Qendra për Liri, në bashkëpunim me Fondacionin Hajnrih Bell, e organizon konferencën “Shoqëria pa kufij” më 13 qershor (e martë), në hotelin City Park, me fillim në ora 12:30. Konferenca i kushtohet pjesëmarrjes qytetare, drejtësisë sociale dhe shoqërisë së qëndrueshme. Në konferencë janë të ftuar përfaqësues të institucioneve, shoqërisë qytetare, sindikatave, mediave dhe qytetare dhe qytetarë të interesuar. Në programin e konferencës janë fjalimet hyrëse nga ivana Tufegxhiq, Irena Sterijovska dhe Jasmina Gollubovska, prezentime dhe analiza nga ekipi i Civilit, video projektim dhe fjalime nga të ftuarit në konferencë. Priten fjalime dhe komente nga pëprfaqësues të shoqërisë qytetare dhe sindikatat,…
Author: Rilinda
Shefja e Misionit të OSBE-së në Shkup Suomalainen takohet me Kryeministrin Zaev, ofron mbështetje për procesin reformues SHKUP, 9 qershor 2017 – Shefja e Misionit të OSBE-së në Shkup, Nina Suomalainen takoi sot në Shkup kryeministrin Zoran Zaev dhe e uroi për postin e ri. “E përshëndes qëllimin e kryeministrit për të udhëhequr një qeveri reformatore e cila do të punojë në interes të të gjithë qytetarëve”, tha Suomalainen. “Formimi i qeverisë së re është një mundësi për zbatimin e një vargu të gjerë reformash në përputhshmëri me parimet dhe angazhimet e OSBE-së. Besoj se tani është koha për të…
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, sot u takua me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Reka. Osmani tha se anëtarësimi në BE është qëllim i përbashkët i Maqedonisë dhe Shqipërisë dhe shprehu besimin se vendet mund të ofrojnë mbështetje reciproke në këtë proces. “Jam i bindur se në kohëra të këtilla kur BE-ja po përballet me shumë sfida, integrimi i Ballkanit Perëndimor duhet të shihet si një përgjigje për zgjidhjen e këtyre sfidave. Integrim i plotë i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe në NATO është i nevojshëm”, deklaroi Osmani. Ai tha se është e…
nstituti për akreditim, sot nën moton ‘Akreditim: Sigurim i besimit në ndërtimtari dhe mjedisi i ndërtuar jetësor’ do ta shënojë Ditën botërore të akreditimit. Në këtë ngjarje është paralajmëruar prania e ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, si dhe i përfaqësuesve nga institucionet shkencore-arsimore, institucionet shëndetësore dhe të trupave për vlerësim të përshtatjes. Në kuadër të shënimit do të promovohet Raporti vjetor për punën e Institutit për akreditim dhe do të dorëzohen çertifikata për trupat e akredituar dhe të riakredituar për vlerësim të përshtatjes në periudhën nga qershori i vitit 2016 deri në maj të 2017, njofton AIM.
VMRO dhe LSDM tashmë kanë caktuar emrat e shefave të grupeve parlamentare në përbërjen e re të kuvendit republikan. Kështu, grupin parlamentar të VMRO-së pritet që ta drejtojë deputeti Ilija Dimovski ndërkohë që Tomislav Tuntev pritet të drejtojë grupin parlamentarë të LSDM-së. Ndryshe Ilija Dimovski është nga Velesi dhe deputet në disa përbërje parlamentare kurse njihet si një nga më të zëshmit e VMRO-së, derisa Tuntev është nga Ohri, doktor i shkencave teknike. Nga BDI siç mësohet do të jetë Xhevat Ademi ose Artan Grubi, ndërsa nga Lëvizja BESA, Afrim Gashi.
