Author: Rilinda

Në Maqedoni moti sot do të jetë i ngrohtë dhe me diell i shoqëruar nga një erë e lehtë veriore. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 8 deri 17 gradë celsius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 21 deri 30 gradë celsius.

Lexo më Shumë

Jasmin Rexhepi nga organizata Legis që po ndihmon refugjatët sirian në Maqedoni thotë se ende po vazhdon misioni i tyre humanitar, që po zhvillohet nga muaji muaj në kaudër të javëve të solidarizimit. “Para muajit të Ramazanit vendosëm që ta mbyllim aksionin për në Alepo dhe pasi të shohim se sa mjete janë mbledhur dhe bashkë me partnerët turk, planifikojmë të ndajmë pako si ndihmë humanitare për fëmijët në kampet e refugjatëve, kryesisht fëmijëve, që ti gëzojmë para festës së Bajramit”, tha Jasmin Rexhepi, “Legis”. Sipas tij, gjithçka është transparente rreth ndihmave të grumbulluara dhe se çdo gjë shkon në…

Lexo më Shumë

Grabitet një grua në bul. “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup nga dy persona të panjohur të cilët me kërcënim me thikë nga çanta i kanë marrë 180.000 denarë, informon sot Ministria e Punëve të Brendshme në Buletinin ditor. M.S.T. sot në mëngjes në orën 5:40 në NJIK Shkup ka paraqitur se në bul. “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup dy persona të panjohur me kërcënim me thikë kanë kryer vjedhje, ku nga çanta i kanë marrë rreth 180.000 denarë. Merren masa për gjetjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Artan Dika, analist politik “Të them të drejtën nuk jam shumë optimist. Nuk i besoj as premtimeve të Zaevit dhe as kapacitetit të partive shqiptare në qeveri. Kam dyshime se Zaevi mund të ketë marrëveshje të fshehtë me Gruevskin, që ky i fundit t’ja lëshojë pushtetin, ndërsa Zaevi të mos ja prek privilegjet atij dhe klanit të tij të ngushtë. Lufta kundër korrpusionit mund të kthehet kështu vetëm në një mashtrim duke u marrë me “peshq më të vegjël”, duke i ndjekur ata gjyqeve me vite, sa për të mashtruar opinionin. Kjo mbetet të shihet. BDI-ja prej kohësh e ka…

Lexo më Shumë

Ndihmës ministri i MPB-së, i autorizuar me vendim nga Ministria e Punëve të Brendshme që të zbatojë procedura për prokurime publike, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, gjatë realizimit të blerjeve për nevojat e MPB-së,në këtë mënyrë ka dëmtuar buxhetin e RM-së me vlerë prej 27.894.555 denarë ose 453.570 euro. Me 23.03.2017 Prokuroria Speciale Publike (PSP) më konferencë për shtyp kumtoi se është hapur hetimi i ri me emrin kodues “Treqind” , në të cilën është i dyshuar ndihmës-ministri nga MPB për blerje publike të 300 veturave për ministrinë. Sipas PSP-së, i dyshuari në periudhën prej vitit 2008 deri në…

Lexo më Shumë

SPB Shkup – Sektori për krim ekonomik dhe kompjuterik ka ngritur padi penale në Prokurorinë Publike kompetente kundër A.M (60) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimeve se në periudhën 2012-2017 në disa raste ka kryer veprën penale “falsifikim dokumentesh”, përcjell Telegraf. Siç thuhet në kumtesën e MPB-së, A.M shtetasve të Maqedonisë me banim jashtë vendit, si dhe shtetasve të huaj ju ka dhënë: dokumente personale, vendime gjyqësore, gjykime, marrëveshje për shit-blerje, dëftesa nga institucionet arsimore, çertifikata, dokumente mjekësore dhe dokumente tjera, të vulosura me vula fals dhe nënshkrime nga institucionet publike në Maqedoni, në këmbim të 1 mijë…

