Pasi Këshilli i Prokurorëve dha dritë jeshile për të ndryshuar kryeprokurorin Marko Zvërlevski, janë shpallur edhe kandidaturat nga personat të cilët mendojnë se janë ideal për atë pozitë Emrat që fliten në publik janë Aleksandar Tortevski, avokat dhe dy profesorët për juridik janë Gordan Kallajxhiev dhe Gordana Buzharovska. Kryeprokurori i ri, sipas Zoran Zaev do të jetë njeri që nuk është i politikës por është profesionist i pranuar edhe nga komuniteti i ligjvënësve.
Author: Rilinda
Komunikacioni në rrugën Mavrovë-Dibër, një pjesë e Urës së ‘Mullisit’ deri te fshati Kosovrasti i Poshtëm, sot pasdite, gjegjësisht prej orës 13:00 deri ora 17:00 do të jetë në ndërprerje në të dy drejtimet. Ndërprerja e komunikacionit është për shkak të asfaltimit të paraljmëruar në atë pjesë të rrugës, kumtoi Qendra për njoftim e NP ‘Rrugët e Maqedonisë’
Është në Qeveri të re të udhëhequr nga Zoran Zaev si zëvendës kryeministër por ai më herët ka qenë i lidhur me bizneset e pushtetit të kaluar. Jo me bizneset legale në vend por ato të fshehtat ”off shore” në Belize, kështu shkruan Prizma, e përcjell Telegrafi. Bëhet fjalë për kompanitë misterioze ”Makinvent” dhe ”Fero Invest”. Bashkëpunëtor i këtyre dy kompanive të udhëhequra nga Koço Angjushev, është ”Hidro Osogovo” e cila udhëheq me katër hidrocentrale të vogla që e furnizojnë me ujë dhe rrymë Kriva Pallankën. Në vitin 2015 i pyetur nga Prizma, Angjushev nuk ka dashur të tregoj se…
Analisti Isak Sherifi ka akuzuar kreun e LR-PDSH-së, Ziadin Sela si fajtor kryesor për mosbashkimin e opozitës shqiptare. Sherifi tha se edhe pas zgjedhjeve Sela luan rolin e njëjtë dhe vrapon vetëm pas posteve. “Sela edhe para ngjarjeve të 27 prillit edhe pas nuk reflekton në unifikim të spektrit opozitar shqiptar në Maqedoni. Ata kanë marr hov në postet qeveritare. Problemi është tek liderët që ju prijnë subjekteve politike. Zoti Sela duhet pak më shumë të reflekton në krijimin e frontit opozitar shqiptar dhe ky front do të mund ti kthejë ato vota që shkuan për LSDM-në”, tha Sherifi në…
Moti në Maqedoni do të jetë me diell , vonë pasdite dhe në orët e mbrëmjes në më shumë vende mot jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe vetëtima, veçanërisht në pjesët perëndimore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 10 deri në 18, ndërsa e ditës prej 27 deri në 34 gradë Celsius. Indeksi UV do të ketë vlerën 8. Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, paradite me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla, ndërsa vonë pasdite dhe gjatë natës do të ketë kushte për shi të rrëmbyeshëm lokal dhe vetëtima. Temperatura e mëngjesit do të…
Kolegë te gazetës ‘Zaman’, Porosinë nga ju e morëm. Dhe ne e lexuam drejtë se në reagimin tuaj me titull “NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR OPINIONIN NGA REDAKSIA E GAZETËS ZAMAN MAQEDONI” ju nuk keni për qëllim të merreni me shkrimin e botuar në portalin tonë, e që ka të bëjë me gazetën tuaj, por doni të akuzoni, të përbuzni dhe t’i nënçmoni gazetarët e bashkëpunëtorët e Almakosit, ata që me vite dhe ndershëm i kanë shërbyer këtij profesioni. Andaj në reagimin tuja, në vend se t’i nënvizoni të ‘pavërtetat’ që i themi për ju, silleni si ndonjë autoritet i lartë,…
