Author: Rilinda

Një tërmet me magnitudë prej 2.6 shkall Rihter është ndjerë në mëngjesit e sotëm në Shkup dhe rrethinë. Sipas Qendrës evropiane-mesdhetare seizmologjike, epiqendra e tërmetit ka qenë 12 kilometër në veriperëndim të Shkupit, në thellësi prej 10 kilometër.

Lexo më Shumë

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) bën të ditur se edhe sot do të ketë ndërprerje të komunikacionit në drejtimin rrugor Mavrovë-Dibër. Bllokada do të ndodhë në vendin Ura e Mullirit e deri në Kosovrastin e poshtëm për shkak të asfaltimit të rrugës, nga ora 13:00 e deri në ora 17:00. Përndryshe, komunikacioni në vend zhvillohet normalisht dhe në disa korsi rrugët janë të lagështa. Shoferëve u kërkohet që të jenë të vëmendshëm gjatë udhëtimit nëpër ngushtica dhe gryka mali pasi që mund të ketë rrokullisje gurësh. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga Maqedonia. Kjo e…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Maqedonisë do të vazhdojë seancën e pestë të saj ku si pikë e fundit e rendit të ditës është zgjedhja e zëvendësministrave të Qeverisë së re. Kjo pikë e rendit të ditës u shty me kërkesë të deputetit të OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski, në mënyrë që deputetët të kenë më shumë kohë për t’u përgatitur për debat, që pritet të jetë i ashpër. Paraprakisht, deputetët do të shqyrtojnë disa raporte vjetore të disa institucioneve, ndërsa do të diskutojnë edhe për nismën qytetare për sjelljen e një ligji për ndryshimin e Ligjit për marrëdhënie pune që kërkon vazhdimin e pushimit…

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm dhe me vrënësira të pakta gjatë paraditës, kurse pritet që të ketë të reshura të shiut dhe vetëtima në periudhën e pasditës, sidomos në pjesën perëndimore të vendit. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 11°C e deri më 20°C, kurse ajo ditore do të lëvizë nga 23°C e deri më 32°C. Në Shkup e rrethinë do të ketë mot të ngjashëm, i vranët dhe me mundësi për të reshura shiu. Temperatura do të lëvizë nga 17°C e deri më 30°C.

Lexo më Shumë

Seanca e V-të e konvokuar sot nga kryetari i Kuvendit Komunal Sami Salihu ka dështuar në mungesë të koorumit. Ky dështim ka shfaqur tani më hapur problemet e koalicionit qeverisës PVD, Grupi PDSH, UDSH dhe BDL. Për të plotësuar korumin zv. Kryetari i Komunës Reshat Neziri ka dhënë dorëheqje nga posti i emëruar javë më parë, ashtu që t`iu kthehet mandatit të këshilltarët. Tentativë për të plotësuar numrat që po i mungojnë koalcionit qeverisës për vazhduar me pushtetin komunal. Këshilltari Merxhan Memishi nga subjekti i PDSH-së ka konstatuar se ka mungesë të këshilltarëve në seancën e V-të dhe ka njoftuar…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në një intervistë të shkurtër për agjencinë e lajmeve Makfax, ka thënë se Lëvizja Besa nuk do t’i votojë propozimet për zv/ministra. Kasami ka vlerësuar se BDI ka propozuar zgjidhjet më të këqija të mundshme kadrovike, dhe se në partinë e Ahmetit ka fituar krahu i VMRO-së. A do t’i votoni zëvendësministrat e BDI-së? Nuk i votuam ministrat, s’kemi pse i votojmë zëvendësministrat. A mendoni se kjo është qeveri reformatore? Kjo nuk është qeveri reformatore. Përvoja e deritanishme tregoi se qeveri reformatore nuk mund të bëhet me këso përbërje. Çka mendoni për zgjedhjet kadrovike…

Lexo më Shumë

Ministri në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë për marrëdhëniet me Diasporën, Edmond Ademi, realizoi takim pune me përfaqësues të Forumit demokratik të Maqedonisë, Emilija Todorova dhe Maja Panova. Në këtë takim ministri Ademi i ka njoftuar me aktivitetet fillestare, planet dhe idetë për punën e ministrit dhe për zhvillimin e bashkëpunimit me diasporën. Ademi, siç kumtoi Kabineti i tij, ka theksuar se nga vetë fakti që njëri nga ministrat e Qeverisë është përgjegjës për diasporën, tregon vetë angazhimin e tij për të siguruar diasporën jo vetëm në anën politike, por edhe si peshë thelbësore. Përfaqësuesit e Forumit të Maqedonisë Demokratike…

