‘Të intensifikohen reformat në sistemin gjyqësor, i cili edhe më tej vazhdon të bllokojë ndryshimet, sundimin e ligjit si dhe barazia e të gjithë qytetarëve para ligjit’, thuhet në deklaratën e LD. Në deklaratë jepen tre propozim ndryshime të mëdha: – Shfuqizimi i Këshillit për verifikimin e fakteve, të cilin e konsiderojnë si jashtë kushtetutor, – Shfuqizimi i Komisionit për barazimin e politikës penale,komision që nuk ekziston në asnjë vend tjetër të botës dhe – Shfuqizimi i Komisionit për lustrim, ekzistimi i së cilës është në kundërshtim me ndryshimet ligjore Nga LD thonë se shfyqizimi i tyre mund të realizohet…
Author: Rilinda
Anëtarësimi i shteteve të rajonit në sistemet kolektive të sigurimit është me rëndësi të madhe për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, konkluduan në takimin e sotëm në Ministrinë e Mbrojtjes, ministrja Radmilla Sheqerinska dhe ambasadorja e Austrisë, Renate Kobler. Sheqerinska në takim, theksoi se Republika e Maqedonisë dhe Qeveria e saj janë të përkushtuara në reformat. Në lidhje me vizitën në Bruksel, ministrja Sheqerinska theksoi se ka qenë jashtëzakonisht e suksesshme dhe se është bazuar në optimizmin në marrëdhëniet Maqedoni, BE dhe NATO. Duke folur për bashkëpunimin në mbrojtje, Sheqerinska e ka theksuar rëndësinë e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake dhe…
Nisma Masa Kritike ka inicuar një peticion përmes së cilit kërkohet që të shitet vetura luksoze Mercedes-Benz, e cila është blerë nga Qeveria e Gruevskit, me një vlerë prej rreth 600 mijë euro, përcjell Telegraf. Sipas tyre, kjo veturë paraqet simbol të korrupsionit dhe qeverisjes kriminale të Nikolla Gruevskit, ndërkaq kërkojnë nga Zaevi që vetura të shitet me një çmim prej rreth 440 mijë euro. Masa Kritike propozon që me paratë të blihen vetura elektrike për nevoja të administratës dhe disa autoambulanca. Nëse dëshironi të nënshkruheni atëherë klikoni këtë vegëz. https://www.change.org/p/%D0%BF%D1%80%D0%BE%D0%B4%D0%B0%D0%B4%D0%B5%D1%82%D0%B5-%D0%B3%D0%BE-%D0%BC%D0%B5%D1%80%D1%86%D0%B5%D0%B4%D0%B5%D1%81%D0%BE%D1%82?recruiter=34322279&utm_source=share_petition&utm_medium=facebook&utm_campaign=autopublish&utm_term=autopublish&utm_content=nafta_share_post_title_en_1%3Acontrol
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot realizoi një takim pune me ambasadorin e Kosovës në Shkup Ylber Hysa. Në takim u bisedua për situatën politike dhe ekonomike në dy vendet dhe nevojën e thellimit të bashkëpunimit tregtar mes dy vendeve. “Dy bashkëbiseduesit biseduan për shumë çeshtje dhe projkte nga bashkëpunimi në sfera të ndryshme siç janë energjetika, infrastruktura, ndersa Hysa uroi ministrin Bekteshi për detyrën e re dhe theksoi se Kosova do të vazhdojë edhe më tej ti jep mbështetje institucionale Republikës së Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Ekonomisë. Siç theksohet në kumtesë, ministri Bekteshi vlerësoi të shkëlqyeshëm…
Është publikuar thirrja e parë publike për projekte për bashkëpunim ndërkufitar mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës në suaza të së cilës në dispozicion janë 2.040.000 euro nga ana e Bashkimit Evropian për projektet për të dy shtetet, deklaroi në konferencën e sotme për media ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu. “Thirrja publike do të jetë e hapur deri më 28 korrik, ndërsa bashkëfinancimin në lartësi prej 15 për qind nga mjetet e shfrytëzuara për këtë thirrje publike do t’i sigurojë Ministria. Mund të aplikojnë organizata joqeveritare, komuna, qendra të rajoneve malore, universitete, shkolla, biznes asociacione dhe subjekte…
