ndërmarrin masa të menjëhershme për sanimin dhe pastrimin e terrenit të…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ka reaguar ndaj shkrimeve të gazetës britanike ”the Guardian” ku thuhet se Rusia është angazhuar dhjetë vite për të ndërhyrë në Maqedoni që vendi të mos afrohet me perëndimin, përcjell Telegrafi. Sipas tyre, raporti është një tentim i pamatur për t’u hedhur diku tjetër përgjegjësia për krizën e thellë në Maqedoni, duke shtuar se akuzat e pabaza kanë qëllim të shpërndajnë gënjeshtra për financim të mediave në Maqedoni, akuza që sipas MPJ-së ruse, vijnë nga organizata që mbështeten nga struktura shtetërore amerikane dhe fonde të George Soros.

Lexo më Shumë

Nxënësit dhe studentët mirëpritën heqjen e testimit ekstern nga ana e Qeverisë së re. Por sa i përket teksteve shkollore përmirësimit dhe përdorimit të tyre ata shprehen pesimist se kjo Qeveri me këto ministra (në veçanti) ministrat shqiptarë, mund të bëjnë një gjë të tillë, shkruan gazeta Lajm. Fuad Ibrahimi, i cili ishte edhe pjesë e organizimit të protestave kundër testit ekstern, si nxënës, pohon se vendimi për heqjen e testimit ekstern është mirëpritur nga nxënësit e shkollave të mesme dhe fillore, testim ky që ishte vetëm në dëm të nxënësve. I pyetur se a beson se qeveria e re…

Lexo më Shumë

Në mesin e shumë shqiptarëve, të cilit me mish e shpirt i presin reformat e paralajmëruara në sistemin gjyqësor të Maqedonisë, është edhe familja Islami nga Shkupi. Padrejtësinë të cilën e vuan kjo familja nga vitit 2008-të e këndej, ka të bëjë me arrestimin e djali të tyre, Agim Islamin, i cili nga Gjykata Penale e Shkupit është dënuar me burg të përjetshëm, shkruan gazeta KOHA. Akuza, e cila sipas familjes, i është montuar djalit të tyre, ka të bëjë me sulmin ndaj patrullës së njësisë “Alfa” që ndodhi në oborrin e Fakultetit Matematiko Natyror, nëntë vite më parë, ku…

Lexo më Shumë

Nuk ka më keq, nuk ka mëkat më të madh, që të luhet paturpësisht, në mënyrën më djallëzore nga mega demagog, me ndjenjat e atyre që janë duke vuajtur padrejtësisht në kazamatet e Maqedonisë. Kush do ta bëjë reformën në pushtetin gjyqësor ?! Kush ishte dhe kush është Ministër i Drejtësisë ?! Ato që montuan, ato që i sakatuan, ato që brenda natës planifikuan gjyqe morbide, ato që kanë dhanë dhe janë në proces për të dhënë dhjetra mijra vite burgosje për shqiptarët më të mirë, për djemt dhe bijat që janë krenaria jonë. BDI-ja, fatkeqsia elementare e shqiptarëve, ato…

Lexo më Shumë

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot mbledhje do të mbajnë Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive dhe Komisioni ligjdhënës juridik. Në rend dite të mbledhjeve të të dy komisioneve është Nisma qytetare me propozim për sjelljen e Ligjit për ndryshime të ligjit për marrëdhëniet e punës, i 217 qytetarëve, i parashtruar përmes propozueses së autorizuar Snezhana Kuzmanovska, njofton AIM.

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare, ndërsa pasdite vende-vende do të mbizotrojë mot jo i qëndrueshëm si dhe me reshje të shiut. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 12 deri 18 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës temperaturat do të lëvizin prej 25 deri 32 gradë Celsius.

Lexo më Shumë