Ambasadori i SHBA Jess Baily, të premten, më 9 qershor, do të promovojë pllakën përkujtimore për Luftën e Parë Botërore në Parkun Nacional Pelister, njofton Almakos. Pllaka e re ka për qëllim të vë në pah rolin e Shteteve të Bashkuara në Maqedoni dhe në Ballkan gjatë Luftës së Parë Botërore. Gjatë ceremonisë, e cila do të fillojë në ora 15:00 në Qendrën informative të Parkut Nacional Pelister, ambasadori Baily do të mbajë fjalim për të përkujtuar qindvjeçarin e përfshirjes së Shteteve të Bashkuara në Luftën e Parë Botërore dhe për të theksuar rëndësinë e marrëdhënieve Euro-Atlantike. Ambasadori do të…
Author: Rilinda
Në kuadër të projektit të USAID-Partneritet për rregullativë më të mirë të biznesit sot do të mbahet konferenca me temë ‘Sfidat aktuale të komunitetit afarist nga sfera e rregullativës ligjore’. Në konferencë do të flasin ambasadori në Maqedoni, Jess Baily, drejtori i EPI Qendrës Ndërkombëtare, Ljubomir Dimovski, ndërkaq do të marrin pjesë përfaqësues nga sektori privat dhe institucionet qeveritare, njofton AIM. Do të bisedohet për rezultatet nga 17 sesione të mbajtura informative, në të cilat morën pjesë mbi 500 pjesëmarrës dhe ndanë informata për ato sfida nga rregullativa e biznesit me të cilat përballen çdo ditë. Sesionet informative fokusohen në…
Në organizim të Delegacionit të BE-së dhe BE projektit ‘Mbështetje teknike për organizatat qytetare-TAKSO’ sot në Shkup do të mbahet forumi ‘Udhërrëfyes i ri për zhvillim të shoqërisë civile’. Fjalim hyrës në forum do të kenë Nikolla Bertolini, udhëheqës për bashkëpunim nga Delegacioni i BE-së dhe Sunçica Sazdovska, këshilltare e projektit TAKSO, njofton AIM. Qëllimi i forumit është të sigurojë diskutim për sfidat kyçe të organizatave civile në kontekst të tanishëm dhe të japë udhërrëfyes të ri për zhvillim të mëtutjeshëm të shoqërisë civile. Në konferencë do të marrin pjesë përfaqësues të organizatave civile, të komunitetit donator, të institucioneve relevante,…
Ambasada e Suedisë për të tretin vit me radhë organizon Ditë të ushqimit suedez. Motoja e manifestimit, i cili do të mbahet prej sot deri më 16 qershor, është ‘Try Swedish’! Qëllimi është që opinioni i Maqedonisë të njihet me shijet e kulturës suedeze të kuzhinës, njofton AIM. Gjatë ditëve të ushqimit suedez në Maqedoni, do të mund të provohen recetat e ndryshme-ushqimet tradicional si qoftet suedeze me manaferra, losos i marinuar me sos prej mustarde dhe kopër, por edhe ëmbëlsira inovative si mjedra të freskëta me krem prej limoni. Të gjitha këto nga shefi suedez Magnus Alberktson, një kuzhinier…
Sot në Maqedoni do të arrijnë 15 policë sllovakë të cilët do t’i zëvendësojnë kolegët e tyre në kufirin maqedono-grek në Gjevgjeli. Është rotacioni i tetë i policëve sllovakë. ‘Njësi të 15 policëve sllovakë do të zbatojnë aktivitete kontrolluese të përbashkët me policët e Maqedonisë në kufirin shtetëror me Greqinë, me qëllim parandalimin në fushën e sigurisë publike’, kështu thonë nga Ambasada e Republikës Sllovake përmes një kumtese. Policia do të jetë me pajisje të përshtatur-automjete të terrenit, kamera për natën. Qëndrimi i policisë sllovake do të jetë 30 ditë me mundësi vazhdimi. Republika e Sllovakisë, nga marsi i 2016…
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seancë do të mbajë Komisioni ligjdhënës-juridik. Në rend dite të Komisionit është Iniciativa qytetare me propozim për sjelljen e Ligjit për ndryshim të ligjit për marrëdhënie të punës, të dyqind e shtatëmbëdhjetë qytetarëve, të dorëzuar përmes propozueses së autorizuar Snezhana Kuzmanovska.
