Një paketë e cigareve të llojit Vest Kompakt prej sot do të shiten për 5 denarë më shtrenjtë se deri tani. Prej sot, për 5 denarë janë shtrenjtuar edhe të gjitha llojet e cigareve Rodeo. Pronarët e supermarketeve thonë se kanë marrë paralajmërime se gjatë ditës së nesërme pritet valë e shtrenjtimeve edhe të llojeve tjera të cigareve. Ka gjasa që me këtë të mos përfundojnë shtrenjtimit e cigareve. Pas dy javëve, më 1 korrik do të shtrenjtohet për 4 denarë akciza për një kuti cigaresh. Nuk ka informacione nëse prodhuesit do ta rrisin sërish çmimin, ose rritja e akcizës…
Author: Rilinda
Strugani Shpëtim Pollozhani, një nga personalitetet shqiptare më në zë ndaj aktualitetit në Maqedoni, kësaj radhe godet ashpër qytetarët strugan për mosreagimin e tyre ndaj deponisë së mbeturinave që po krijon një ndotje të madhe në qytet, njofton Struga Ekspres. “Ne Struge po ndodh nje krim. Nipi i im shtatevjeçar, i cili shtepine e ka 200 metra nga qendra e hedhurinave ne Struge, kete mbremje do ta kaloje ne spital sikurse edhe disa here te tjera kur fryn era e veriut, e cila dhjetra tona helme i shkarkon mbi Struge. Te gjithe jane deshmitare te krimit, kurse krimineli qe ia…
LSDM gjatë vikendit do ta zgjedh një pjesë të udhëheqësisë së partisë. Ish nënkryetari i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski, ashtu siç mëson 24Vesti, pritet që të jetë sekretar gjeneral i LSDM-së. Sipas burimeve të njëjta, ekipi i nënkryetarëve do të përforcohet edhe me Muhamed Zekirin dhe Dragan Tevdovskin, ndërkaq pozitat pritet që t’i mbajnë edhe Frosina Remenski dhe Damjan Mançevski. Nënkryetarët dhe sekretari i përgjithshëm zgjidhen me propozim të kryetarit nga bordet qendrore. Gjatë vikendit do të zgjidhet edhe Bordi i ri Ekzekutiv i partisë. Ekipi vjen pasi në kongresin e partisë, Zoran Zaev, u rizgjodh kryetar i partisë.
Maqedonia dhe Sllovenia kanë punë afatgjate intensive në të gjitha sferat, përfshirë edhe mbrojtjen dhe ky bashkëpunim duhet të vazhdojë të zhvillohet, duke pasur parasysh se të dy vendet kanë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale të bazuara në partneritet dhe mbështetje. Këtë e kanë konkluduar në takimin e sotëm në Ministrinë e Mbrojtjes, ministrja Radmilla Sheqerinska dhe ambasadori i Sllovenisë në Maqedoni, Milan Jazbac. Ministrja Sheqerinska, siç kumtoi kabineti i saj, u përqendrua në qëllimin strategjik kyç të Republikës së Maqedonisë – anëtarësimin në NATO-Aleancën. Ajo theksoi se Qeveria është tërësisht e përkushtuar në intervenimet urgjente reformuese të cilat do ta…
LSDM gjatë fundjavës do të duhet të zgjedh ekipin e ri që do t’i rri pas Zoran Zaevit në betejat e ardhshme. Lajmin se do të jetë nënkryetar i LSDM-së për mediat shqiptare e ka vërtetuar vetë ai duke e pohuar të njejtën dhe duke thënë se gjithçka do të jetë zyrtare të shtunën. Ndryshimet tjera në partinë që udhëheq pushtetin do të jenë: Aleaksandar Kiracovski, sekretar i partisë në vend të Oliver Spasovskit i cili tani drejton me MPB-në. Përveç Muhamed Zekirit, nënkryetar do të promovohet edhe Dragan Tevdovski, ministër i tanishëm për Financa. Frosina Remenski dhe Damjan Mançevski…
Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski në facebook ka postuar një fotografi nga vërshimet në Çair, duke kritikuar kryetarin e komunës Izet Mexhiti si fajtorin kryesor për prapambeturin e kësaj komune. “Izet Mexhiti, kryetari i komunës i cili la shumë mbrapa Çairin”, ka shkruar Milloshoski. Ai më tej shkruan se edhe pse Mexhiti është shqiptar, më së paku ka bë për banorët shqiptarë të kësaj komune, por edhe për maqedonasit, boshnjakët dhe gjithë qytetarët.