Lexo më Shumë

Kuvendi i RM-së pas pushimit njëorësh me 104 vota “pro” e miratoi rendin e ditës së seancës së pestë kuvendore. Shumica në Parlament e mbështeti kërkesën e deputetit Ilija Dimovski të VMRO-DPMNE-së që pika për zgjedhjen e zëvendësministrave në vend se e 10-ta të jetë e fundit në këtë seancë me qëllim që siç tha të kenë kohë të përgatiten për debatin për këtë pikë. Deputeti Tomisallav Tuntev i LSDM-së në mënyrë procedurale në emër të shumicës tha se do ta mbështesin propozimin e opozitës në interes të konstruktivitetit si dhe në interes të qytetarëve. Në kuadër të seancës u…

Lexo më Shumë

Ministri i drejtësisë Bilen Saliji priti sot në takim zyrtarë ambasadorin e Francës Kristian Timonie. Në këtë takim ambasadori francez i drejtoi urime ministrit të drejtësisë Bilen Saliji me rastin e emërimit të tij në këtë detyrë. Ambasadori Kristian Timonie shprehi edhe gatishmërinë e tij për ofrimin e ndihmës dhe këshillave në sferën e jurisprudencës. Dy bashkëbiseduesit biseduan edhe për akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë si dhe për reformat dhe ndryshimet që planifikohen të bëhen në ligjin për Akademinë për gjykatës dhe prokurorë. Ministri Saliji dhe ambasadori Timonie ranë dakord që të shkëmbejmë përvojën, dhe përforcojmë bashkëpunimin e akademive në…

Lexo më Shumë

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski sot u takuan me ambasadorin e Francës në Maqedoni, Kristian Timonie. Në takim ministri Sugareski e ka informuar ambasadorin francez për projektoje që realizohen në Maqedoni në pjesën e infrastrukturës ndërsa të cilat mbështeten nga Bashkimi Evropian, informon Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Sugareski ka shprehur falënderim për angazhimet e Francës për Republikën e Maqedonisë, duke bindur se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen në nivel më të lartë. “Franca është partneri ynë afatgjatë ekonomik duke mbështetur një numër të madh projektesh në Republikën e Maqedonisë. Shprehi falënderim për raportin e…

Lexo më Shumë

Zyrtarisht në administratën shtetërore në Maqedoni ka 127 mijë të punësuar, prej të cilëve në variantin më pozitiv 20 mijë janë shqiptarë. Duke pasë parasysh se për arritjen e përfaqësimit adekuat prej 25 për qindëve, sa është numri zyrtar i shqiptarëve në Maqedoni, përfaqësimi i shqiptarëve duhet të shkojë në 31 mijë, kjo do të thotë se në bazë të Marrëveshjes së Ohit duhet të punësohen së paku edhe 11 mijë shqiptarë në administratën shtetërore të Maqedonisë. Mirëpo nga qeveria e Zaevit nuk vijnë mesazhe inkurajuese për respektim të këtij parimi të Marrëveshjes së Ohrit. Ministri për shoqëri informatike dhe…

Lexo më Shumë

Të punësuarit në Sektorin e Punëve të Përgjithshme, të cilët disa vite ishin në listën e të paguarve nga Qeveria dhe kanë marrë rrogë duke qëndruar në shtëpi, janë shkarkuar dy ditë para zgjedhjes së Qeverisë së re të kryeministrit Zoran Zaev, shkruan Makfaks, përcjell Portalb. Arsyetimi ishte se tre ditë nuk janë paraqitur në punë dhe me atë e kanë shkelur ligjin e marrëdhënieve të punës. Njëri prej tyre është punësuar me 1 prill të vitit 2012, ndërsa një tjetër me dy shkurt 2012, ndërsa të dy janë shkarkuar me 29 maj të këtij viti. Të shkarkuarit tani ankohen…

Lexo më Shumë