Dita e sodit në historinë e vendit do të shënohet si ditë e turpshme për gazetarinë e Maqedonisë. Në një intervistë të realizuar me kryetarin e kuvendit, z. Talat Xhaferi, që ka të bëj me aktualitetin e vendit dhe rrugën e Maqedonisë drejt BE-së dhe NATO, të gjitha palët që morën pjesë në këtë intervistë janë shpallur si terroristë, që është një akt shumë tragjikomik dhe aspak serioz. Lajmi i publikuar nëpër “medie” të ndryshme vendase si puna e www.almakos.com, www.shenja.tv, www.gostivari24.com, www.facebook.com/rrugadrejtportal, www.monitor.mk etj., që janë nën shërbimin e një ideologji të caktuar, e konsiderojmë si të pavërtetë dhe…
Qytetarët e Republikës së Maqedonisë janë të ndarë në linja etnike sa i përket ndryshimit të emrit, që është ndër kushtet kryesore për anëtarësimin e Maqedonisë në organizatat euroatlantike. Maqedonasit janë kategorik se emri nuk duhet të ndryshohet, ndërkaq shqiptarët mendojnë se duhet të ndryshohet emri kushtetues i Maqedonisë, shkruan gazeta Lajm. “Është një problem i kamotshëm, i pa zgjidhur. Duhet të reagojë faktori i jashtëm që ky problem të zgjidhjet një herë e përgjithmonë. Pa dashur të thellohem them se me këtë çështje duhet të merren ata që marrin rroga, paguhen për këtë punë”, tha një banor shqiptar i…
Tur operatorë dhe agjenci turistike nga Britania u njoftuan me kapacitetet turistike dhe potencialet e Maqedonisë në ngjarjen njëditore Travel Weekly Destination Showcase e organizuar nga grupacioni anglez Travel Weekly. Siç kumtoi Agjencia për promovimin dhe mbështetjen e turizmit të RM-së, janë realizuar takime me më shumë se 80 tur-operatorë dhe punonjës turistik të Mbretërisë së Bashkuar, para së cilëve u prezentua potenciali turistik i vendit në 15 minuta takime të biznesit. Mundësia për promovim e mundësuar nga Travel Weekly do të thotë prezentimi i Maqedonisë para publikut të selektuar, por edhe lojë shpërblyese në të cilën agjencia turistike Kompas…
Shoqata ekologjike ”Go Green” organizoi sot(e ejte) në Shkup aktivitetin ”Forumi për vende pune të gjelbërta dhe arsimimi ekologjik”. Ky forum ka për qëllimi nxitjen e arsimit profesional në tregun e punës dhe nevojat me të cilat përballen kompanitë e ndërtimit në aspektin e fuqisë punëtore. Antonio Jovanovski udhëheqësi i shoqatës ekonomike ”Go Green”, për Almakos deklaroi se arsimi profesional është një parakusht për zbatimin e suksesshëm të direktivave evropiane dhe standardeve për efikasitet energjetik si dhe burimeve të rinovueshme të energjisë. “Paketa 2020 e klimës dhe energjisë nga BE, si dhe direktivat përkatëse nuk do të zbatohen me sukses…
Në ZZHTI Strumicë sot u lëshua zyrtarisht në përdorim fabrika për prodhimin e këllëfëve për sediljet e automjeteve “Adient”. Investimi është në vlerë prej 20 milionë dollarëve amerikanë dhe do të punësojë mbi 1.300 persona. Në hapjen e këtij objekti të parë në këtë zonë të pranishëm ishin kryeministri Zoran Zaev, ambasadori amerikan Xhes Bejli, drejtori i Drejtorisë për ZZHTI, Viktor Mizo dhe Vlladimir Teflik, nënkryetar i operacioneve të “Adient”. Kryeministri Zoran Zaev theksoi se si Qeveri e përkushtuar në integrimet euroatlantike i hap mundësitë edhe për biznesin. “Hapja e “Adient” filloi para ardhjes së Qeverisë së re. Dhe atëherë…
Lëvizja BESA reagon për deponinë në Strugë, duke theksuar se ajo po paraqitet si përsëritje e fenomenit të Jugohromit, e cila bën helmimin e qytetarëve në mënyrë të heshtur duke marrë përmasa serioze në drejtim të dëmtimit të shëndetit të qytetarëve e sidomos të fëmijëve. “Natyra qytetit të Strugës i ka fal një bukuri natyrore që e karakterizon për natyrë të pastër për të cilën ia kanë zili shumë vende evropiane. Situata që ka marrë përmasa katastrofale jo vetëm që e zhbën këtë element si pasuri e qytetit të Strugës por njëherit fshehë edhe prapaskena të errëta të politikës ditore…