Ish-kryeprokurori i Maqedonisë Lupço Shvrgovski do të jetë avokatë në disa lëndë të Prokurorisë Specilae Publike (PSP), “Target”, “Fortesa”, “Thesari” dhe “Tortura”, por si avakot mbrojtës i ish-shefit të shërbimeve sekrete Sasho Mijallkov, ka konfirmuar Shvrgovski. Mbrojtja e të akuzuarve nga PSP do të “forcohet” edhe me emra tjerë të njohur të avokatëve, por tani për tani askush nuk i konfirmon zyrtarishtë informacionet se Nikolla Dodevski i cili deri më tani i ka mbrojtur thuaj se të gjithë funksionarët e VMRO-DPMNE-së nuk do të jetë më avokatë i tyre mbrojtës në lëndët për të cilat i akuzon PSP-ja.
Marrëdhëniet bilaterale midis Maqedonisë dhe Greqisë dhe ardhmëria e tyre ishin në fokusin e bisedimeve në takimin që ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov e pati me Jorgos Kumucakos, i cili është përgjegjës për politikën e jashtme në partinë më të madhe opozitare, Demokracia e Re. Kumucakos pas takimit deklaroi se me Dimitrov kishin diskutim interesant në atmosferë shumë të mirë. Sipas tij, pozitive është ajo që Qeveria e re në Shkup jep porosi më konstruktive, më produktive nga ajo në çka është mësuar Greqia në të kaluarën. “Kjo është mirë. Është mirë për atmosferën në marrëdhëniet…
Anëtari ekzekutiv i Këshillit të drejtorëve në funksion të Drejtorit kryesor operativ të Telekomit të Maqedonisë, Zharko Llukovski është tërhequr nga ky post dhe karrierën e tij do ta vazhdojë jashtë kësaj kompanie, për shkak të përfundimit të kontratës më 30 qershor. Në udhëheqësinë e Telekomit bëhet edhe një ndryshim dhe Zëvendës Kryetari i deritanishëm i Këshillit të drejtorëve të Telekomit Maqedonas, Nazim Bushi do të ketë Anëtar ekzekutiv i Këshillit të drejtorëve në funksion të Drejtorit kryesor operativ të Telekomit Maqedonas në periudhë kohore prej 3 muajve, duke filluar nga 1 korriku. Llukovski ishte në pozitat më të larta…
Në pjesët perëndimore të Maqedonisë pasdite moti do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Në vendet lokale proceset do të jenë më intensive, me shi më të rrëmbyeshëm, erë të forcuar dhe kushte për paraqitjen e breshrit. Më vonë pasdite moti do të jetë jostabil edhe në pjesët juglindore. Do të fryj erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, kumtoi sot DPHM. Nesër gjatë ditës moti jostabil do të jetë në pjesët jugore të vendit, ku sërish do të ketë kushte që proceset të jenë më intensive. Për shkak të uljes së masës më të ftohtë…
Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, Hoyt Brian Yee, deklaroi në një seancë të mbajtur për Ballkanin Perëndimor në Senatin amerikan se rajoni përballet me sfidat më serioze që nga viti 1990. Në seancën ku foli zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit, senatorë dhe ekspertë bënë thirrje për vazhdimin e angazhimit amerikan në Ballkan me qëllimin të zmbrapset ndikimi rus, të shmanget përshkallëzimi i krizave e të mbështeten reformat dhe stabiliteti. Yee tha se nëse kërcënimet e jashtme dhe të brendshme nuk marrin përgjigje, ato mund të kenë pasoja serioze për Ballkanin Perëndimor, Europën dhe SHBA-në. Yee përmendi disa përparime…
Shoqata ekologjike ”Go Green” organizon sot në Shkup aktivitetin ”Forumi për vende pune të gjelbërta dhe arsimimi ekologjik”. Ky forum organizohet me mbështetje të Bashkimit Evropian dhe Ambasadës Zvicerane, ndërsa ka për qëllim të hapë dialog për nevojat e tregut të punës në sektorin e efikasitetit energjetik. Sipas AIM-së, gjithashtu, qëllimi është që të nxitet interesi te të rinjtë për të mësuar rreth efikasitetit energjetik në kuadër të arsimit profesional dhe të nxitë punësimin në sektorin e ndërtimtarisë.