“Greqia ka gatishmëri të ndihmojë dhe përkrah integritetin territorial të Maqedonisë. Ne jemi kundër çfarëdo lloj sanksioneve dhe ndarjeve mes dy vendeve tona”, tha në konferencë për shtyp shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias. Me takimin e sotshëm nuk do të zgjedhim problemin e emrit por është e rëndësishme të krijojmë klimë pozitive për në të ardhmen. Nuk është i mjaftueshëm vetëm qëllimi i mirë por na pret një sfide dhe punë e dyanshme. “Tani Maqedonia do që të jetë anëtare e shumë organizatave ndërkombëtare, ne atë do ta përkrahim me kush që të zgjidhet problemi me emrin”, tha Koxias.…
VMRO-DPMNE sot theksoi se qytetarët presin të vazhdojë trendi i vendosjes së masave me të cilat do të rritet paga minimale dhe do të përmirësohet cilësia e jetesës së qytetarëve. “Qytetarët presin që LSDM t’i plotësojë premtimet dhe të mundësojë 64.000 vende të reja pune dhe pagë mesatare prej 30.000 denarëve si dhe pagë minimale prej 16.000 denarëve gjithashtu në vitin e parë, ndërsa mjekët presin pagë prej 100.000 denarë. Qytetarët gjithashtu presin edhe ekonomi stabile dhe rritje vjetore komulative çdo vit prej 5 për qind”, tha Hristian Delev në konferencën për shtyp duke shtuar se ministri i Financave, Dragan…
Në aksin rrugor Mavrovë-Dibër në pjesën e Urës së Mullisit deri në fshatin Kosovrast i Poshtëm nesër prej ora 13 deri në ora 17 do të ketë ndërprerje të qarkullimit për shkak të asfaltimit.
Në Kuvendin e Maqedonisë duhet që të mbahet mbledhja e pestë. Në rend dite është nisma qytetare e 217 personave për sjellje e Ligjit për marrëdhënie pune. Gjithashtu, në rend dite janë edhe Propozimi për ndërprerjen e mandatit të anëtarëve të Komisionit për barazvlerësimin e politikave ndëshkuese, si edhe Raporti vjetor i punës së Këshillit shtetëror për parandalimin e delikuencës te fëmijët dhe për gjendjen në sferën e të drejtave të fëmijëve dhe delikuencës së fëmijëve në vitin 2015. Deputetët duhet të shqyrtojnë edhe Raportin për punën e Agjencisë për administratë për vitin 2016, Raportin vjetor për punën e Komisionit…
Programi për zhvillin i OKB-së (UNDP), Institucioni i OKB-së për barazi gjinore dhe forcim të femrs – UN Women), si edhe Organizata Ndërkombëtare e Punës (ONP) organizojnë në Shkup konferencë për çështje të punës. Tema e konferencës është ”Puna e papaguar, pabarazia gjinore dhe premtimi i ekonomisë për përkujdesje”. Sipas AIM-së, qëllimi i konferencës është shkëmbimi i përvojave dhe praktikave ndërmjet ekspertëve vendorë dhe të huaj, si edhe nxitja e diskutimit në Ballkanin Perëndimor për sfidat ekzistuese zhvillimore. Në konferencë do të merr pjesë edhe bashkërenduesja e OKB-së, Luisa Winton, si edhe përfaqësues nga Qeveria e Maqedonisë. Në konferencë do…
Kryqi i Kuq i Maqedonisë është përfshirë në shënimin e 14 qershorit – Ditës botërore e dhurimit të gjakut. Motoja e sivjetme është ”Mos prit që të ndodhë fatkeqësia. Çfarë mund të bësh? Dhuro gjak. Dhuro tani. Dhuro shpesh”. Aktiviteti qëndror do të mbahet para shtëpisë muze të Nënë Terezës, ku do të shpërndahen materiale njoftuese dhe edukative për kalimtarët e rastit. Një ekip nga Instituti i Transfuziologjisë do të jetë i pranishëm në rrugë për t’u ofruar shërbime qytetarëve. Gjithashtu, do të organizohet edhe një kuiz me shpërblime si motivim për ata që dijnë më shumë për dhurimin e…
Mot i ndryshueshëm dhe jostabil me reshje lokale të shiut me intensitet të ndryshueshëm dhe të përcjell me bubullima, paralajmërohet prej sot pasdite. Pasdite dhe në orët e mbrëmjes në shumë vende, moti do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, veçanërisht në perëndim të vendit, ndërsa në vendet lokale pritet që proceset të jenë më intensive. Bubullima të përkohshme do të ketë edhe gjatë natës, si dhe të enjten paradite, ndërsa gjatë ditës vranësira do të zvogëlohet. Valë më e theksuar e reshjeve pritet edhe të shtunën pasdite. Gjatë fundjavës do të fryjë erë e forcuar veriore…