Moti sot në Maqedoni pritet të jetë jostabil, me ç’rast paradite do të jetë me diell dhe vranësira të vogla, kurse pasdite me reshje lokale të shiut. Ndërkaq temperatura ditore do të lëvizë prej 26 deri 33 gradë Celsius.
Për mbarëvajtjen e mësimit në shkolla, plan-programi në arsim bwn lidhjen në mes të planit mësimor dhe programit mësimorë të përgatitur për mësimëdhënsit. Është shqetësuese fakti se lëndët që janë shtuar vitet e fundit në programin mësimor e ngarkojnë mësimdhënësin me trajnime shtesë, mbingarkesë për nxënësit, si dhe shtim të mësimdhënësve për orët shtesë. Nga Lidhja e Arsimtarëve Shqiptar në Maqedoni thuhet se ndër vite janë bërë ndryshime në kurrikulat mësimore, zbatimi i të cilave është bërë pa u testuar më parë, çka ka çuar më pas në shtimin e pakënaqësive ndaj mësuesve në zhvillimin e lëndës, si dhe në…
Gropa dhe arnime, problemi me të cilën banorët e fshatit Rashçe, të komunës së Sarajit përballen çdo ditë me këtë problem. Fëmijët të cilët shkojnë në shkollë hasin në vështirësi gjatë kalimit të rrugës, e cila gjithashtu nuk ka asnjë tabelë të vetme orientimi, kështu u shprehë banor i këtij fshati, Shehadin Tanallari. “Deri sot s’ka pas asnjë pikë interesimi, as nga komuna. Kanë premtur se do të intervenojnë në sanimin e rrugëve, por siç shihet ende s’kanë marr masa. Në fshat kemi mungesë dhe të tabelave të orientimit, të cilat duhet të vendosen për shkaqe sigurie” tha Shehadin Tanallari,…
Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie me bashkësitë diskutoi për nismën qytetare për ndryshimin e Ligjit për Marrëdhënie Pune. Propzimi i nismës parasheh që për lehonat të ketë pushim prej 12 muajsh, në vend të 9 muajve të tanishëm. Anëtarët e Komisionit nga radhët e pozitës dhe opozitës u pajtuan se ka nevojë që të hapet një debat në këtë drejtim. Në emër të 270 qytetarëve që e kanë nënshkruar këtë nismë ka folur Snezhana Kuzmanovska. Ajo është shprehur e kënaqur që propozimi ka mbështetje të gjërë. Mirëpo, nuk është vendosur se kur do të del ky propozim para deputetëve.
Sot në zyrat e lëvizjes Eco Guerilla në Tetovë është zhvilluar një takim me zv/ambasadorin e misionit të OSBE-së në Maqedoni, z. Jeff Goldstein, njofton Almakos. Z. Goldstein është interesuar të mësojë më shumë për pritshmëritë e lëvizjes Eco Guerilla në veçanti por edhe të shoqërisë civile në përgjithësi nga qeveria e re, sa i përket kujdesit ndaj mjedisit jetësor. Ai është informuar me rezultatet e arritura nga Eco Guerilla, planet për të ardhmen si dhe pritshmëritë dhe gatishmërinë që t’i ndihmohet institucioneve në kapërcimin e krizës mjedisore dhe në krijimin e vlerave të reja në avansimin e mjedisit jetësor.…
Zoran Zaev dje pasi ka mbajtur seancën e parë e qeverisë së re të Maqedonisë, u takua me Aleksandar Rodic, President i Adria Media Group. Takimin me Rodic, Zaev e përshkruajti: ”Do të mundësojmë kushte për media të lira dhe gazetari profesionale” Ndryshe, Rodic është pronar i disa mediumeve në Serbi. https://www.facebook.com/zaevzoran/photos/pcb.10155498924372932/10155498922477932/?type=3[/embed] https://www.facebook.com/zaevzoran/photos/pcb.10155498924372932/10155498922462932/?type=3

