Shkup, 8 qershor Në Ligjet që kanë të bëjnë me fushën e veprimtarisë së biznesit duhet të përfshihen edhe bizneset, me ç‘rast për këshillim në sjelljen e legjislacionit të biznesit, në Maqedoni. Me futjen e ligjit për noter dhe përmbarues, më 1 qershor të këtij viti, reagon Oda Ekonomike e Maqedonisë (OEM), që ky ligj prodhon implikime financiare mbi punën e subjekteve juridike. Nga ky subjekt kërkojnë nga qeveria e re, që duhet të zgjidhet, ky ligj, menjëherë dhe pa vonesë. Ndërsa, nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore thonë se nuk është i vetmi problem, që paraqitet për bizneset. “OEMVP…
Author: Rilinda
Aleanca veriatlantike planifikon që deri në pranverë të vitit 2018 ta pranojë në përbërjen e vet Maqedoninë, shkruan Sputnjiku rus. “Sekretari i përgjithshëm i NATO-s – Jens Stoltenberg planifikon që kah mesi i korrikut të vizitojë Shkupin dhe të bisedojë për këtë çështje. Qëllimi i NATO-s është që në pranverë të vitit 2018 ky vend të pranohet në Aleancë”, ka deklaruar bashkëbiseduesi i “Sputnjikut”. Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev deklaroi më herët se: “Ekzistojnë dy mënyra – ose zgjidhje të problemit, ose me emrin e përkohshëm të anëtarësohemi në NATO, dhe të vazhdojmë negociatat me Greqinë, për shkak të problemit…
Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistemin politik, Hazbi Lika, sot në takimin e tij të parë zyrtar me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në vend, Fatos Reka ka shprehur se kabibeti i ri qeveritar është i gatshëm për avancim emergjent të Marrëveshjes së Ohrit, përcjell Almakos. “Implementimi dhe avancimi i Marrëveshjes së Ohrit janë thelbësore për progresin gjithëpërfshirës të shtetit tonë. Kabineti i ri qeveritar është tejet bashkëpunues dhe i gatshëm për avancim emergjent të këtij dokumenti, faktor i rëndësishëm i cili na jep më shumë kompetenca dhe përgjegjësi për…
Qyteti i Shkupit ka reaguar në lidhje rastin e ngecjes së një kamioni në sheshin ”Maqedonia”, rast që shkaktoi reagime të shumta dhe ironizime. ”Dëshirojmë të theksojmë se sipërfaqja te fontata në sheshin ”Maqedonia” është ndërtuar sipas të gjitha standardeve për ndërtim të llojit të këtillë të fontanave. Fontanat e tilla nuk janë të parapara që mbi to të kalojnë automjete, posaçërisht të rënda, dhe se shoferi ka qenë paralajmëruar më herët që vozitja në atë pjesë është e ndaluar”, thekson Qyteti i Shkupit.
“Perspektivat evropiane për Maqedoninë dhe qytetarët e saj i ka hapu Qeveria e re reformuese e udhëhequr nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) dhe kryeministri Zoran Zaev të cilët të përkushtuar filluan të punojnë për zhbllokim të integrimit euro-atlantik i cili u bllokua nga politikat e pamenduara të pushtetit të mëhershëm të Nikolla Gruevski” thuhet në kumtesën e LSDM-së. Nga atje thonë se është hapur edhe transparenca e institucionit të Qeverisë. “Transparenca e institucioni Qeveri, e cila i takon qytetarëve është njëra nga përfitime e para demokratike të cilat tashmë qytetarët i njëjtë”, thuhet ndër të tjerash në kumtesën…
Ministri i drejtësisë z. Bilen Saliji priti në takim zyrtar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara te Amerikës, ekselencën e tij Xhes Bejlin, njohton Almakos. Gjatë takimit të realizuar në Ministrinë e drejtësisë ministri Saliji falënderoi ambasadorin Bejli si dhe qeverinë e SHBA-ve për ndihmën dhe kontributin e vazhdueshëm që e kanë dhënë në mbështetjen dhe zhvillimin e sistemit juridik të vendit. Gjithashtu, ministri Saliji uroi që ky bashkëpunim dhe kjo ndihmë nga SHBA-të të vazhdojë edhe më tej në procesin e forcimit të sundimit të ligjit, rritjen e pavarësisë së gjyqësorit si dhe kthimit të besimit të qytetarëve në institucionet…