Ministria e Punëve të Jashtme i këshillon qytetarët e Republikës së Maqedonisë, para udhëtimit për dhe nga Shteti i Katarit, ta kontaktojnë transportuesin ajror, të informohen për ndryshimet e mundshme të termineve dhe për mënyrën e udhëtimit të tyre, ndërsa në rast në nevojës, të drejtohen deri te Ambasada e Republikës së Maqedonisë në Doha ose drejtpërdrejtë në MPJ-në e Maqedonisë. “Disa vende nga rajoni i Gadishullit Persian, mes të cilëve edhe Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti, Bahreini, … më 4 qershor këtë vit i kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Shtetin e Katarit, që ka rezultuar me ndërprerje…
Rreth 270 mijë nxënës në Maqedoni, nga to 188 mijë filloristë dhe 80 mijë nxënës të shkollave të mesme, prej sot u fillon pushimi veror i vitit akademik 2016/2017. Semimaturantët këtë muaj do të regjistrohen në shkollat e mesme. Paraqitja e parë për regjistrim është muaji qershor edhe atë më 28 dhe 29 qershor, njofton AIM. Maturantët, nesër (10 qershor) do të testohen në gjuhët e huaja. Për anglisht janë paraqitur numër më i madh i kandidatëve (15.201), për gjuhën frënge (108), gjermane (197), ndërsa për gjuhën ruse (26) kandidatë.
Komuna e Gazi Babës në bashkëpunim me NP Higjiena komunale, sot dhe nesër do të zhvillojnë aktivitet për mbledhjen e mbeturinave të kabllove dhe gjësendeve. Aksioni sot do të zbatohet në Hekurishten e përbashkët urbane, Autokomandën me Keramidinica dhe ‘Kiril Petrushevski’, ndërsa nesër në Trianglën e përbashkët urbane, Maxhari, Hipodrom dhe Çento, njofton AIM. Nga komuna bëjnë thirrje deri te qytetarët të nxjerrin mbeturinat kabllo më së voni deri ora 10:00, sepse pas këtij termini, mbeturinat, nuk do të merren.
Shqiptarët sa më shpejtë të kuptojnë gënjeshtrat e Zoran Zaevit, aq më mirë do të jetë për ta. Kështu ka thënë deputeti, njëherësh koordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski, duke reaguar kështu ndaj deklaratës së kryeministrit Zaev se, Qeveria e re do të jetë neutrale në anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. “Sa më herët që ti kuptojnë shqiptarët gënjeshtrat e Zaevit, aq më mirë do të jetë për ta. Sa i përket votës pro VMRO-së në UNESCO, nuk jemi pishman – sepse Kosovën e kemi pranuar si shtet të pavarur dhe në këtë kontekst, duhet ta përkrahim”, thotë…
Ministria e Financave sot në Shkup organizon takim inicues për Programin për reforma ekonomike. Në takim, siç paralajmëroi Ministria e resorit, do të flasin ministri i Financave, Dragan Tevdovski, përfaqësuesi i Drejtorisë për politikë fqinjësore dhe negociata për zgjerim të Komisionit evropian, William Noem, si dhe udhëheqësja e Sektorit për Evropë Juglindore në OECD, Marzhena Kiselevska, njofton AIM.
Moti sot në Maqedoni kryesisht do të jetë me diell dhe i ngrohtë, si dhe me vranësira të vogla në viset malore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 3 deri 12 gradë, ndërsa gjatë ditës prej 18 deri 27 gradë Celsius.
Tiranë, 7 Qershor – Në Tiranë janë dekoruar me titullin “Nder i Kombit”, figura dibrane, nga Presidenti i Shqipërisë, z. Bujar Nishani, në kuadër të konferencës shkencore me temë: “110 vjet nga themelimi i klubit patriotik ‘Bashkësia Dibrane”. Emrat e personaliteteve të dekoruar nga presidenti i Republikës së Shqipërisë janë: Josif Bageri; Said Najdeni; Hafis Sherif Langu; Jashar Erebara; Izet Dibra Shatku, të gjithë shpallen “Nder i Kombit” (pas vdekjes). Dekoratat i tëhoqën familjarët e të ndjerëve, të cilët jetojnë e veprojnë në Tiranë. Ndërsa, për Dekoratën “Nderi i Kombit”, për rilindasin Josif Bagerin (pas vdekjes), ju dha kryetares së…