Lexo më Shumë

Liqeni i Dibrës është ndotur dhe shëndruar në një deponi të egër nga hudhja e masave plastike dhe mbeturinave tjera. Andaj për pastrimin e tij çdo vit kujdesen shoqatat ambientaliste… Epidemiologët thonë se niveli i ndotjes është në shkallën e dytë dhe nëse nuk meret diç ky liqen do të shndërohet në vatër infeksioni me çka pamundësohet për ta shfrytëzuar qytetarët liqenin e Dibrës për freskim dhe rekreacion sportiv. Aktualisht niveli i ndotjes është në shkallën e dytë njofton drejtori i qendrës epidemitologjike Mentor Mela. Këtë verë në liqenin e Dibrës intensifikohet aktiviteti i shoqatave edhe nga amerika në bregun…

Lexo më Shumë

Njësia e “Pyjeve të Maqedonisë” në Kumanovë edhe në këtë fillim verë, po ndërmerr të gjitha aktivitetet për mbrojtjen e pyjeve si nga zjarret poashtu edhe nga prerja ilegale. Për këtë arsye ditë më parë drejtoria e kësaj njësie mbajti një takim me përfaqësues të institucioneve relevante në Kumanovë për mbrojtjen e pyjeve, transmeton RTM 2. Drejtori Vaid Saiti, gjithashtu thotë se të gjitha organet relevante kanë ofruar gatishmëri dhe mbështetje të parezervë për mbrojtjen e pyjeve, për çka janë formuar edhe shtabe për menaxhim me zjarret eventuale. Të përkujtojmë se viteve të fundit mijra hektarë pyje, në malësinë e…

Lexo më Shumë

Shefi i diplomacisë greke Nikos Kotzias dje në fjalimin e tij në Kozhani, në një ngjarje që e organizoi lëvizja e tij partiake “Prato”, në mënyrë indirekte porositi se qeveria greke nuk zbrapset nga qëndrimet e tyre dhe nuk do të bien nën presionet për pranimin e Maqedonisë në NATO nën referencë IRJM, siç është folur kohëve të fundit nga mediat e të dy vendeve. Kotzias tha se është herët të flitet se shtetet janë afër deri tek zgjidhja e emrit me qeverinë e re të Maqedonisë dhe paralajmëroi se të mërkurën do të takohet me Nikolla Dimitrovin në Athinë,…

Lexo më Shumë

“Nuk do të ketë shkarkim nga administrata shtetërore, por do të bëhet riorganizim për efikasitet më të madh, deklaroi ministri i shoqërisë informatike dhe administratës, Damjan Mançevski “Një nga masat që do të zbatohet është orari i punës fleksibil për administratorët, me qëllim shërbime më cilësore për qytetarët”, tha Mançevski për Makfax. Ai shtoi se po bëhen analiza që të vihet deri tek numri i saktë i të punësuarve në sektorin publik. Dhe në bazë të këtyre analizave theksoi se, do të bëhet edhe ndarja e 1600 administratorëve të cilët janë të angazhuar por rrinë në shtëpi. https://www.youtube.com/watch?v=hniDUcPykqM

Lexo më Shumë

Unioni i Studentëve të Anadollit nga Turqia dhe Organizata humanitare turke “Iyilik-Der” në vazhdën e fushatës “Sofra Vëllazërore” me anë të së cilës shtron iftare për jetimët në 15 vende të ndryshme të botës, shtroi iftar edhe në kryeqytetin e Maqedonisë, në sheshin “Skënderbe” të Shkupit, raporton AA. Sofrës së shtruar në Shkup iu bashkangjitën rreth 500 besimtarë muslimanë, përfshirë përfaqësues të shoqatave lokale dhe të institucioneve, studentë, banorë të qytetit, si dhe shumë mysafirë tjerë të ftuar. Muhammed Geçen nga Unioni i Studentëve të Anadollit, për AA bëri të ditur se sofrën e iftarit në Shkup e organizojnë në…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë do ta investojë tërë potencialin dhe kapacitetin për zbatimin e reformave në sektorin energjetik, si një hap i rëndësishëm ndaj afrimit deri te negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Këtë e theksoi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev në fjalimin e takimit joformal të ministrave të energjetikës, industrisë dhe tregtisë, i cili u mbajt në qytetin Durshtajt të Austrisë, në iniciativë të eurokomisarit për politikë të mirë fqinjësore dhe negociata për zgjerim, Johanes Han dhe drejtori i Sekretarit të Bashkësisë së energjetikës Janez Kolaç, kumtoi Kabineti i zëvendëskryeministrit, transmeton MIA. Tema kryesore e takimit ishte…

Lexo më Shumë