Departamenti i Arsimit dhe Shkencës pranë LR-PDSH-së, përshendet vendimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë për shfuqizimin e testimit ekstern si dhe paralajmërimin e Ministres z-nja Renata Deskovska, për pezullimin dhe heqëjen e aplikimit të Sistemit të Kembrixhit nëpër shkollat e vendit. Ky vendim i shumëpritur, konsiderojmë se është i mirëseardhur nga punonjësit arsimor, nga prindërit dhe nxënësit, për vet faktin sepse testimi ekstern ka qenë shumë diskutabil dhe shumë jokompatibil me mundësit reale të organizimit të procesit edukativo-arsimor në vend, por edhe ka rënduar buxhetin e ministrisë përkatëse, pa patur ndonjë efekt pozitiv. Nëpërmjet të një…
Në burgun e Idrizovës ka vdekur një e burgosur 45 vjeçare nga Strumica. Nga Janari deri më tash, është rasti i 6-të. Informacionin për SDK.mk e ka konfirmuar drejtori i burgut Zhivko Pejkovski. Ndësa, Avokati i Popullit Ixhet Memeti ka ngre procedurë për të gjithë rastet e vdekjes nga fillimviti. Ai ka thënë se të burgosurit vdesin për shkak të kushteve të vështira dhe mos sigurisë shëndetësore./Almakos
Trupi i një personi të vdekur të gjinisë mashkullore është gjetur dje në mëngjes rreth orës 8 e 30 minuta. Policia njofton se në bulevardin “Nënë Tereza”, përballë Institutit për sëmundje të mushkërive, në terasën e një shtëpie të braktisur është gjetur një person i vdekur, identiteti i të cilit ende nuk është zbuluar, transmeton Gazeta Lajm. Rastin në polici e ka paraqitur një qytetar, kurse pas hetimeve të kryera trupi është dorëzuar për obduksion. Tani për tani nuk dihen as shkaqet se si ka ndodhur vdekja e tij.
Enti Shtetëror për Revizion (ESHR) do ta prezantojë sot raportin e çerekut të dytë që është përgatitur në kuadër të projektit ”Forcimi i raportimit financiar dhe transparenca në Maqedoni”. Sipas AIM-së, projekti është realizuar nga Fondacioni për Demokraci nga ëestminster (FDë), Qendra për Analiza Ekonomike (QAE) dhe Instituti për Studime Komunikimi (ISK). Raporti i çerekut të dytë të ESHR-së përfshinë periudhën janar-mars, 2017, dhe ka të bëjë me disa aspekte, transparencën e ESHR-së, perceptimi i subjeteve të revizionit, mediat dhe opinioni publik për transparencë e ESHR-së, rezultatet e punës dhe lidhja juridike ndërmjet ESHR-së dhe Kuvendit të Maqedonisë
Partia FRODEM përmes një kumtese ka reaguar ndaj sistemi gjyqësor dhe se Këshilli i prokurorëve publikë dhe Këshilli gjyqësor, duhet të japin urgjentisht dorëheqje nga anëtarësimi partiak. ‘Maqedonia në vitet e regjimit ishte viktimë e partizimit, gjyqësor të dirigjuar dhe të korruptuar. Marionetët në sistemin e drejtësisë duhet menjëherë të dorëhiqen. FRODEM nuk dënon tërë sistemin gjyqësor. Përkundrazim FRODEM vlerëspn se ka mjaftueshëm profesionistë të ndershëm, gjyqësor të vërtetë të cilët duhet gjyqësorin ta marrin në duart e tyre’, thuhet ndër të tjera në kumtesën e partisë. Në kumtesë ata shtojnë se një thënie e vjetër thotë se ‘kush çfarë…
Shoqata e Shrimtarëve të Maqedonisë (SHSHM) do të mbaj asamblenë vjetore të saj më 22 qershor, ku do të shqyrtohet nisma për rishikimin e përmbajtjes së lektyrave për shkollat fillore dhe të mesme. SHSHM-ja bën të ditur se kjo nismë do të ngritet pasi që vlerëson se përmbajtja që u jepet nxënësve është e vjetëruar dhe nuk përputhet me vlerat e vërteta në pjesën e letërsisë klasike, por edhe në pjesën e prirjeve të reja në letërsinë vendase dhe botërore. SHSHM-ja do të kërkojë nga Ministria e Kulturës dhe ajo e Arsimit dhe Shkencës që të përdorin mekanizmat e tyre,…

