Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov të mërkurën do ta vizitojë Athinën që është vizita e parë zyrtare me ftesë të shefit të diplomacisë greke Nikos Koxias, informon gazeta greke “To Vima”. “Vizita e parë e ministrit të ri të Punëve të Jashtme të Maqedonisë në Greqi është fakt. Nikolla Dimitrov, diplomat i Maqedonisë i cili në vitet paraprake ishte negociuesi kryesor i Maqedonisë në konsultimet në suaza të KB-së, bashkëbisedues i rregullt i ambasadorit grek Adamanntios Vasilakis, i cili e përfaqëson Greqinë në bisedat me Methju Nimicin për çështjen e emrit të Shkupit”, shkruan gazeta. “To…
Author: Rilinda
Pas largimit nga pushteti të Nikolla Gruveskit dhe formimit të Qeverisë së re në Shkup, çështje kohe është kur do të fillojë presioni ndaj Athinës për gjetje të zgjidhjes për çështjen e emrit me qëllim që IRJM të hyjë në NATO dhe pastaj të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE, komenton sot “Katimerini”. Gazeta informon se “sipas diplomatëve mirë të informuar perëndimor në Shkup, Bruksel dhe Berlin vlerësojnë se përshpejtimi i procedurave për integrim të vendit fqinjë në NATO nën akronimin IRJM, do të jetë ‘dhuratë’ për mbështetje nga Perëndimi për dyshen Zaev-Ahmeti, të cilët kanë investuar për kthim të…
CIVIL –Qendra për Liri, në bashkëpunim me Fondacionin Hajnrih Bell, e organizon konferencën “Shoqëria pa kufij” më 13 qershor (e martë), në hotelin City Park, me fillim në ora 12:30. Konferenca i kushtohet pjesëmarrjes qytetare, drejtësisë sociale dhe shoqërisë së qëndrueshme. Në konferencë janë të ftuar përfaqësues të institucioneve, shoqërisë qytetare, sindikatave, mediave dhe qytetare dhe qytetarë të interesuar. Në programin e konferencës janë fjalimet hyrëse nga ivana Tufegxhiq, Irena Sterijovska dhe Jasmina Gollubovska, prezentime dhe analiza nga ekipi i Civilit, video projektim dhe fjalime nga të ftuarit në konferencë. Priten fjalime dhe komente nga pëprfaqësues të shoqërisë qytetare dhe…
Takimi i mbrëmshëm ndërmjet liderit të BDI-së Ali Ahmetit dhe liderit të PDSH-së në këtë fazë për opinionin publik në Maqedoni ishte papritur. Pas përfundimit të takimit dy liderët për mediat thuajse nuk thanë asgjë të rëndësishme. Por cili në të vërtet ishte temë e bisedës ndërmjet Ahmetit dhe Thaçit. Burime të portalit “tetova1” thonë se Ali Ahmeti i ka bërë ofertë Menduh Thaçit që në zgjedhjet e ardhëshme lokale që do zhvillohen në tetorin e këtij viti, dy partitë të jenë bashk në zgjedhje. Pjesë e ofertës është që kuadrot e PDSH-së përveç pjesëmarjes në listat e këshilltarëve, në…
Ju ftojmë të merrni pjesë në shfaqjen “Ne – Harabelat” më 13 qershor (e martë) nga 13:30 në Qendrën Teatrore për Fëmijë në Çarshinë e Vjetër në Shkup. Shfaqjen e realizon shoqëria teatrore “Bashkërisht Mundemi Më Mirë” e përbërë nga 23 nxënës dhe nxënëse nga shkollat fillore “Kliment Ohridski” nga Prilep, “Liria” nga Zhitoshe dhe “Dobre Jovanoski” nga Prilepi. Në shfaqje mund të ndëgjohen 5 gjuhë, dhe fëmijët vijnë nga katër komunitete etnike: maqedonas, shqiptarë, romë dhe boshnjakë.
Ministri i Drejtësisë Bilen Saliji realizoi takimin e parë zyrtar me ambasadoren e OSBE-së në Maqedoni,Nina Suomalainen. Siç kumtoi Ministria e Drejtësisë, ministri Saliji dhe ambasadorja Nina Suomalainen në takim kanë diskutuar fillimisht për situatën politike të krijuar së fundmi në Maqedoni, gjithashtu edhe për Ligjin për Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë, Ligji për Prokurorinë dhe Ligji për Shpifjet dhe Ofendimet. Pjesë e bisedës ishin edhe Ligjet të cilat janë si rezultat I raportit të Pribes, reformave urgjente prioritare dhe Komisionit të Venedikut. Ministri Saliji falënderoi ambasadoren Soumalainen për vizitën dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në zgjidhjen e të…
Pothuaj 100 për qind nga qytetarët e komunës së Bogdancit, të cilët kanë dalë në referendum, u prononcuan kundër vazhdimit me punë të minierës “Kazandol” dhe hapjen e minierave në territorin e komunës, konfirmoi Komisioni zgjedhor komunal. “Nga gjithsej të regjistruar 6.918 qytetarë në referendum për dy pyetjet, u prononcuan gjithsej 4.321 ose rreth 62 për qind nga trupi votues, që do të thotë se referendumi në komunën e Bogdancit është i suksesshëm”, deklaroi Venera Zeleva, kryetare e KKZ Bogdanci. Zeleva theksoi se 4.120 qytetarë janë prononcuar kundër vazhdimit me punë të minierës “Kazandol”, ndërsa 4.126 nga votuesit e dalur…
Komunikacioni në rrugën Mavrovë-Dibër, një pjesë e Urës së ‘Mullisit’ deri te fshati Kosovrasti i Poshtëm, sot pasdite, gjegjësisht prej orës 13:00 deri ora 17:00 do të jetë në ndërprerje në të dy drejtimet. Ndërprerja e komunikacionit është për shkak të asfaltimit të paraljmëruar në atë pjesë të rrugës, kumtoi Qendra për njoftim e NP ‘Rrugët e Maqedonisë’
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov në një intervistë për Financial Times ka thënë se vendi po e konsideron një ndryshim të pozicionit për emrin që të afrohemi kah NATO. ”Do të kërkoj nga Greqia të mendojë se çfarë fqinji do? Fqinj stabil, shtet mik që garanton shpresë për demokraci dhe drejtësi apo ndonjë lloj të shteteve tejra?” thotë Dimitrov në këtë intervistë. Gjithashtu ai flet edhe për marrëdhëniet e shteteve tjera me Maqedoninë, duke precizuar se është i rëndësishëm raporti i vendit me fqinjët. Intervistën e plotë mund ta gjeni këtu: https://www.ft.com/content/14cf0f74-4d17-11e7-919a-1e14ce4af89b
Shkolla e menaxherëve dhe liderëve për inxhinierë në Maqedoni sot do të ndajë diploma për gjeneratën e parë të pjesëmarrësve. Shkolla për inxhinierë është krijuar në kuadër të projektit MLS4E-ng, të financuar nga programi i BE-së Erazmus+, për ndërtimin e partneriteteve strategjike në sferën e arsimit për të rriturit. Qëllimi është krijimi i kuadrove konkurruese të cilët përmes zhvillimit të tyre profesional do të sugurojnë zhvillim edhe të kompanisë, por edhe të tregut në të cilin veprojnë, njofton AIM. Në promovim është paralajmëruar fjalimi i përfaqësuesve të Odës së inxhinierëve të autorizuar dhe arkitektë si dhe të Agjencisë kombëtare për…
Delegacioni qeveritar i Maqedonisë i udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev sot(e hënë,12 qershor) po qëndron për vizitë zyrtare në Bruksel. Agjenda është e ngjeshur me përplotë takime në selitë e NATO dhe BE. Nga kabineti qeveritar thonë se qëllimi i kësaj vizite është që Qeveria t’i prezantojë prioritetet reformuese në agjendën e Qeverisë për ta kthyer vendin në rrugën e euro integrimeve. “Unë, si kryeministër i respektoj porositë për mbështetje të Qeverisë së re që i mora këto ditë nga krerët e BE-së dhe të NATO-së. Qeveria punon me përkushtim dhe me plan konkret për reforma në bashkëpunim me institucionet…
Përmirësim i shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara’ është tema e punëtorisë që do të mbahet sot në Ohër, në organizim të Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe Agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDS) në Maqedoni. Qëllimi i ngjarjes është këmbimi i përvojave dhe praktikave të ekspertëve vendorë dhe të huaj, si dhe konfirmimi i mundësive të reja dhe serviseve që do t’ju ndihmojnë personave me aftësi të kufizuara të jetojnë jetë më të pavarur dhe më cilësore në bashkësi, në pajtim me Konventën e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi…

